Në “Air Albania” u zhvillua ndeshja e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022” ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë.
Golat e fitores për anglezët u shënuan nga Harry Kane në minutën e 38-të dhe Mason Mount në të 63’. Për kuqezinjtë rasti i vetëm ishte në minutën e 13-të, ku Uzuni mund të kishte kaluar ekipin tonë përfaqësues në epërsi, por gaboi në gjuajtje.
Me këtë fitore Anglia merr kryesimin e Grupit I me 6 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet me 3 pikë pas dy takimesh.