Abuzimi nga amoraliteti politik

SHKRUAN: HISEN BERISHA

Lojë e rrezikshme me shqiptaret e luginës. Dhënja e statusit të shtetësisë luginasve, spastrim i luginës nga shqiptaret.
Lojë e pa moralshme dhe tradhti me emocionet e shqiptarëve ne lugine.

As edhe diktatori me monstruoz i shekullit 20 nuk manipuloi me shqiptaret e Kosovës kur ishim nën sundimin asimilues nën serbi, siç po pretendohet të veprohet me shqiptaret e lugines sot. Duhet theksuar se as edhe regjimi komunist diktatorial I shekullit me të errët të shqiptarëve, nuk bëri gabimin abuzues te cilin po pretendohet të bëhet sot, t’iu epet status shtetësie dhe të joshen për të jetuar me leje të përhershme në Shqipëri, siç po pretendohet të abuzohet me shqiptaret e luginës sot dhe mundësimin e marrjes se dokumenteve dhe qëndrimin e përhershëm në Kosovë.

Imagjinojeni sikur ne kosovarëve apo shqiptarëve të Kosovës të na jepej status shtetësie në Shqipëri dhe të na lejohej shpërngulja në Shqipëri dhe qëndrimi i përhershëm atje. A do të kishim sot Kosovë dhe identitet shqiptare të Kosovës e të mos flasim për identitet territorial, politik dhe shtet të njohur ndërkombëtarisht.

Kjo lojë e rrezikshme me shqiptaret e luginës, do ti shërbej vetëm Beogradit dhe argatët e kësaj ideje janë bashkëpunëtor dhe argat veç të politikave (garashaniniane, cubrilloviciane e qosiqiane) që bënë dekada më parë e me theks në shekullin e kaluar me joshjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës për në Turqi.

Shqiptarët e luginës apo përfaqësues të tyre, po abuzohen për mbijetesa politike të liderëve kosovar që trashmë iu është harxhuar rruga pulitke dhe po kapen edhe për çështje që do e dëmtojnë identitetin e territoreve të banuara me shqiptar e që ënde mbesin nën sundimin e popujve e shteteve fqinje që ënde s’kanë gatishmëri të përmbushin liritë edhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të atyre trevave dhe ndesh me parimet e të drejtës se vetëvendosjes për popujt.

Populli i luginës duhet të ruaj dhe krijoj e ndërtoj identitetin e vete aty ku takon historikisht dhe tradicionalisht në trevat stërgjyshore, historike dhe politike.
Pra, është në moralin dhe detyre politike e lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë që të inkurajojnë shqiptaret e luginës që të qëndrojnë në trevat e tyre dhe te mbështeten edhe me financime shumëdimensionale për konsolidimin institucional dhe zhvillimin e jetës në aspektin administrativ politik në luginë.

Qeveritë, shqiptare dhe kosovare nuk duhet të lëshohen në veprime kurtuazie, emocionale e folklorike, siç janë ndarja e shumave që kapin shifrën e mjeteve që shpenzojnë për reprezentacione nga postet e tyre politike lidershipi i këtyre qeverive.

Nuk mbështetet lugina duke ndare shuma mjetesh sa për folklorizëm e që nuk japin asnjë zgjidhje. Përkundrazi behën vetëm sa për tu dukur patriot folkloriste të ushqejnë egon e tyre patriotike.
Është plotësisht spekulative, kur dihet fakti se përkundër kërkesës së tyre, pra të banorëve të luginës dhe përfaqësuesve të tyre institucional se nuk iu janë ofruar as edhe abetare të gjuhës shqipe qoftë edhe përkundrejt pagese, e si mund të flitet e pritet për një mbështetje zhvillimore të kësaj treve.

Kemi pasë në luginë edhe disa vizita abuzive të lidershipit të Republikës së Shqipërisë, me konkretisht Kryeministrit Rama dhe përveç folklorizmi gjirokastrit me dore pas qafe dhe iso labe, nuk beri gjë tjetër.

Apo nëse i referohemi vlerësimeve inteligjente dhe konspirative , ajo vizite apo vizitat në Beograd ishin vetëm për të krijuar një korridor të ri të qarkullimit të trafikimeve të ndryshme drejtë Evropës, meqë rrugët e trafikimit përmes detit u mbyllen nga historia e rënies se avionit Italian.

Po këtë vizitë abuzive dhe lojë me emocionet e popullatës se ekzoduar të Çamërisë që nga luftërat ballkanike 1913 dhe me theks të luftës së dytë botërore, bëri edhe presidenti i Shqipërisë në Greqi. Ky komunitet është model ndaj të cilit duhet të marrin mësim luginasit, se çfarë do të thotë nëse iu jepet statusi i shtetësisë se Kosovës apo Shqipërisë dhe leje qëndrimi e përhershme në Kosovë.

(Çamet kishin një fat afatshkurtër deri ne vitin 1951 deri kur qeveria britanike nuk lejoi tu epet status dhe i mbështeti të mbijetojnë brenda Shqipërisë në jug ku ishin shpërngulur. Por fatkeqësisht partia komuniste e kohës në marrëveshje me komunistet grek, bënë një pakt të tipit të “traktatit të Bernës” dhe iu dhanë statusin e shtetësisë Çamëve të cilët me kurrë më nuk munden të kthehen në trevat e vatrat e tyre edhe pse çështja çame është e gjallë. Këtë e nuhaten komunistët shqiptarë ne vitin 1984, por ishte shumë vonë për të rikthyer situatën një Shqipëri e varfër ndaj një Greqie superfuqi ekonomike dhe ushtarake). 

Model i një gabimi të tillë janë edhe shqiptarët e malësive të Plavës e Gucisë, Ulqinit e Tivarit dhe Tuzit, që lëvizen drejtë Kosovës në kohën e sundimit serbo jugosllav në Kosovë dhe iu dha të gjithëve e drejta e qëndrimit të përhershëm në Kosovë dhe sot ato treva nuk kanë më identitet shqiptarë në aspektin demografik as dhe toponimistik, përveç se historik dhe arkeologjik.
Edhe kjo vizite e Presidentit, vlerësuar nga referime inteligjente dhe konspirative , del të jet në mision të hapjes së një korridori mesdhetar për trafikimet fitimprurëse të cilat po u japin fuqinë financiare për të qëndruar në pushtet përmes abuzimit të votës së qytetarëve të dorëzuar para varfërisë.

Pra, fatkeqësia e popullatës se trevave shqiptare në Serbi, Greqi, Maqedoni e Mal të zi, ndaj përkujdesit politik nga shtetet amë e bijë, është pre e spekulimit abuzues. Duhet një zgjim kombëtarë për t’iu thëne stop veprimeve politike abuzuese në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve ngase politika dhe krimi po bashkëjetojnë në të njëjtin territor,

Si komb e kemi ndërtuar tani më një shkollë dhe filozofi politike për zgjidhjen e problemeve politike të popujve të okupuar dhe pa identitet territorial shtetëror dhe politik. Ketë shkolle e kemi testuar tashme me Kosovë dhe duhet vetëm gjetja e liderëve të ndërgjegjshëm që dinë ti shtyjë këto politika përpara, gjithmonë duke qëndruar të lidhura për identitetin tone kombëtar.

Fatkeqësisht këta që po u dalin në ballë këtyre nismave sot, rezultojnë të jenë tërësisht abuziv dhe lexueshëm në kundërshtim me interesat tona kombëtare.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top