Akademia e Shkencave e Shqipërisë – segment i bandës disakombëshe të krimit mbi shqiptarët

SHKRUAN: AGRON DALIPAJ

Që nuk kemi një akademi shkencash funksionale, dihej. Që kjo akademi ka heshtur sa herë ka qenë momenti për të folur, edhe këtë e dimë.

ASH ka heshtur kur bëhej gjenocid mbi shqiptarët më 1999. Ka heshtur edhe pas gjenocidit, duke mos përgatitur kurrë një material shkrimor historik për masakrën e fundit mbi shqiptarët dhe gjithë gjenocidet e tjera serbe e greke. Ka heshtur kur kjo akademi duhet të përgatiste gjithë materialin historik për t’i shpënë këto dy shtete në gjykatën ndërkombëtare.

ASH ka heshtur kur tjetërsohen e shtrembërohen vlerat tona historike dhe fqinjët tanë, nëpërmjet akademive të tyre, shkruajnë në enciklopeditë e tyre se shqiptarët janë të ardhur dhe zaptues në tokat ku janë sot.

ASH ka heshtur sa herë shqiptarët janë rrezikuar dhe ka mbyllur gojën përpara çdo qeverie shqiptare kur këto kanë marrë vendime jo në të mirë të kombit shqiptar.

ASH, jo vetëm ka heshtur, por ajo është pjesmarrëse aktive në krimin kundër kombit shqiptar, pasi vet ajo e ka shtrembëruar historinë duke i quajtur disa qytete antike ilire si Durrësi e Apolonia si koloni greke.

ASH ka heshtur përpara së vërtetës së pamohueshme se revolucioni i vitit 1821 në Greqi ishte vetëm një Revolucion Shqiptaro-Arvanit i pastër dhe më pas u manipulua si “revolucion grek”.

ASH ka heshtur sa herë ka shkruar historinë dhe nuk u ka treguar shqiptarëve të sotëm se deri në vitin 1912 Epiri quhej në hartat greke ΚΑΤΟ ΑΛΒΑΝΙΑ (Shqipëria e Poshtme) dhe në vitet 1920 – 1922 popullsia e atjeshme u përzu me gjenocid.

ASH ka heshtur dhe nuk ka shkruar kurrë pse shumica e kombit shqiptar sot jeton në Turqi.

ASH ka heshtur dhe nuk ka treguar e shkruar kurrë pse të gjitha qendrat më të mëdha arkeologjike të Greqisë së sotme janë banuar qysh prej antikitetit e banohen edhe sot vetëm me popullsi shqipfolëse.

ASH, ka heshtur e injoruar çdo autor e studim që ka provuar se e ashtuquajtura kulturë e histori greke në një masë të konsiderueshme është plagjiaturë e manipulim i madh mbi një tjetër kulturë që ka folur shqip më herët.

ASH, jo vetëm ka heshtur, por edhe ka qenë promotore për ta vulosur shqipen me vulë akademike si gjuha me më shumë huazime në botë (93% e huazuar) duke “provuar shkencërisht” tezën sllave se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe janë bujtës në territoret ku janë sot.

ASH, jo vetëm ka heshtur, por edhe ka inkurajuar e çmuar vepra dhe autorë që kanë punuar kundër gjuhës shqipe e kombit shqiptar dhe ka lënë në hije autorë me vlera të pashoqe në lëmin e shkencës dhe albanologjisë.

… … … … … … … … … …

Do mund të rreshtonim dhe të tjera heshtje të kësaj akademie, por edhe kaq sa thamë, bind për të provuar se ajo nuk është një akademi në shërbim të kombit shqiptar dhe nisma e tyre e fundit për të shkruar veprën “historia e shqiptarëve” do ketë gjithë mungesat që shkruam më sipër dhe në fakt nuk do jetë kurrë e vërteta e plotë historike e shqiptarëve, por do jetë si gjithmonë “e vërteta e shqiptarëve” sipas pëlqimit të turqve, serbëve e grekëve dhe ASH e Shqipërisë ngelet balerina më sexi e më e preferuar nga fuqitë që na rrethojnë dhe kërcen valset që ato dëshirojnë e zhveshur sa u duhet atyre.

Tashmë është fakt, që kjo ASH që kemi, është një stonaturë e nuk iu përgjigjet aspak kërkesave që kemi si komb dhe duket se ekzistenca edhe më tej e saj në këtë formë e kompozim të sotëm e me këtë mentalitet inferioriteti që shfaq, përbën një pengesë në përparimin tonë kombëtar. Kjo ASH nuk ka për të sjellë kurrë të vërtetën e plotë historike të shqiptarëve dhe kurrë nuk do ta ketë besimin e tyre. Mjafton t’u kujtojmë shqiptarëve se kreu i ASH është një njeri me asnjë produkt shkencor dhe i përfolur si bos i trafikut me skafe të qenieve njerëzore.

Ne shqiptarët nuk e meritojmë një akademi të tillë shkencash siç sot e kemi.

Fshehja e të vërtetës kombëtare nga ASH përbën krim që u intereson shteteve që kanë kryerë krime e gjenocide mbi shqiptarët dhe ASH e sotme duket dhe është një bandë krimi që funksionon në harmoni të plotë me interesat e atyre që kanë dashur të zhdukin kombin tonë.