Anjeza Gonxhe Bojaxhiu e lindur në Shkup, e quajtur Nënë Tereza

SHKRUAN: MATHIEU AREF

Të shtunën, 9 nëntor, isha i ftuar me bashkëshortën time në Namur të Belgjikës, nga shoqata “Nënë Tereza”, ku dhashë një ligjëratë që do ta gjeni këtu në vijim. Për pritjen e ngrohtë dhe mirësinë e tyre dëshiroj të përshëndes dhe falënderoj në mënyrë solemne drejtuesit dhe organizatorët të kësaj shoqate Zoti Adnan Rexhepi (drejtori i Shoqatës) dhe Arian Bajraktari (kryetari i komisionit organizativ të Conferencës) dhe për të gjithë kolegët dhe sidomos Zonja Anila Celami që na ka shoqëruar gjatë qëndrimit tynë në Namur dhe shumë të tjerë. Edhe një herë i përshëndes përzemërisht gjithë këta drejtuës që ishin nxitësit e kësaj ngjarje historike kushtuar shenjtorës tonë kombëtare “Nënë Tereza”. Unë kam qenë një nga folësit e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme. Këtu kini tekstin i prezantimit tim të shkurtër për nder të Nënë Terezës dhe, gjithashtu, për shkak të origjinës së saj shqiptare kam shkruar një tekst për paraardhësit tonë pellazgo-ilirë.
———
Anjeza Gonxhe Bojaxhiu e lindur në Shkup (Maqedoni prendimore) në 26/08/1910 – 5/09/1997), e quajtur Nënë Tereza, e kanonizuar nga Kisha Katolike si “Shën Tereza e Kalkutës”, është një shqiptare fetare katolike e natyralizuar indiane, misionare në Indi që morri çmimin Nobel të paqës në 1979.

Nderim, lavdi dhe respekt për këtë zonjë të madhe « shqiptare », ndriçimi i të cilës është përhapur në të gjithë botën falë veprave të saj bamirëse, falë përkushtimit të saj ndaj besimit krishterë, falë pastërtisë dhe madhështisë së shpirtit të saj dhe madhësisë së zemrës të saj. I pushoftë shpirti në paqe për amshim dhe qoftë dheu i lehtë për ta..

Për të përfunduar doja të them se gjithë bota jo vetëm injoron historinë dhe gjuhën e shqiptarëve, por gjithashtu injoron gjithçka që lidhet me një nga grupet etnike më të lashtë të Evropës. Për shembull, pasi ne po flasim për të Shënjtën Nënë Terezën, do ju përmend se ishin katër shenjtorë të tjerë me origjinë iliro-shqiptare : Shën Eleuterius, Shën Kaiusi, Shën Martini dhe Shën Jeronimi i cili ishte autor i Vulgatës në Latinisht dhe ishte përkthyesi i Biblës në Latinisht. Prandaj Nënë Tereza është e pësta. Kishte edhe pesë papa « Eleuterius, Kaiusi, Inocenti i parë, Gjon i IV-të dhe Clement i XI i quajtur Gian Francesco Albani. Kjo familja e fundit ka dhënë një piktor të famshëm i lindur në Bolonjë FansçescoAlbani i quajtur l’Albani. Nuk ka shumë vende evropiane (jashtë Italisë) që mund të mburren me të pasur kaq shumë papa dhe shenjtorë.

———–

Pellazgët : paraardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve, Thrakëve dhe Shqiptarëve

Për të bindur ata që nuk besojnë në ekuacionin « shqiptarë = Ilirë = Pellazg », ja në vijim shkurtimisht faktorët thelbësorë që mbrojnë zanafillën fisnore pellazgo-iliro-shqiptare.

• Situata gjeografike.

Ëhtë mjaft e qartë që shqiptarët në Ballkan janë një veçanti dhe një grup etnolinguistik veçmas në këtë ansambël heterogjen dhe heteroklit Ballkano-Danubian. Në fakt, grupi etnik shqiptar është gjeografikisht aty ku ka qenë që të paktën në Neolitik, ndryshe nga popujt e tjerë që mbërritën më vonë në këtë zonë Ballkano-Danubiane. Megjithë cungimin e pjesës më të madhe të territorit të tij stërgjyshor, ky popull ka mbijetuar nga pushtimet e ndryshme dhe dyndjeve të ndryshme sidomos ato të sllavëve dhe bullgarëve ardhur nga Azia Qendrore (mbërritur pas shekujve VI dhe VII paserës sonë), Hungarezët (mbërritën në Shekullin e 10-të pas erës sonë) nga stepat aziatike të Uralit. Rumania, në fillim, përbëhej nga fiset thrake “Daco-gjete” të mposhtur pastaj dhe të latinizuar nga trupat romake të Trajanit. Kjo është arsyeja pse ne gjejmë një numër të madh të fjalëve Rumune qPe shpjegohën falë shqipes (kam deshifruar më shumë se njëqind fjalë në “leksikun” e librit tim të parë “Shqipëria …”). Ndërsa për Greqinë, gjithë autorët antik pohojnë se Pellazgët ishin banorët e parë të Greqisë, Egjeut dhe Azisë së Vogël para ardhjes së Grekëve që ishin me origjinë semitiko-egjiptiane (ata arritën pas shekullit të 8-të para erës sonë, sipas studimet dhe kërkimet e mia).

• Autorët antik

Të gjithë autorët e lashtë grek (përfshirë Hekateun e Miletit, Hellanikosin e Lesbos-it, Herodotin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin ose Tukididin) të epokës arkaike dhe klasike pohuan se Pellazgët ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stergjyshërits e tyre. Grekët, pasi uzurpuan qytetërimin të Pellazgëve, u kanë borxh një pjesë të madhe të kulturës, gjuhës dhe mitologjisë së tyre (legjendat, mitet, …). Autorët tragjik (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) në veprat e tyre kanë theksuar origjinën egjiptiane dhe fenikase (semit) të Helenëve. Për më tepër, Herodoti pohon se mbretërit ose sundimtarët “Dorian” ishin me origjinë egjiptiane dhe se “Jonët” ishin Pellazg para se të bëhenin Grek. Kjo është e konfirmuar ne vepren (Antikitetet Judaike, Libri XII – IV, 10 -) të historianit hebre i romanizuar, Flavius Josef (37-100 pas erës sonë) dhe nga Bibla (1 Makabe, XII, 1 deri 23). Kjo tregon se Grekët ishin një përzierje shumë delikate e një shumice të Pellazgëve dhe një pakice pushtuesish të huaj. Pastaj ka një tufë provash të tjera që konfirmojnë pohimet e këtyre autorëve antik që unë zbulova, me prova, analiza dhe referenca të verifikuara, në dy librat dhe tezën time. Më në fund, nuk përmendet në Iliada dhe Odisea as e Hellenët as Dorianët, gjë që dëshmon se në kohën e Homerit këta Helen nuk ekzistonin ose nuk ishin ende të shfaqur. Këta autor të lashtë nuk kanë folur kurrë për “qytetërimin mikenas”, por vetëm mikenasit banorët e qytetit “Miken” : për ta paraardhësit e vetëm të helenëve dhe jo paraardhësit e tyre ishin pellazgët. Sa i përket Luftës së Trojës, ajo kurrë nuk ekzistonte midis viteve -1194 dhe -1184, sikur e ka pohuar gabimisht paj asnjë provë matematikani Eratosteni, i cili jetoi në shekullin e tretë dhe të dytë para erës sonë (-276-194), domethënë më shumë se tre shekuj pas botimit të parë të Iliadës dhe Odysesë, të cilat u botuan nga tirani Pisistrati në mesin e shekullit të gjashtë para erës sonë. Falë studimeve të mia, zbulova fshehtësirat e historisë (i hoqa petët lakrorit) : Grekët përvetësuan poemat epike, i rregulluan, modifikuan dhe manipuluan ato për të shërbyer kauzën e pushtimit së tyre dhe krijuan gjenealogjie të rreme dhe imagjinare për të dëshmuar se ata ishin një popull “autokton”, fjalë që dëshmon se nuk është më zanafill greke, por pellazgo-shqiptare : “tokët tonë” që do të thotë “tokat tona” një fjalë që u dha shqiptarëve emrin “Atdhe” = “tokat e të parëve tanë” = “Atdhe” !

• Gjuha shqipe

Ajo është « fili drejtuës » e gjithë historisë pellazgo-iliro-shqiptare. Ajo është gjithashtu një nga argumentet më të forta, më të dukshme për të vërtetuar lidhjen e shqiptarëve me Trako-ilirët, pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellazgëve. Më në fund gjuha shqipe kaq e çmuar dhe magjike mund të shpjegoje emrin e grupit etnik më të vjetër në Evropë falë etnonimit “Pellazgos” = Pellazgët = Shpellazgët = « populli i Shpellave », që do të thotë “njerëzit që banoshin nëpër shpella gjë që na rikthen përsëri në popujt e parë nomad të Evropës parahistorike, të cilët, gati 50,000 vjet më parë, Kanë levizur në gjithë Evropën nga Atlantiku deri në Detin e zi dhe kanë banuar për herë të parë në shpellat (Francë, Austri, Spanjë, Ballkan, etj.). Është kjo kujtesë e së kaluarës që rezonon në këtë etnonim të vjetër evropian në epokat e Neandertalit, Kro-Manionit, Homo Sapienit, Homo Sapien-Sapienit dhe po shtoj neologjizmin tim personal “Homo Pelasgusit”).

Më në fund, shumica e antroponimeve, toponimeve, oronimeve, teonimeve, eponimeve dhe termave të tjerë antike shpjegohen qartë nga shqipja (veçanërisht dialekti geg) : unë krijova një “Leksik” me më shumë se njëqind fjalë dhe emra të Iliadës dhe Odisesë që shpjegohën falë gjuhës shqipe. Prandaj, këtu mbyllet plotësisht vargu pelasgo-thraco-iliro-shqiptarë. Ne nuk kemi më nevojë për një “Gur Roseta” ose një “Lapidar të Lemnosit” ose ndonjë shkrim apo zbullim arkeologjik tjetër ose gërmadhë për të vërtetuar se Pellazgët janë paraardhësit e thrako-iliro-shqiptarëve dhe se gjuha e tyre mbeti praktikisht i paprekur në malet e paarritshme të Ilirëve dhe shqiptarëve të sotëm.

• Vazhdimësia etnokulturore

Deri më tani, studimet, hulumtimet dhe analizat e mia të hollësishme kanë konkluduar përfundimisht se Pellazgët janë “stërgjushërit të pasardhësve të tyre të fundit” : Thrakët, Ilirët dhe Shqiptarët. Çfarë vazhdimësie etnolinguistike të pellazgo-ilireve në lidhje me shqiptarët ? Silogjizmi im i rradhës pohon (përveç studimeve të mia shumëdisiplinash) se sot është veçanërisht gjuha shqipe që bashkon Pellazgët dhe pasardhësit e tyre thrako-iliro-shqiptarë : « Pellazgët ishin paraardhësit e thrako-ilirëve që flisnin të njëjtin gjuhë dhe Shqiptarët flasin të njëjtën gjuhë të Trako-ilirëve, kështu pra Shqiptarët janë Pellazg ». Nuk është një konceptim intelektual, ose një interpretim apo një “shpikje” personale sepse e gjithë kjo zhvillohet, saktësisht dhe thellësisht dhe analizohet, komentohet dhe argumentohet nga prova të mbështetura nga referenca dhe fakte të verifikueshme që gjëndën në dy librat e mi dhe teza ime. Pse Pélasges flisnin një formë shumë të vjetër të shqipes së tanishme dhe veçanërisht të dialektit geg ? Asnjëherë nuk do ta dinim nëse “Iliada dhe Odisea” nuk do të kishin ekzistuar. Shtojini kësaj edhe kriteret e tjera ndihmëse, traditat, aspektin antropologjik, zbulimet arkeologjike, simbolet, zakonet, traditat, kostumet e caktuara mijëvjeçare përfshirë Xhubletën, plisin, etj.

• Iliada dhe Odisea

Poemat epike të “traditës gojore” (Iliada dhe Odisea) rrjedhnin nga një traditë gojore prehellenike që do të thotë “pellazge” pasi pellazgët ishin një popull para-helen të mirëfilltë. Ndërsa për Zeusin ai është caktuar në Iliada (Vargu XVI, rreth 234/236) si “Dodonas dhe Pellazg” pra “jo Grek” ose “Hellen”. Unë them Hellene sepse emri i “Grekëve” u shfaq pa dashje dhe gabimisht vetëm në shekullin e III-të para erës sonë përmes Romakëve dhe që nga ajo kohë ky etnonim i rremë është përhapur në të gjithë botën ndërsa “Grekët” e quajnë vetën “Helen” dhe Greqinë e quajnë “Hellad”! Në të vërtetë të gjithë autorët arkaikë dhe klasikë i quanin paraardhësit e tyre “Helen”. Ishte vetëm nga Aristoteli (-384-322) që emri “Graikos” u përhap për të caktuar “vetëm” një fis pellazg. Ky emër i dalë nga “kulti i Greseve” ose “plakave” emërtonte “adhuruesit” e këtij kulti (i Grave), që i përmbaheshin sistemit “matriarkal”, pra pellazg. “Graikoit” ishin fqinjët e Helenëve të parë, të cilët përfunduan duke u asimiluar dhe duke u detyruar të marrin kultin “patriarkal” të Helenëve. Pastaj Romakët gabimisht i quanin Helenët “Graeci”, fjalë që krijoj emrin “Grek, Greqi” !

Historiografia moderne e Greqisë është e mbërthyer në një llojë ideologjie hermetike ose thjeshtë është ngulfutur në pista të pasakta që e kanë errësuar apo cunguar historinë e Greqisë parahelene dhe arkaike për arsyet në vazhdim. Ja pra shkurtimisht (të developuar gjërë e gjatë dhe përpiktërisht në tezën time) 12 paralogjizma (arsyetime të gabuara) dhe interepretime të rreme që e kanë errësuar apo ndërru kahjen e historiografisë së vërtetë të Greqisë. Fajin kryesorë e kanë autorët modern.

1. Duke besuar në një « qytetërim miken » që nuk ka ekzistuar asnjëherë me këtë emër mirëpo me emrin “qytetërim pellazg” duke u bazuar në pohimet e të gjithë autorëve antikë grek. Ky emër “qytetërim miken” është krijuar artificialisht nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX-të. Ky emërim është përhapur vazhdimisht në kor nga të gjithë historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët moderne.

2. Duke besuar në një luftë të Trojës që ka ndodhur mes -1193 dhe – 1183 para erës sonë, datë hipotetike e imponuar pa asnjë provë nga matematicieni Eratosteni në shekullin e III-të para erës sonë (-276-194). Ndërsa bëhej fjalë për një luftë shumë më të afërt : ajo e kolononizimit dhe të pushtimit të Pellazgisë (që u bë Greqia apo “Hellada”), të Egjesë dhe të Azisë Minore kah fundi i shekullit të VIII-të para erës sonë nga Helenët e parë. Këta të fundit nuk janë të cituar te Iliada dhe Odisea : poeme të traditës gojore parahelene të transkriptuara në gjuhën greke dhe të botuara nga Pisistrati në mes të shekullit të VI-të para erës sonë. Kjo e vërteton që Homeri nuk i ka njohur dhe se këta janë shfaqur pas tij.

3. Duke okultuar periudhën “memece” e quajtur e “Vitet të errëta” (-1183 – 800 para erës sonë) dmth katër shekuj ku asgjë greke nuk është shënuar. Pavarësisht kësaj historiografia moderne e ka ngrit civilizimin grek shumë lartë në shkallën e kohëve. Kësisoji janë ngatërruar Egjeo-kretasit, Minoenët, hipotetikët ”Miken” dhe Grekët. Rrjedhimisht duke filluar nga kjo luftë hipotetike të Trojës historianët moderne i kanë bazuar të gjitha datat e tjera të historisë së Greqisë. Ndërsa të gjithë autorët antik të shekujve VI dhe V para erës sonë e injorojnin ekzistencën e një civilizimi “miken” – shpikje, siç edhe e pamë më lartë, nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann si dhe ekzistenca e një date të tillë. Të vetmit mikenian, për ata, ishin vetëm “banorët” e “qytetit” Mikena.

4. Duke e konsideruar Iliadën dhe Odisenë si vepëra pikërisht greke, ndërkohë që bëhet fjalë për një poezi epike të “traditës gojore (gojëdhanave) parahelene”, të cilat kanë pësuar përmirësime të ndryshme dhe ndryshime të tjera, interferime madje edhe manipulime për t’u shërbyer interesave të pushtuesve të parë helen (historikisht ka ndodhur pas shekullit VIII para erës sonë). Këto poezi si dhe veprimi i Hesiodit (Theogonia, punët dhe ditët) janë baza e ”mitologjisë“ të quajtur greke. Në mënyrë logjike dhe të pashmangshme kjo mitologji nuk ka mundur të jetë greke por parahelene, duke rrjedhur nga një traditë gojëdhanash, të marrura nga parahelenëve dhe të rishkruara nga Grekët kur arritën në vëndin i quajtur “Pellazgji” vënd që do të bëhej Greqia. Për më tepër ndodhët në Iliadë se Zeusi konsiderohej si “pellazg” dhe Pellazgët si hyjnorë (Iliada XVI, 234-236) dhe për me tepër tregohet se ekzistonte një “gjuhë e perëndive” (ajo e Zeusit Pellazg) dhe një gjuhë e njerëzve (ajo e Helenëve). Praktikisht është fraza e vetme (« Zeusi pellazg ») që i ka shpëtuar censurës së logografëve grek. Pa këtë fjali ka shumë të ngjarë që nuk do kisha filluar studimët dhe hulumtimët mbi pellazgëve ka tani me tepër se 50 vite. Kjo për mua ishte një zbulim i rëndësishëm.

5. Duke ngatërruar gjuhën parahelene dhe gjuhën greke et duke e quajtur lineari B si “greqishte e vjetër” ndërsa grekët nuk ekzistonin në epokën e këtij alfabeti. Në mes të gjurmëve të para të këtij civilizimi grek (pas shekullit të VIII para erës sonë) dhe periudhës së këtij alfabati kaluan gati pesë shekuj pa pasur me të vogëlin shënjë që mund të vertetojë ekzistencën e “helenëve”. Ventrisi dhe Shadviku (deshifruësit e Linearit B) nuk kanë kërkuar që të fusin gjuhë të tjera në kuadër të studimeve dhe hulumtimeve të tyre rreth gjuhës greke (shqipen për shembull) dhe nuk kanë menduar që mund të ekzistonin gjurmë thelbësore të pellazgishtës së lashtë nga ku rrjedh greqishtja e vjetër dhe shqipja moderne. Pavarësisht zbulimeve të tyre ata nuk e kanë ndryshuar prespektivën që kemi për historinë greke. Në të vërtetë zbulimi i Linear-it B ishte i varur nga natyra fragmentare dhe të njëanshme të materialeve të përdorura në zbulimet e tyre të këtij Lineari . Fjalët dhe emrat e përdorura në këtë shkrim (i frymëzuar nga « lineari A » i Kretës ) , nuk janë tekste letrare që mund të na tregojnë të pakëtin kulturën apo historinë të asaj kohe . Ato janë shpesh një llojë repertore ose inventare llogaritare të çdo lloje produkte të papërpunuara ose të prodhuara duke përfshirë disa emra që rrjedhin nga emrash apo fjalësh të huaja dmth nga jashtë Mikenës (për shkak të tregtive të ndryshme). Kështu shtrirja filologjike dhe gjuhësor për këtë arsye mbetet mjaft e kufizuar. Duhët më shënuar, megjithatë, se emrat e hyjnive para helene të mitologjisë ishin tashmë në vula të Kretës nga koha e Palatëve (~ 2000 ~ 1700). Duhet të theksohet se shumica e onomastikës të poemave epike shpjegohën me pak në gjuhën greke se ne gjuhën shqipe sidomos dialekti gegë i Shqipërisë së Veriut.

6. Nënvlerësimi apo neglizhimi të ekzistencës së Pellazgëve, banorët e parë të Greqisë dhe të cilët janë në zanafillin e qytetërimit grek sipas të gjith autorëve antik (Homeri më Iliadën, Hekateu i Miletit, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tukididi, autorët tragjik, etj..). Pastaj mos marrja parasyshë e shkrimeve të shumëta të autorëve antik të shekujve VI dhe V p.e.s që kanë nxjerrur në pah që vetëm Pellazgët ishin të vetmit paraardhës të grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. Duke lënë pas dore ekzistencën e Pellazgëve, banorët e parë të Greqisë dhe në zanafillën e qytetërimit Grek sipas të gjithë shkrimtarëve të lashtë Grekë. Gabimi i dukshëm i historianëve, arkeologëve dhe gjuhëtarëve moderne është dekretimi i tyre pa asnjë provë që « Pellazgët janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe se gjuha shqipe është një gjuhë e veçcantë nga të ashtuquajturat gjuhë indo-evropiane për të cilën nuk është bërë asnjë lidhje midis pellazgëve, ilirëve, thrakëve dhe shqiptarëve të sotëm. Nga ky vëzhgim i tmerrshëm nuk është studiuar seriozisht historia e pellazgëve dhe madje gjuhë shqipé ëhtë futur në dolap apo hedhur në harresën e kohës. Ky është një komplot i vërtetë (vullnetar ose nga padituria apo marrëzia).

7. Fshehja e faktit që udhëheqësit apo mbretërit Dorian (jo populli që ishte « Ilirë ») ishin me origjinë semito-egjiptiane dhe që Ionianët kishin qenë pellazg para se të bëheshin Helen dhe të cilëve ua kanë lënë në trashegim një pjesë të madhe të civilizimit të tyre.

8. Duke okultuar studimet të pakta të realizuara mbi Pellazgëve nga disa hulumtues moderne dhe që asjnë inventar serioz nuk është bërë deri tani.

9. Duke krijuar indo-europianizmin domëthënë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Të çorientuar nga polemika të shumëta dhe nga fakti duke syrgjynosuar në harresë të historisë Pellazgët dhe gjuhën e tyre, gjuhëtarët janë ende në kërkesë të një “gjuhe mëmë”. Megjithatë, gjuha shqipe është e gjallë, por injorohet nga gjuhëtarët të patentuar dhe prapëseprapë është gjuha amtare e vërtetë e Evropës : gjuhë që unë e konsideroj si një fosil të gjallë që na kujton se çfarë ishte gjuha parahelene d.m.th ajo e “Pellazgëve hyjnorë” të cituar nga Homeri.

10. Duke mos vendosur lidhjën etnolinguistike në mes të Pellazgëve, Etruskëve, Trojanëve, Frigjianëve, Thrako-Ilirëve dhe Shqipëtarëve të tashëm.

11. Duke mos përfillur studime të thella mbi gjuhës shqipe dhe posaqërisht të dialektit të saj “gegë”. Që nga gjuhëtarët e parë të fundit të shekullit të XIX-të, kjo gjuhë ka qenë e konsideruar si nje “gjuhë indo-evropiane më vete”, duke mos shkuar më largë në studime dhe hulumtime. Që nga zbulimi i linearit B nga Ventris dhe Shadvik në 1952, linguistika është ngrirë dhe studimet e hulumtimet në këtë lëmë kanë filluar të zbehën. Pavarësisht nga çdo lloj futje të padëshirueshëme linguistike (të lidhura me promiskuitetin e shkaktuar nga invazionet e shumëta) kjo gjuhë, ende ruan gjurmët e vetme të substratit të vjetër pellazg që ekziston aktualisht në Europë. Në kuadër te studimeve të tyre krahasuese, gjuhëtarët kanë neglizhuar fenomenin “kronologjik” të shfaqjës së secilës prej gjuhëve europiane të studjuara. Meqënëse gjuha pellazge (e ngjajshme me ato etruske, thrako-ilire dhe aq më tepër me shqipën e tashme) është, sipas autorëve antik grek, shumë më e vjetër se greqishtja, dhe kjo e fundit më e vjetër sesa sllavishtja (larg prej afro dy mijë vjetësh), etj… Ata nuk kan mundur të identifikojnë një sfond gjuhësorë të lashtë ndër të gjitha gjuhët të studjuara sepse kanë qenë të verbuar nga “mikenishtja” hipotetike e konsideruar si greqishte e lashtë.

12. Më në fund, pasi nuk arritën të gjejnë një “gjuhë amtare” midis gjuhëve evropiane, ata krijuan një “gjuhë virtuale” (e cila nuk ka ekzistuar kurrë) ndërsa nëse ata do të kishin shtyrë studimet dhe hulumtimet e tyre shumë më tej, veçanërisht në lidhje me gjuhën shqipe (me dy dialektet e saj) ata me siguri nuk do të krijonin “Indo-Evropianizmin” i cili që nga fundi i shekullit XIX ka vetëm errësuar gjuhësinë moderne dhe e zhyt në një qorr sokak i pashmangshëm dhe përfundimtarë. Për mua dhe falë studimeve të mia të thella, gjuhën shqipeështë një “fosil i gjallë” dhe veçanërisht gegërishten dialekti i saj i cila fatkeqësisht u zhvendos në harresën e historisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës madje edhe nga pushtetarët e sotëm, pasardhës besniktarë të regjimit të kaluar. Kjo gjuhë është e vetmja që mund të spjegoj antroponime, teonime, eponime, toponime dhe oronime të shumta që gjendën në poezitë epike. Në shtojcë të tezës sime, kam krijuar një leksik i rëndësishëm mbi këtë temë.

Ja silosizëmi im i qartë : « Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin të njejtin gjuhë dhe sot Shqiptarët flasin gjuhën e Thrako-Ilirëve domethënë Shqiptarët janë Pellazg ».

Kur artikulojmë të gjithë këta faktore (edhe shumë të tjerë) dhe të gjitha këto paralogjizma, kuptohet mirë se Grekët nuk janë aq të vjetër sa na tregojnë librat shkollorë dhe universitare të historisë dhe se ata janë pushtues të huaj jo-Evropian dhe saktësisht nga popuj të ndryshëm me origjinë egjiptiane përmes pushtuesit “Danaos-i” (vëllai i Egjiptos-it) që kishte pushtuar “Pellazgjinë” dhe kryeqytetin e saj Argos-i, dhe Kadmos-i themeluesi fenikas i “Tebës” greke në Beoti dhe më në fund « Pelops-i » Aziriani (kështu e emerton Tukididi) që erdhi nga Azia e Vogël (e pushtuar në kohën e tij nga Azirianët) ai më vonë pushtoi gadishullin që kishte emrin « Apia » i cili u kthye në emrin e tij “Peloponez” (në greqisht « ishulli i Pelopsit »)…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top