ALBIN, NUK FITOHET ELEKTORAT DUKE GËNJYER ME HISTORINË

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Albin Kurti : “Për 21 vite me radhë, pas përfundimit të Luftës së Parë, qeveritë e Shqipërisë u dominuan nga një elitë politike përgjithësisht despotike ndaj popullit të vet, e cila zhvillimin e vendit e shihte vetëm si pasojë e pasurimit të vetes. Qeveritarë të tillë, pa një vizion kombëtar, nga njëra anë eleminonin opozitarët dhe idealistët, kurse, nga ana tjetër ftonin në vend kapitalin privat apo shtetëror nga vende të cilat ushqenin interese territoriale ndaj Shqipërisë…”

Asgjë të vërtet nuk ka në këto rreshta.

Politikanët e interpretojnë historinë jo nga faktet, por nga optika dhe interesi i tyre politik. Në fakt, nuk janë të pakta rastet kur gabojnë dhe dëmtohen politikisht për shkak se historinë e njohin sipas shkollës marksiste dhe sllave. Kështu vazhdojnë edhe për periudhën e mbretërisë.

Mirëpo, e vërteta duhet thënë edhe kur jemi me formim republikan, ne respekt të lexuesit dhe historisë se vendit dhe të popullit.

Kështu, deri në vitin 1928 kur u miratuan kodet, në përgjithësi, shteti shqiptar ka funksionuar me legjislacionin e perandorisë osmane.

Mbreti Ahmet Zogu pati vetëm dhjetë vjet kohë për të ndërtuar shtetin (1928-1938). Duhej të bënte gjithçka: bazën ligjore, organizimin dhe funksionimin e institucioneve dhe të ruante ekuilibrin shoqëror.

Për të zbatuar Reformën Agrare ai thirri shkencëtarin me famë botërore, Prof. Lorenzonin, i cili e studioi gjendjen e bujqësisë në terren. Projekt-ligjet e hartuara prej tij kërkonin 15 vite që të zbatoheshin. Ai projekt vazhdoi edhe pas 7 prillit 1939, pasi që mbështetej tek parimi i pajtimit të interesave të bujkut dhe pronarit.

Prof. Lorenzoni, në gjysmën e parë të vitit 1942 studioi edhe problemin e Reformës Agrare dhe kolonizimin në Kosovë, dhe përgatiti projektligjet përkatëse.
Nuk po flasim këtu për arsimin që në themel të tij vuri edukimin kombëtar.

Vetëm për diç më shumë se tre mandate sa ndenji në pushtet, Ahmet Zogu ka bërë më shumë se kushdo tjetër në historinë e shtetit shqiptar, per njesi te kohes. Këto janë faktet dhe nuk mund tu ikim.

Ja çfarë shkruante vite më vonë, Dayrell Oakley – Hill, ndihmës i gjeneralit Persi, organizatorit të xhandarmërisë: “Përbërjen ne e gjetëm të shkëlqyer dhe në duart e gjeneral Persit ajo u bë një forcë e një cilësie të lartë. (…) metoda të drejta dhe të qarta britanike administrimi si dhe drejtësia krijuan një atmosferë besimi që i bëri njerëzit të ndjehen të sigurt, xhandarmëria u bë një ekip ku u punua shumë bashkërisht dhe me kënaqësi.

Kusarët u zhdukën nga malet. Madje dhe gjakmarrja filloi të humbasë terren, sepse ata që u bindeshin kërkesave të traditës së fortë të vjetër kapeshin dhe trajtoheshin si vrasës ordinerë. Në këtë tokë të vjetër pema e qytetërimit filloi të rritej dhe të shtrinte degët e saj. Ishte një gjë magjepsëse të ishe aty dhe të vëzhgoje rritjen e këtij shteti të ri e të guximshëm”.

1 thought on “ALBIN, NUK FITOHET ELEKTORAT DUKE GËNJYER ME HISTORINË”

  1. Mahmut Morina

    Po të shkruhet historia e jonë në mbështetje të fakteve historike,ne shqiptarët do ta kishim një gjendje krejtësisht tjetër.Mjerisht qeveritë tona kurrë në esencë nuk kanë qenë në rrafshin kombëtar në nivel.Gjithmonë qeverive tona ju ka munguar elementa të cilin element asnjë qeveri nuk mund të jetë në nivel.
    Qeverive tona mjerisht ju ka munguar elementi i atdhedashurisë,ose elementi i profesionalizmit,apo elementi i guximit..Nga një herë më bënë përshtypje se qeverive tona,që është e dhimbshme,ju mungojnë të tre elementet që paraqesin dështimin dhe përjetimin e tmerrshëm të shtetit,ku prej satelitit shifen dështimet e njëpasnjëshme.
    Kur të bënë një krahasim në mes të dy shteteve tona Shqipërisë dhe Kosovës me shtetet tjera të rajonit,mos të flasim për shtetet evropiane,qëndrojmë shumë prapa shteteve të rajonit.Është me të vërtetë e dhimbshme kur botërisht dihet se të dy shtetet tona shqiptare në aspektin gjeografit,në aspektin e pasurive nëntokësore etj.qëndrojmë në krye të tabelës.Po ta shiqojmë në aspektin e shtetndërtimit qëndrojmë në fund të tabelës.Krejt kjo është pasojë e mosfunksionimit të institucioneve tona.Për deri sa korrupsioni,neglizhenca,moszbatimi i ligjit mjs uniteti i subjekteve politike dhe për deri sa nuk e qesim interesin e shtetit para interesit personal puna qeverive do të shkon gjithmonë lëmsh.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top