RAPORTON SEKRETARIATI KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM
Më datën 4 mars 2018 në Zvicër është mbajtur një Akademi Përkujtimore për Masakrën e Tivarit, njërën nga krimet më monstruoze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pjesmarrësit e kësaj Akademie patën rastin të dëgjojnë rrëfime autentike, të padëgjuara deri më tash.
Në përfundim të Akademisë, Sekretariati Koordinator i Ballit në Mërgim ndau Mirënjohje për Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”, Qendrën për Informim të Kosovës, Shoqatën e të Përndjekurve Politik Antikomunist në Republikën e Shqipërisë, Komitetin e Rezistencës Kombëtare “Enver Hadri” në Bruksel dhe Luftëtarët e Gueriljes “Zahir Pajaziti”.