ADEM DEMAÇI VDIQ – POPULLI IA BOJKOTOI VARRIMIN

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Populli ia bojkotoi varrimin ! Por, si zakonisht, LDK duhet të paguaj haraçin. Skenar i njëjtë, sikur në luftë!

Për mungesë kohe, lexova disa statuse të miqve. Liri Loshi, në mënyrë virulente akuzonte LDK-në, për bojkot, ndërsa lavdëronte kryetarin e saj, Isa Mustafen, që ia paska kushtuar një shkrim, jo « simbolit » (sipas IK), por elementit (ndoshta) Demaçi. Qenka i bindur se Ibrahim Rugova do të merrte pjesë, përkundër sharjeve dhe ofendimeve në mënyrë të vrazhdë, të egër, të ashpër me të cilat Demaçi në ia bënte parreshtur. Krejt hipotetike ! Përkundrazi, askush nuk pyet, po Demaçi, a ishte në varrimin e Rugovës !?
Pastaj, nëse Rugova ka vdekur, i ka lënë së paku dy pasardhës të gjinisë mashkullore, të cilët nuk banojnë më shumë se 200 a 300 metra larg nga varrezat e Velanisë. Nuk u dukën askund ! Ndoshta s’i kam parë…

Një status të një mikut tjetër – Nexhmedin Spahiu, me të cilin shpesh nuk pajtohem, por e kensideroj si një politikan serioz dhe të zotin, paska shkruar më drejt në raport me LDK (s’e paska permendur fare), por popullin e paska quajtur « shkërdhatë » ! Nexhi, nuk është i ri të mos i kujtohet se si e ka pritur populli (i Ibrahim Rugoves) daljen e Adem Demaçit nga burgu. Ka filmime dhe nëse krahasohet me popullin që i mori pjesë në varrim, lehtë mund të thuhet, se populli nuk është « shkërdhatë » kur të vlerëson drejt.

« Vdekjen nuk ja dëshiroj askujt , por deri të qartësohen shumë gjëra të liga , refuzoj të ngushëlloj » Një tjetër status që nuk të lë indiferent është i Shpëtim Smajl Hajdaraj, të birit të komandantit të Rugovës, Smajl Hajdaraj. Unë e zgjodha vetëm fjalinë e fundit. Kjo fjali dëshmon katërcipshi, ankthin që kanë përjetuar të gjithë pjestarët e familjeve, të cilëve, LPK, në emër të UÇK-së, ua vrau më të dashurit dhe ua shpalli tradhtarë. Adem Demaçi kurrë e asnjëherë nuk e ka thënë asnjë fjalë ngushëllimi, keqardhjeje, apo qortimi ! Heshtja e tij, kam thënë edhe më herët, ka qenë inspirim për vrasësit.

Lexova edhe disa statuse, por ai i Ibrahim Kelmendit (nëse nuk ia ka fut kot) , lidhur me « tallkinin » e Selatin Novoselles, në varrimin e Demaçit, shpreh mashtrimin e gabuar që kishim krijuar për të burgosurit politik, si njerëz më sublim të kombit. Jam i sigurtë që nuk kanë qenë të gjithë të manipuluar, së paku me deshirë nga UDB. Si individ, secilit do t’ia falja me zemer, nëse nga zullumi i UDB-së do të ma kishte pre edhe një dorë. Jam i lumtur që s’kam pse t’i falë askujt asgjë, por dy herë më i lumtur që s’kam nevojë të kërkoj falje nga askush.

Në statusin e tij në FB, Shefqet Jashari Strofci, për të cilin kurrë askush, asnjëherë, s’ka thënë që ka spiunuar dikë në burg apo jasht burgut ; nuk e gjeta asnjë të vetmen germë për vdekjen e Adem Demaçit. Për Shefqetin, idoli Adem Demaçi ka vdekur atëherë kur e tradhtoi Ahmet Krasniqin, një ditë para se ta vranin çakallët e LPK-së dhe SHIK i Fatos Klosit, u deklarua i sëmurë dhe mori pushim mjekësor. Por, dy ditë më pas, në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, u duk në « Barakën » që ia dhuroi Ibrahim Rugova. Adem Demaçi, kurrë nuk i ka shprehur ngushëllime familjes.

Enveristët e Kosovës, secili në mënyrën e vet, me zhurmë e me akuza të ashpra po mundohen të krijojnë kultin Adem Demaçi. Kot !
Nëse nuk gabohem, më duket është një film me titull « Kë s’e vret lufta, e vret paqja » !

Në fund u kërkoj ndjesë, të gjithë atyre që mendojnë ndryshe.

NB : Pasi në varrim nuk ia dhanë fjalën, po e postoj linkun e Xhemajlije Demaçi, se si kjo grua fisnike e përshkruan figuren e Adem Demaçit. Dua të theksoj se Xhemajlijen e kami pasur mësuese në Zhilivodë dhe për gjeneratat e reja (ka banuar te Baci Hilmi Krasniqi dhe ka fjetur me nanen e tij). Askush s’e ka spiunuar nga Zhilivoda ! Edhe poeti Jakup Ceraja ka punuar mësues në Zhilivodë. As Jakupin s’e ka spiunuar askush !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top