SHKRUAN: FAHRI XHARRA
Shiko Andi Bushati, ti je një antikombëtar i madh, je një vazhdues i planit të Katovicës në mënyrën tënde sipas porosive të Ramiz Alisë, ti je një askush që mundohesh të ngjallë antiamerikanizmin komunist të PPSH-së .
Kush na është kjo zhyllë komuniste e cila në çdo kohë me 365 fytyrat e tij mundohet të na jep leksione të çoroditura?
Kush qëndron prapa këtij maskarai, i cili vazhdimisht ndjellë kob për një komb cili ende nuk e morri veten që 104 vjet? Kush është ky matrapaz i cili me përbuzje dhe cinizëm flet për Amerikën?
(Rolin e saj si “perandoria e së mirës”, apo si fanar ndriçues i një rruzulli njëpolar, SHBA po e humb me shpejtësi edhe në botë që pas përfundimit të luftës së ftohtë. Prej kësaj kohe, Amerika nuk është më vetëm vendi që kontribuoi në mposhtjen e nazifashizmit 70 vite më parë, dhe që i hoqi qafe globit rrezikun e ariut rus. /Andi Bushati, “Rënia e mitit të SHBA në Tiranë” ) .
Kush na e solli Andi Bushatin? Tek e fundit, po cili na qenka ky antiamerikan që nuk lë gjë të keqe pa folë për mikun historik të shqiptarëve?
Kush qëndron prapa këtij antiardhmërie të ndritshme të Shqipërisë? Ju kujtohej që prej vitesh përflitej për një dokument i tetorit të vitit 1989, më saktë një vendim i një mbledhjeje të Byrosë Politike të PPSH-së nën drejtimin e Ramis Alisë, në të cilin bie në sy vetëdija e krerëve komunistë të Shqipërisë se sundimit të tyre po i vinte fundi, dhe një strategji e tyre për për t’u paraprirë zhvillimeve të pritshme, për të mbajtur nën kontroll tranzicionin e pashmangshëm nga totalitarizmi në demokraci, dhe rrjedhimisht, për të mbajtur në duar në një formë tjetër timonin e drejtimit të vendit.
Fjala është për një, ai i Katovicës, për të cilin është folur prej kohësh, e me anë të të cilit – siç thuhet – drejtues të komunizmit europiano-lindor, nën dirigjimin e Gorbaçovit, kanë hartuar një plan të detajuar me objektivin për të mos e lëshuar pushtetin.
Mbledhja e Katovicës (Katovica është qytet polak) daton në vitin 1987. Këtë dokument e kishte nxjerrë në dritë Servet Pëllumbi në një intervistë televizive në tetor 2013.
Në gazetë po lexoj : ”Dhe kush njeh historinë e Shqipërisë pas rënies së komunizmit s’e ka të zorshme të puqë parashikimet e planet e hamendësuara të Ramiz Alisë me zhvillimet e verifikuara më vonë. Është aq e qartë kjo përputhje sa të vjen të besosh se ose Ramiz Alia ka qenë aq i zotë, sa të ketë kopsitur e paketuar më së miri e me një sens të hatashëm futurologjik historinë e dekadave të ardhshme, ose ndonjë rrufjan është ulur para kompjuterit për të përshkruar atë që ka ndodhur para syve tanë, e më pas na e ka shitur si një dokument të vitit 1989. (http://www.gazetadita.al/pellumbi-ja-se-si-ramiz-alia-e-zbatoi-katovicen-me-nanon-e-berishen/)
Kalojmë më tutje :
“Ashtu si edhe me kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqesore, dhe kane nje lloj fetishi të pashpjegueshem ndaj te huajve. E kam fjalen per njerezit e thjeshte, pasi klasa politike, jane ca ngjala qe nuk kapen as me gjethe fiku.
Megjithese formimi im eshte diplomat karriere dhe kultura ime e origjines eshte ajo kineze, çka do te thote qe e njoh artin e perdorimit te gjuhes dykuptimshe, ketu ajo ka arritur majat e saj – i shkruante ambasadori Donald Lu shefit të tij. . “ Edhe unë si qytetar i kësaj toke plotësisht pajtohem me te.
Po ti Andi Bushati , nuk e njeh të vërteten e vendit tënd?
“Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonje spurdhjak ne TV, nga ata qe nuk i pyet as roja i godinës se partise së tyre, dhe më nxjerrin bishta.”
A nuk është kështu? Sikur ta kisha durimin dhe t`i renditja të gjitha shkrimet tuaja lodhëse, mashtruese dhe dezorientuse do të bindej edhe lexuesi se dhe ti je i njejti si politikanët e juaj, sepse je zëri i tyre.
Nëse z. Donald Lu ka thënë që: Politikanët shqiptarë janë arrogantë. Besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm. Politikanët shqiptar janë me dy fytyra“; unë ta them ty që je një njeri i cili e ke tepruar me çasjen tënde ndaj rrjedhës së ngecjes së Shqipërisë në çdo aspekt?
Shiko Andi Bushati, ti je një antikombëtar i madh, je një vazhdues i planit të Katovicës në mënyrën tënde sipas porosive të Ramiz Alisë, ti je një askush që mundohesh të ngjallë antiamerikanizmin komunist të PPSH-së .
Cili je ti more që e sheh se ;” Roli i arbitrit të ndershëm botëror, të kësaj superfuqie të vetme, sa të padrejtë përtej kontinentit, aq dhe të pabarabartë brenda tij, ka kohë që është vënë në pikëpyetje anembanë globit. Miti i vendit të lirive ka kohë që është krisur. Mirazhi i një shoqërie të drejtë ka kohë që ka rënë.”
Cili je ti ore që të dhemb dashuria shqiptare për Amerikën?
Cili je ti ore tutkun komunist që e do një vazhdim të robërimit mendor bolshevik në Shqipëri? Cili je ti që në përfaqësuesit e Amerikës në Shqipëri i sheh:
”Shpesh historia e shkurtër na ka dëshmuar se ambasadorët e vendit më të fuqishëm në botë, bien këtu, pre e delirit të tyre të madhështisë.”
Po ata janë të mëdhenj dhe shumë më të medhenj se sa dëshira e jote për ti parë si “sherbyesit“ e trashigimtarëve të Katovicës.
Je në vete ti, ore vogëlush i llastuar i regjimt të që ka perënduar? Edhe në kohën e kaluar (rishtas) kur lulëzoi islamizmi ekstem në Shqipëri ju ishit ata, ju të mediumeve që me ndihmën e tyre mundoheshit të ringjallnit antiamerikanizmin e dështuar 50 vjeqar.
Një gjë ta them se në çdo rast të Shqipërisë dhe Kosovës imagjinata është e përputhur me realitetin dhe se populli shqiptar në ShBA-të e shohim pa asnjë dyshim kriterin e të vërtetës, arbitrin e ndershëm dhe të drejtë.
Amerika nuk është mit, është realitet i palëkundshëm për shqiptarët! Andi Bushati, boll mo se populli ka nevojë për ajër të pastër .