Të nderuar miq!
Dhe unë si shumë intelektual, profesor, artist dhe qytetar që e duan vendin dhe që nuk jane pjesë e partive politike, i bashkohem thirrjes Kombëtare për Liri dhe Demokraci.
Demokracia nuk është një krijesë e gjallë. E vetmja gjallesë në demokraci, janë njerëzit e lirë dhe aspirata e tyre për liri dhe drejtësi shoqerore.
Procesi i vetëm është procesi i emancipimit të shoqërise me principet demokratike. Sa më e emancipuar të jetë shoqëria, aq më të vështirë e kanë këto grupe mercenaresh “Bolshevik” që të rrëmbejnë pushtetin për qëllimet e tyre.
Bolshevizmi është shkalla më e lartë e korruptimit te lirisë e demokracisë, si ne nivelin personal edhe në atë shoqëror. Demokracia rrezikohet me shembje, kur konflikti shoqëror transferohet në themelet e strukturës së rendit shoqëror dhe ekonomik.
Demokraci do të thotë: “Shteti i së Drejtës”, “Rend kushtetues”, “ndarje pushtetesh” dhe “shumica e qytetarëve te jete e pavarur ekonomikisht nga politika”.
Demokracia sot më shume se kurrë rrezikohet në Shqipëri. Të gjithë kundër korrupsionit, trafiqeve dhe keqqeverisjes.
Ju përshendes të gjithëve!Jam Kolonel Dritan Demiraj, ish ushtarak i lartë i Forcave të Armatosura, tani pedagog prej…
Posted by Dritan Demiraj on Mittwoch, 27. Januar 2016