ALBIN, KRIZA NUK ËSHTË E SOTME, ËSHTË 76 VJEÇARE

SHKRUAN: XHAFER SADIKU

Lideri i Vetvendosjes, Albin Kurti, në një shkrim për zhvillimet në Shqipëri, theksonte se nuk bëhet fjalë për krizë procedurale por zbrazje të politikës dhe e institucioneve nga morali e idetë. Ai arrinte në përfundimin se “në Shqipëri e vjetra ende s’ka rënë dhe e reja ende s’është ngritur”.

Që e vjetra ende s’ka rënë, kjo merret vesh, por Albin Kurti i fut të gjithë tek e vjetra, ndërsa e reja duket se është lëvizja e tij, për më tepër tani që është shtrirë edhe në Shqipëri.

Përkundër asaj që thotë z. Kurti, kriza në Shqipëri është shkaktuar nga sjellja kriminale e regjimit mafioz. Eshtë vazhdim i luftës civile dhe i luftës së klasës me mjete të tjera. Është luftë 76 vjecare kundër kundërshtarëve realë apo të supozuar të komunistëve, thënë në mënyrë të moderuar, të majtistëve mafiozë.

Në fakt, Albin Kurti dhe liderët e Kosovës kanë qasje të gabuar kundrejt së djathtës në Shqipëri, pasi që në Kosovë e djathta është eliminuar herët.

Në vitet 1913 – 1939, në fillim Serbia, më pas Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene e në fund Jugosllavia, nëpërmjet vrasjeve, shpërnguljeve dhe reformave, e eliminoi pothuaj se plotesisht të djathtën shqiptare.

Gjatë viteve të luftës, luftën kundër të dhjathtës kombëtare shqiptare e vazhduan çetnikët dhe komunistët, secili për hesap të vet. Aq i saktë ka qenë objektivi i çetnikëve sa kur e thirri kreun e tyre shefi gjerman dhe i tha pse vriste shqiptarët, iu përgjigj se nuk vriste shqiptarët por bejlerët dhe agallarët.

Është e tepërt të sjellim kohën e Jugosllavisë së Titos, e cila eliminoi pothuajse tërësisht të djathtën shqiptare në Kosovë e viset e tjera nën jugosllavi. Gjithë jeta politike në raport me Shqipërinë reduktohej në dashuri për Enver Hoxhën e regjimin e tij.

Në këto kushte, partitë politike në Kosovë, me ndonjë përjashtim të rrallë, janë pothuajse tërësisht të majta.

Ndihma që ato i japin në momente krizash terroristëve të së majtës në Shqipëri, e bën edhe më të rëndë krizën.

Që nga Rexhep Qosja, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe në mënyrë të vecantë misionari i tyre, Baton Haxhiu me shegertët Cakaj, Shahini, Lamallari e ndonjë tjetër, janë shërbëtorë të verbër të së majtës në Tiranë. Ata janë bashkëfajtorë të krimeve ndaj të persekutuarëve në Shqipëri, që në shumicë mbështesin opozitën.

Duke qenë se mbështetës të opozitës janë në shumicë të persekutuarit e regjimit hoxhist, e bën edhe më të pandershme ndihmën që e majta e Prishtinës dhe Shkupit u japin terroristëve të Tiranës.

Shpresojmë që Albin Kurti të jetë më i kthjellët pasi që nuk është i njëjti realitet si në Kosovë e Shqipëri.

Ky është thelbi i krizës në Shqipëri.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top