Shkruan: Florim ZEQA
Tahir Sinani, figura më emblematike e bashkimit të trojeve etnike
Komuniteti shqiptar në Treviso (Itali), dielën e kaluar me 05 qershor 2016 në lokalitetin Sarone (Santa Lucia-TV), organizoi një Akademi Përkujtimore për pjesëmarrësin e tri luftërave çlirimtare, heroin e kombit gjeneral Tahir Sinani.
Salla e zbukuruar për mrekulli nën sfondin kuq e zi, me portretet e gjeneralit Tahir Sinani në të dyja anët e skenës, e shoqëruar nga të gjitha anët me flamuj kombëtar.
Pas intonimit të himnit kombëtar, nga videoprojektori i vendosur në sfond të skenës shfaqet këngëtari Halit Gashi me këngën kushtuar gjeneral Tahir Sinanit.
Pas përfundimit të këngës, në skenë paraqitet moderatori i këtij manifestimi, studenti i dalluar Halit Cikaqi, i cili fillimisht u shpreh me fjalët; “Kam nderin dhe privilegjin të hap këtë aktivitet,…krahas privilegjit ndjejë edhe një përgjegjësi, sepse të flasësh për heronjtë e dëshmorët e kombit e konsideroj si diçka shumë të veçanet, sikurse është tepër e veçant jeta, vepra dhe ideali i dëshmorit dhe heroit kombëtarTahir Sinani”,…për të vazhduar më pas me prezentimin e mysafirëve të nderit të kësaj akademie përkujtimore; Shpresa Kameraj (përfaqësuese e emigracionit në Austri), Sadete Haradini (veprimtare-Austri)), Ndue Qokaj (kryetar i shoqatës “Sofra Shqiptare”-Lecco), grupi i valleve “Shqiponjat” drejtuar nga Drita Gegaj, Gëzim Muqolli (poet nga Padova), Lumturie Plaku (poete nga Piacenca, Florim Zeqa (analist dhe gazetar), Miradie Avdullahi (poete nga Vicenza), Paulin Kolndreu (sekretar i Partisë Demokristiane, dega në Milanao), Avdi Ajazi (veprimtar nga Venezia), Mejdi Bislimi (veprimtar), Lulzime Diku Majtore nga Dibra e Madhe e shumë të tjerë.
Fjalën e rastit për jetën dhe veprën e gjeneral Tahir Sinanit e mbajti veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare dhe kryetar nderi i UNIKOMB-it, zoti Selim Musaj, i cili e vlerësoj lartë veprën e figurës emblematike të birit të Tropojes-djepit të heroizmit dhe lavdisë kombëtare: ” Duke përkujtuar gjeneral Tahir Sinanin, ne përkujtojmë dhe nderojmë luftën e UÇK-së, komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare,…lavdi dëshmorit të kombit, gjeneral Tahir Sinani, lavdi të gjithë deshmorëve të kombit shqiptar”.
Në vazhdim, përmes videoprojektorit u paraqit një fjalim autentik i Tahir Sinanit në qytetin e çliruar të Prizrenit, i cili ngjalli emocione të papërshkruara tek të pranishmit në sallë.
Me pas me një këngë për Tahir Sinanin në skenë u paraqit Shemsie Gashi me grupin e saj, të ardhur enkas nga Grazi i Austrisë, me origjinë nga Theranda, për të vazhduar më pas me valle tradicionale nga Tropoja të ekzekutuara në mënyrë briliante nga rrupi i valleve “Shqiponjat”, nën udhëheqjen e vallëtares Drita Gega, njiherit edhe presidente e shoqatës me të njëjtin emër në Lecco.
Përseri përmes videoprojektorit u prezantuan pjesë nga jeta dhe veprimtaria e gjeneral Tahir Sinanit, të shoqërur nën tingujt e bukur të rapsodëve shqiptar.
Pastaj në skenë u ftua poeti Beqir Cikaqi, i cili pas fjalës përshendetëse, përcolli edhe një përshëndetje nga konsulli i Kosovës në Vjenë, z. Imer Lladrovci, nga kolegu Ragip Thaqi, nga poetja Mardena Kelmendi, nga veprimtari Muhamet Murtezani, etj,…për të deklamuar më pas me poezinë e tij; “Frymëzim me ajrin e Alpeve shqiptare”.
Me poezitë kushtuar gjeneral Tahir Sinanit prezentuan poetet; Miradie Avdullahi dhe Lumturie Plaku,…përderia me nga një fjalë përshendetëse u paraqitën; Shpresa Kameraj, Gëzim Muçolli, Florim Zeqa, Ndue Qokaj, Paulin Kolndreu.
Monologu “Amaneti ynë – është ribashkimi”, interpretuar nga Driton Kokollari i shoqëruar nga Esaltina Musaj e Fitim Cikaqi si dhe grupi i vajzave; Floriana Spahiu, Klebeta e Vitore Ajazi, Nurie e Dafina Cikaqi dhe Fjolla Jashari,…fanelat në trupin e tyre simbolizonte gjashtë trojet etnike shqiptare; Shqipërinë, Kosovën, Iliridën, Luginën, Malësinë dhe Camërinë,…pjesë e cila u përcjellë me duartrokitje të gjata frenetike nga të pranishmit në këtë aktivitet.
Pas këtij monologu, përseri në skenë u ftua këngëtarja e njohur Shemsie Gashi me Marshin e UÇK-së, për t’i lënë radhën rapsodëve të njohur në mërgatën shqiptare në Itali, Brahim Gashi dhe Memet Jashari me këngën autoriale për Adem Jasharin.
Herë pas here në skenë u paraqitën grupi i valleve nën drejtimin e dy valltarëve të mrekullueshëm Arif Musaj dhe Drita Gega.
Në vazhdën e telegrameve përshendetëse për akademinë përkujtimore, kishte arritur edhe një letër përshendetëse nga Tokio e largët, nga Enver Cikaqi (gjeneral brigade), të cilën e lexoj zoti Selim Musaj.
Në fund ia vlenë të theksohet, se për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti u përkujdesën; zoti Selim Musaj (me arkiv dhe propagandë), Beqir Cikaqi (me ide dhe organizim), Agim Mullosmani dhe Arif Musaj (me skenografi), Muhamet Murtezani (me garderobë), Ilir dhe Arben Nexhipi (me teknikën e zërimit dhe fotografisë),…etj.
Akademitë përkujtimore për dëshmorët e kombit, janë gjëja më e vogël në krahasim me veprën madhore të tyre, vazhdimi dhe çuarja në vend e amanetit të dëshmorëve është detyrim i yni i përhershëm.
Vetëm jetësimi i idealit të dëshmorëve të kombit për bashkimin e trojeve etnike, është përmbushje e obigimeve tona dhe realizim i amanetit të dëshmorëve. Pa përmbushjen e amanetit të dëshmorëve, çdo akademi përkujtimore dhe aktivitet tjetër mbetët i mangët dhe ngushllim i vogël për ne të gjallët.