Nën përkujdesjen e Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, të dielen, më 04 mars 2018, duke filluar nga ora 14:00, në Zofingen të Zvicrës mbahet Akademia Përkujtimore për Masakrën e Tivarit.
Nuk është rastësi që SK i Ballit e ka përzgjedhur klubin Dardania në Zofingen si vend ku do të mbahet kjo Akademi. Klubi Dardania, në Zofingen të Konfederatës Helvetike, është shquar dhe dëshmuar si vatër e ngrohtë e atdhetarëve shqiptarë, në lokalet e të cilit diskutohen dhe miratohen ndihma të shumta për shqiptarët në vendlindje.
Të dashur bashkatdhetarë,
në emër të Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, ju mirëpresim në adresën:
KLUBI DARDANIA
Bleiche – Areal West, 4800 Zofingen
duke filluar nga ora 14:00 – 16:00
Masakra e Tivarit është e domosdoshme që të sqarohet me dokumente dhe dëshmi edhe të personave që janë akoma në jetë.
Masakra e Tivarit dëshmon për genocidin e organizuar nga Josif Broz Tito.
Tito është e domosdoshme të akuzohet për masakrën e Tivarit dhe masakrat e tjera të organizuara kundër shqiptarëve në trojet e tyre etnike, dëbimin, shkombëtarizimin etj.
Padrejtësisht, Tito nuk është akuzuar akoma si kriminel dhe diktator.