SHKRUAN: SHPEND GJOCAJ – ish-luftëtar i UÇK-së – NEW YORK
Albin, unë nuk të kam votuar por nuk kam qenë kundër teje, nuk të kam votuar por kam shpresuar në ty, nuk jam pajtuar me shumë nga qëndrimet tua nëpër kohë por kam menduar se ke me sjellë diçka të re. Kam menduar që je veç kontravers por që megjithatë e donë atdheun. Kam menduar që je edhe i përgatitur dhe të kam çmuar shumë, por, por nuk mendoj më. Tash mendoj që je një filozof një demagog dhe thjeshtë një orator i zbrazët. Albin, qasja jote në pushtet ishte krejt e gabuar, linçimet tua ndaj të tjerëve dhe indiferenca jote ndaj së keqes janë shqetësuese për vendin.
Albin, po tregohesh çdo ditë e më shumë i pafuqishëm për t’iu dalë përballë situatave, e fajin po ua hedhë të tjerëve, veprim ky tepër i ulët.
Ku je nisë kështu, Albin?
Nuk guxon një Kryeministër çdo përgjigjje me e pase; nuk di, e dinë ministri, e ka bërë zevendësministri etj. etj. Çka din kryeminstri pra, cilat janë përgjegjësitë e tij?
Albin, unë nuk të kam votuar por nuk kam qenë i sigurt që nuk do të votoj ndonjëherë, tash Albin jam siguruar që nuk kam me të votuar, kurrë. Albin nuk ecet pas teje, Ti të len në baltë Albin. Albin nuk po flas në ajër por të njoh që nga viti 1997, megjithëse që atëher e deri vonë të kam vlerësuar shumë. Albin ke shumë atdhetarë në parti të cilëve do t’u thoja mos i shkoni pas.
Të paktën familjarët e dëshmorëve nuk duhet t’i vrasin edhe njëherë të afërmit e tyre duke qëndruar afër teje.
Albin, na ke zhgënjyer të gjithëve, madje edhe neve që nuk ishim me ty por, që shpresuam në ty.
Albin, t’i këtë fundrrinën Gashi nuk është dashur ta takosh për ta liruar nga detyra duke i thurur lavde të paskajshme por është dashur me u distancu prej tij.
Albin, ti nuk u distancove as nga Fitore Pacolli. Ti nuk u distancove as nga Agon Hamza.
Albin, jemi në zemër të Evropës me sy nga Amerika, në shekullin e teknologjisë dhe ti, pajtueshëm, me markist-leninistët tuaj brenda VV-së, na thua të ndjekim pas. Albin, nuk ecet me ty, nuk ecet pas teje, nuk të besohet shpina ty Albin.
Albin, e vlerësove “mendimin kritik” të një proserbi të tmershëm të cilin nuk e njihja deri dje dhe më të dëgjuar e pava që e tërë jeta e tij ishte në shërbim të armiqve tanë, bazuar në veprimet e tij gjatë jetës së tij të pistë.
Albin, këto i quan ti mendim kritik;
‘Shpifja dhe fyerja e UÇK-së’ dhe që ‘Dik Marti e quan Dukagjinin ‘Metohi’.
Fyerja e figurave të mëdha kombëtare epiteti “mercenar” ndaj Isa Boletinit, akuza kundërshqiptare nëpër kohë se kanë vra serb e malazez, arsyetimi i masakrës së tmershme të Tivarit gjoja se serbomalazezët u hakmorën, e shumë e shumë marrëzira të tjera të tij.
Albin, i hoqe rrethojat për ta djegur më lehtë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, në menyrë strategjike.
Albin, nuk ka vend më demokratik se Amerika, por Shtepia e Bardhë është e rrethuar përkundër forcave të specializuara që ka brenda.
Albin, veprimet tua janë qesharake, të papjekura, shqetësuese dhe i sigurt jam që kanë për të prodhuar pasoja të rënda për vendin.
Atij debilit, Shkelzen Gashit duhet kërkuar rrënjët. Ai djalë ka mision dhe po e kryen me përpikmëri. Ai është rrezik për vendin që derdhëm gjak e lam gjymtyrë gjatë luftës së lavdishme e të pastër si loti të UÇK-së.
Albin, betohem në nderin e familjes, krejt çka thash e shumë nga ato që i ndjej e nuk i thash i kam thënë vetëm nga pezmi i zemrës sime dhe për asnjë arsye tjeter.
Albin, nuk jam me ty dhe, me këtë qasje që ke, në jetën time s’kam për të votuar…