A JEMI DORËZUAR?

SHKRUAN INDRIT VOKSHI

Askush nuk beson më se do të mundemi të kemi Liri e Demokraci.

Shqiptarët janë dorëzuar, sepse panë me sy pronën duke u zaptuar, votën duke u vjedhur, drejtësinë duke u shitur, flamurin kombëtar të poshtëruar, taksat që merren nga puna e njerëzve i panë duke u grabitur për të ndërtuar vila, blerë makina, shkolluar fëmijët jashtë e duke e lënë Shqipërinë në koma. Të varfër, pa arsim, pa drejtësi, pa rend e siguri, pa mundësi që shqiptari ta realizojë në Shqipëri projektin e tij për jetën.

Cili është shpëtimi?

Askush të mos presë që Shqipëria të ndryshohet prej po atyne që e masakruan.

Por secili që e do ketë vend, që ka respekt për vujtjet e këtij populli, që nderon sakrificat e paraardhësve tanë të cilët u munduan me libra por edhe u vranë në luftra për të mundsuar që të kemi një shtet, ku të ndërtojnë dhe të mbrojmë paqen tonë, ekonominë tonë, fenë tonë, kulturën dhe traditat, krenarinë dhe karakterin shqiptar, duhet sot të ndihet përgjegjës në vetë të parë, për ta ndryshuar Shqipërinë.

Çdo ditë të jetës, secili, duhet të punojë për ta çliruar shqiptarin nga dominimi i togave anti-shqiptare në politikë, në administratë, në drejtësi e në media, që e pushkatojnë dhe ripushkatojnë Shqipërinë sa herë që ajo tenton të ngrejë krye; që po e shpopullojnë atë, duke vu në rrezik ekzistencën e kombit shqiptar në Ballkan. Dhe ky nuk është rrezik si çdo rrezik.

Kështu, shqiptarët nuk duhet ta shohin njani-tjetrin si armik, por t’i shohin ata si armiq të përbashkët.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top