SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Serbia dhe ambasadori gjerman kunder restaurimit të shtepise se Xhafer Deves. Krejt normal qe Serbia eshte kunder Xhafer Deves, sepse e ka detyruar četnikun Kosta Pečancin të nenshkruaj kapitullimin ne Sanxhak. Por, ku po i dhemb ambasadorit gjerman ne Kosove?
Megjithe respektin ndaj ambasadorit dhe Gjermanise, duhet t’i themi se do të bente mire qe opinionit shqiptar t’ia prezantojë emerat e hebrejve te likuiduar nga Xhafer Deva dhe Divisioni Skenderbeu. Perkundrazi, ambasadorit duhet t’i dokumentohet qe nga gjurmuesit e krimineleve të LDB, lidhur me Holocaustin, asnjehere nuk eshte ngritur ndonje akuze ndaj Xhafer Deves, i cili jetoi deri ne vitin 1978 ne Amerike dhe pas vdekjes u konfirmua se kishte qene i rekrutuar nga CIA.
Si gjerman qe eshte ambasadori, e kuptoj qe eshte i ndieshem ndaj Holacaustit, por ne shqiptaret, eshte deshmuar katerciperisht qe 100% ishim ne anen e mire të historisë dhe nuk e dorezuam asnje hebre. Eshte e vertetuar qe vetë Xhafer Deva kishte dhene nje urdher te tillë, qe asnje hebre mos të dorezohet. Nese, do duhej të reagonte dikush, atehere eshte dashur ta bej ambasadori i Izraelit, eventualisht ambasadorja e Kosoves ne Jerusalem, Ines Demiri.
Ambasadori gjerman eshte mire të ia sjelle institucioneve te Kosoves, Dosjen e Xhafer Deves nga Arkivat gjermane. Perndryshe, Serbia e četnikeve të Kosta Peçancit, sot e ka pasur zedhenesin me të mire ne Prishtine – ambasadorin e Gjermanise.
Ne fund do ta pyesja ambasadorin, pse Gjermania e restauroi Reichstag-un e Hitlerit ku sot shfrytezohet nga Bundestag-u i RF te Gjermanisë së BASHKUAR?
NB: Perndryshe, partizanet serbë e shqiptarë, veç kur s’ka mundur, se i ka shkoqur! Ia befte zoti parajsë!
Serbet vetem kete gjuhe e njohin