ALI AHMETI, KUJTOJE MUKJEN DHE TURPIN QË LA PAS

BDI-ja ka paralajmëruar që deri në fund të javës do ti shqyrtojë të gjitha opcionet e BDI-së, duke mos dhënë sqarime shtesë se çfarë do të thotë kjo për Marrëveshjen e nënshkruar mes subjekteve politike shqiptare. Në rast se struktura drejtuese e BDI-së vendosë të largohet nga Marrëveshja e nënshkruar me subjektet tjera politike, subjektet tjera dhe shqiptarët do të ballafaqohen me një situatë të re, identike me tradhtinë e Enver Hoxhës dhe komunistëve tjerë shqipfolës ndaj Marrëveshjes së Mukjes.

Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat i fton të gjitha subjektet politike shqiptare dhe veçanërisht strukturën drejtuese të BDI-së, që të mos e anashkalojnë implementimin e Marrëveshjes së arritur mes subjekteve shqiptare, sepse kjo rrjedhë negative e ngjarjeve do të sillte një degradim të përmasave kolosale, duke e pamundësuar për një kohë të gjatë adresimin dhe zgjidhjen politike të kontestit historik mes popullit autokton shqiptar dhe sllafishtfolësve tjerë në FYROM.

SHKUP, 18 JANAR 2017
ZYRA PËR SHTYP E KRYESISË SË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top