Aktivitet i frytshëm i komunitetit shqiptar në Gjermani

Shkruan: Nue OROSHI

Një takim i rëndësishëm për ardhmërinë e Komunitetit Shqiptar në Schleswig Holstein, si dhe për një përkrahje ndryshe të Gjermanisë për Kosovën.

Të mërkurën pasdite, me 23.03.2016 në zyrën qëndrore të CDU-së së Republikës së Schleswig Holstein në Kiel, i shoqëruar nga kandidatja për deputete në zgjedhjet e majit 2017 nga radhet e CDU në Kiel, Floriana Igrishta, patëm një takim mjaft të rëndesishëm më Kryetarin e CDU-së së Schleswig Holstein, z. Ingbert Liebing. Ingbert Liebing është deputet i Bundestagut Gjerman, prej vitit 2005. Ndërkohë, prej vitit 2014 është kryetar i CDU-së në Republikën Schleswig Holstein (Shlesvig Hollshtajn) dhe njëherit i nominuar nga CDU për Kryetar të Qeverisë së Republikës së Schleswig Holstein, për mandatin Qeverisës 2017-2022.

Me deputetin Liebing, patëm disa pika kryesore të bisedës. Pika e parë ishte çështja e përkrahjes së CDU-së në Schleswig Holstein për Komunitetin Shqiptar. Formati se si do të përkrahet komuniteti shqiptar në Schleswig Holstein gjatë periudhës kohore që ai do të jetë Kryetar i Qeverisë së Republikës së Schleswig Holstein, si dhe përkrahja edhe me e madhe që do ti jep Qeveria Gjermane Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi, përmes investimeve direkte në shumë fusha të ndryshme. Nuk u la pa u përmendur edhe vizita që kohë më parë kryetari i Kuvendit të Schleswig Holstein, z. Klaus Schlie i bëri Kosovës. Pasiqë komuniteti shqiptar është faktor politik në Republikën e Schleswig Holstein, duke qenë i vetmi komunitet i huaj brenda CDU-së, që e posedon një kandidate për deputete te parlamentit, në një nga 35 zonat zgjedhore që i ka CDU në nivel Republike, nuk u la pa u përmend edhe përkrahja që do ti jap CDU-ja znj. Floriana Igrishta, kandidates së parë me prejardhje të huaj që nga themelimi i kësaj partie në Schleswig Holstein, 70 vite më parë. Njëra ndër temat tjera të bisedës ishte edhe projekti që në të ardhmën do t’i dërgojmë CDU-së për veprimet politike dhe përkrahjen e të huajve për CDU-në, në nivel Republike. Dhe, kështu dalngadalë, komuniteti shqiptar në Republikën e Schleswig Holstein po behet faktor politik i drejtpërdejt, që vendosë për shumë çështje me rëndësi për komunietetet e huaja në Republikën e Schleswig Holstein, duke i lënë pas në organizim shembullorë edhe shumë komunitete tjera të huaja, të cilat për nga numri janë dhjetë herë më të shumtë se shqiptarët.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top