A kishte FARK?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, ANËTAR I KRYESISË SË BALLIT N’MËRGIM

Kjo eshte pyetja me budallice qe mund të behet. FARK kishte, perndryshe nuk ka pasur nevoje të oraganizohet (Mos)marreveshja e Oslos. Pasi deshtoi kjo marreveshje, MM i formoi 3 brigada operative dhe ushtaret e dhane betimin me 21 qershor 1998. Brigada 134 e zhvilloi Betejen e Loxhes ne krye me Tahir Zemajn.

Veç ketyre 3 brigadave, MM e formoi Divizionin Skenderbeu me 6 regjimente balliste. Ata ushtarë dhe komandantet e tyre jane gjallë.

Ndersa brigadat 131, 134 dhe 131, u shndërruan ne G3 dhe komandant i saj ishte Rrustem Berisha, i cili për t’i ikur vellavrasjes, sipas infomacioneve të mia, koketoi edhe me SHP të UÇK-se dhe Komandantin e FARK-ut, por s’i respektoi kurrë urdherat e tyre. Ne te vertete, me 15 prill 1998, Agim Ramadani donte ta marrë komanden e G3 dhe të niset ne 3 drejtime: 1. Peje-Istog, 2. Drejtimi Drenice dhe 3. Drejtimi Gjilan.

Por, vrasja e tij dhe menjehere pas tij e Salih Çekajt, pamundsoi realizimin e ketij plani dhe G3 nuk mundi të shpallej Shtab i Veçantë. Ne kete kombinim, Rrusta nuk ishte planifikuar as zevendes i Agimit. Kete version e di Rrusta edhe Xhafer Gashi. Ndoshta e di edhe Hafir Hoxha, por s’jam i sigurte. Të tre keta të fundit jane gjallë.

Për me detalisht lexoni librin « Vjeshta shqiptare » e autorit Rifat Haxhiu, ish-drejtor i Drejtorise Informative të FARK-ut.

Për t’i parapri dites se 21 qershorit, dhenies se Betimit të ushtarit, Jakup Krasniqi, përgutshem e kopjon, e shkurton dhe modifikon Betimin e Ushtrise shqiptare dhe paraqitet publikisht para opinionit me 13 qershor.

Pastaj, duke u bazuar ne Drejtorine Informative të MM, SHP e formon Drejtorine Politike ne krye me HTH.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top