SHKRUAN: ISMET HAJRULLAHU
Sipas një raportimi te Gazetës Blic, një afishe që është siguruar po nga kjo gazetë e që po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtes e Qeverisë së Serbisë ka filluar të ftojë serbët për Mobilzim Ushtarak.
Në ftesë mes tjerash thuhet:
“Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetmbrojtje Lokale…
Kjo afishe e qeverise serbe për mobilizimin qytetareve serb , është edhe nje tregues që Serbia seriozisht i është kthyer marrëzisë dhe gjakderdhjes në Gadishullin Ilirik.
Agresioni rus në Krime, futja e trupave ruse rrufeshëm në Siri dhe gjendja pështjelluese në BE, kanë trimëruar së tepërmi Serbinë.
Serbia në fakt , nëpërmjet dialogut me Kosoven , ka arritur të bleje kohë për ta rimarrë veten nga humbja që i shkaktoi fillimisht Kroacia, e me pastaj UÇK-ja dhe forcat e NATO-se . Koha e ketij armpushimi të gjatë , me sa po duket , është në perfundim e sipër …
Me një armatim rus , tepër të sofistikuar, Serbia e ndjen veten sot të gatshme për të rihapur edhe një luftë te tretë në siujdhesën Ilirike.
Kosova , sigurisht do te jetë tabela e parë, që Serbia do mundohet ta godasë me të gjitha forcat që ka në posedim , sepse Serbia për asnjë moment , nuk ka pushuar luftën kunder Kosoves dhe shqiptareve në përgjithësi. Realisht, që nga viti 1999 e deri më sot, ishte vetëm një nje armpushim i gjatë!
Askush sot , me përjashtim te ndonje “analisti shqiptar” që tërë kohën, që nga pas lufta , kanë bërë punen e djallit , duke propaganduar dhe nxitur një urrejtje ndër shqiptarë , nëpërmjet tendencës për krijimin e një kombi të ashtuquajtur kosovar, dhe krejt kjo propagandë e tyre e neveritëshme ishte dhe është në perputhje me historigrafinë dhe politikën shoviniste, të vëllazërisë ,sllavo- ortodokse !
Duhet theksur se deklaratat e presidentit te zgjedhur Trump,se Aleanca e Veri – Atlantike eshte demode , eshte edhe nje tregues tjetër , që Kosova duhet ta kapërcejë bllokimin që bëjnë deputetet serb në Kuvendn e Kosovës , per krijimin e Forcave te Armatosura Keto forca me mbështetjen e aleateve tane te natyrshëm si SHBA. dhe Gjermania , do të ishin një garanci per qytetarët e Kosovës ,se integriteti dhe sovranitetin i vendit do të ishte I paprekshëm , dhe ne te njejten kohë do të përbënte një digë të fuqishme e te pakapecyeshme ne Ballkan në mbrojtje te vlerave e të civilizimit evropiano-perendimor .