Ambasadori Lu: Jemi të zhgënjyer nga Basha

13, Kor, 2016 | POLITIKA KOMBËTARE

Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Shqipërisë, Donald Lu, deklaroi se “jemi të zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi”.

“Propozuam një zgjidhje në mirëbesim, gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën”, u shpreh Doanld Lu për Top Channel.