SHKRUAR NGA MENTOR THAQI
(Kulla duhet t´meremetohet o Xhafer Deva)
N´mot t´lig s´dihet kah t´çet hesapi,
fryma e rrebeshet godasin,
nderi e thotë t´jeshë vertikal n´përballje,
m´atânë i dilet me një palë mèn
kur don komb e nèron vèn
Një përgjegje t´duhne në shtatë g´juhë Bote
e njâ katrapesë tjera t´rrethit e t´tharkut
borxh e pat i dituni,
e borxh lau i ndrituni
“Jemi me juve, që t´mos jemi me dreqin,
n´shpi t´ème nuk prehen n´besë njerëzit e mi,
hebrejtë i kemi t´jetesës me ta,
t´miren e t´keqen e kemi nda!”!
Po baco, po
Atdheu âsht ma i madh se t´kuqtë,
âsht ma i haptë se “t´zijtë”,
má shumë se kuq e zi, âsht Shqipni
Zhurmave përanash mos ua vnoni veshin,
shikimin përpara e kujdesin mrapa,
ecjen jo zhagas, po n´hapa
Eh, moti muj nrron, po gjurmtë m´èsin,
keq flitet kur keq mènohet
e hilja prej padijes nuk e bindë as t´zoin,
veç se ai që âsht kènë, edhe kur s´âsht ka me kènë
se t´kjènen e ka den baba den
t´shkrueme n´palcë e t´mjellne n´gjen