AHMET ZOGU NUK ERDHI NE PUSHTET ME NDIHMEN E JUGOSLLAVEVE

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Lexova një postim për njëqindvjetorin e Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës (KMKK). Ajo që të bën përshtypje është fakti se edhe në Kosovë u qenka fiksuar ideja se Ahmet Zogu paska ardhur në pushtet me ndihmën e Serbëve. 

Është shtrembërim i trashë i historisë sepse:

Së pari, Partia ku bënte pjesë Ahmet Zogu ka fituar pushtetin me vota në dhjetor 1923, por ishin jakobinët e majtë me në krye Fan Nolin, Ali Këlcyrën etj. dhe ushtarakët Rexhep Shala, Kasem Qafëzezi etj. të ndihmuar edhe nga një pjesë e klerit, që nuk njihnin rrugën demokratike të votimëve, por atë jakobine për marrjen e pushtetit. Ishin ata që bënë kryengritje në qershor 1924. Në dhjetor 1924, me ndërhyrjen e Anglisë dhe jo vetëm, u rivendos legjitimiteti, pra u rikthye qeveria e Iliaz Vrionit. Zogu nuk ishte kryeministër.

Se dyti, po ta kishin sjellë Ahmet Zogun në pushtet jugosllavët (serbët), përse donin ta rrëzonin nga pushteti me kryengritjen e Dukagjinit dhe ta ekzekutonin. Ekziston një plan i shkruajtur prej 25 pikash për atë kryengritje.

Së treti, atë kryengritje e ka dënuar edhe i dërguari apostolik në Shqipëri, Xhovani Della Pietra, në një relacion dërguar Selisë së Shenjtë.

Së katërti, të larguarit nga kryengritja e qershorit 1924 nuk ishin vendosur vetëm në Jugosllavi por edhe në Greqi dhe në dhjetor të atij viti u kthyen edhe nga Greqia. Po Greqia urdhër nga Serbia merrte?!

Ka prova të shumta se në Beograd, në vitet 1920-1930, ka patur një qendër masone-bolshevike që kordinonte veprimet në Ballkan për të rrëzuar qeveritë kombëtare dhe për të instaluar qeveri të majta. Aq e madhe ka qenë influenca e tyre sa ka ndikuar edhe në luftën e Spanjës.

Qeveria e Ahmet Zogut ka qenë nën goditjen e tyre. Fakt janë kryengritja e vitit 1926, levizja e Vlorës, kryengritja e Fierit etj.
___________
Ne foto: Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves, Shkoder 1918.

7 thoughts on “AHMET ZOGU NUK ERDHI NE PUSHTET ME NDIHMEN E JUGOSLLAVEVE”

  1. Se si u rikthye Ahmet Beu ne Tirane dihet dhe eshte plotesisht e provuar. Por ajo qe mua me bene me shume pershtypje eshte konstitucionaliteti i tij. Cdo veprim e ka kryer bazuar ne ligjet e kohes. Fakti qe e lidhi Shqiperine me Italin tregon orientimin e tij perendimor.

  2. Noli , nje mjeshter imadh ne letersi, themelues i Kishes Shqiptare ishte politikan i keq me prirje anarkisto-bolshevike,
    shembelltyra me e keqe ne rrugen e shtetformimit..
    Noli erdhi ne pushtet ne rruge jo legjitime dhe iku me forcen e ligjit .
    A.Zogu gjate 15-16 viteve beri per vendin aq sa nuk bene komunistet e vjeter dhe te rinj se bashku per tre cerek shekulli.
    Mbreti ZOGU I – mbetet themeltari i vertete i shtetit shqiptar.

    Ahmet Zogu – i sapo bere prind tradhetoi Mbretin ZOGU I.

  3. Respekt per Av. Xhafer Sadiku ! Ju me fakte dhe prova provoni te gjithe qellimet dashakeqese te komunizmit te pa bese dhe te korbave te zi 1944-2018 .Kush e beri masakren e Tivarit kunder shqiptarve patriot ?

  4. Ma nxirr pak ate “marreveshje” te lutem… 1 “marreveshje” pa firme dhe pa vule. Edhe une mund ta bej 1 dokument tani sikur kam bere 1 marreveshje me Donald Trump por pa girmen dhe vulen e Tij sa i vlefshem dhe i besueshem eshte ky dokument?!!!!

  5. E verteta eshte se Ahmet Zogu eshte rikthyer ne pushtet me ndihmen e madhe te Serbise por edhe te Anglise, Greqise etj. Kete e deshmojne edhe dokumentet e marreveshhes se arritur ne mes te Zogut dhe ministrit te brendshem te Serbise ne ate kohe Nikolla Pashiqit. A vepruan mire Noli dhe grupi i tij kur e permbysen me force qeverine e Zogut ne qershor 1924, eshte qeshtje tjeter dhe mund te bisedohet dhe analizohet.

  6. Ne radhe te pare ju pershendes RESPEKT per ju.Ne radhe te dyte NUK kam frike te me publikohet Emri im Xheladin Meta PERSE mbeshtes shkrimin tuaj TE VERTETE. AHMET ZOGU BURR SHTETI

  7. Enveri Hoxha me anen e komunistat yougoslave erdhi ne pushtet dhe u lidhe me Titon.Gjithe kushe e diné kushe e shiti Kosoven dhe kushe i masakru qindra Shqiptar te Kosoves(Brigada Ramiz Alisé.)Ne kohén e Zogut Kosova kishte 2 depytet ne Parlamentin shqiptar.Propaganda komunist ka deshtue plotesishte per sa i tkonn kohes mbretnisé.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top