Agim Ramadani, Gjenerali i doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar, UÇK-së

SHKRUAN: HISEN BERISHA, MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKES SE KOSOVES

(Në 20 vjetorin e Betejes se Koshares)

Historiografia e luftërave shqiptare për çlirim nga okupatorët, epoka post Gjergj Kastriotit fillon në 10 Qershor, 1878 dhe ka si ogur bashkimin e Abdyl Frashrit dhe Sylejman Vokshit. Pra bashkimin e pendës dhe pushkës. Në luftën antimillosheviçjane, Pendës dhe urtësisë rugovjane iu bashkua Pushka e Agim Ramadanit, Gjeneralit të doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar UÇK-së.

Kaq mundem me thanë unë sot në këtë përvjetor sepse të tjerat i qëndisi me plumb pushke vet Komandant Agimi.

Në artin modern të pikturës, penda e holle e tij kishte gravuar lindjen e re të një brezi të lirë ndërsa në Koshare me gryken e pushkës e pikturoi fitoren e UÇK-së, e ngjyrosi me gjakun e tij dhe ia dhuroi Kombit Shqiptar për tu mburrë përjetësisht me të.

Krenarë përherë me ty Agim!
Lavdi e nderë deri në përjetësi!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top