Shkruan: Dibran Gashi
Kah t’ia mbajmë?!…
Nganjëherë po më grish mendja se me këtë paraqitjën tonë publike të sinqertë, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, më shumë po gdhendim në këmbën tonë se sa që po kemi ndonjë ndikim minimal pozitiv në proceset mbarvajtëse për mendje(tru)kthjelltësi të këtij mileti e këtij pushteti për t’i orientu gjeneratat e reja dhe qytetaret dhe për t’ua hap sytë për në mbarësi shoqëroro-politike me përspektivë prosperuese drejtë vlerave të mirëfillta shtetndërtuese, kombëtare dhe integrimeve evroatlantike.
Kështu sikur po i mbyllim vetes dhe familjeve tona çdo mundësi prosperimi të merituar material për ekzistencë normale, sepse ata (pushtetareë e politikanë) që po i kritikojmë me të drejtë, me fuqinë e tyre vendimmarrëse po na hakmerrën dhe janë të gatshëm ta na hakmerrën kudo (në çdo sferë të jetës) ku po përpiçemi e do përpiçemi që me mundin dhe meritën tonë e të familjarëve tanë të mbijetojmë.
Antivlerat kanë në dorë fuqinë e pushtetit, politikës dhe vendimmarrjës për fatin tonë të brishtë e të atdheut filiz në masë më të madhe, për të cilët interesi i tyre, familjës së tyre dhe klanit të tyre është mbi çdo interes kombëtar e atdhetar, paçka se çirrën, përbetohen e krekosën deri në kup të qiellit për patriotizmin e tyre kulminant…!
E vetmja mundësi për interesin përsonal e familjar është t’u bëhesh vegël të fuqishmëve që po na sundojnë, ose të luash dyfytyrshin, lajkatarin apo servilin…!
Tashmë, në kohra të tilla dhe rrjedha të tilla negative që na u imponuan, nuk do fajësonja cilindo mik a njeri të mirë që thenë parimet e tija nerëzore, profesionale e intelektuale, kur atij dhe familjës së tijë i rrezikohet ekzistenca dhe përsektiva e të mbijetuarit.
Po e them me sinqeritetin më të madh: Nuk mund ta përjashoj as vetën time në kësi rrethanash, me keqardhje dhe në kundërshtim me unin tim…!
Na thuani o vëllazni kah t’ia mbajmë në rrethana të tilla trishtuese dhe lajthitëse të shoqërisë tonë në të gjitha sferat e jetës politiko-shoqërore dhe ekonomike në tërësi?