SHKRUAN: INDRIT VOKSHI
A iu kujtohet?
Në vitin 2014 Edi Rama në Beograd në konferencë me Aleksandar Vuçiç, dekraroi se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Kjo u paraqit me bujë, orkestër e daulle. Turmat u nxitën nga media për tu eksituar dhe u fallcifikua mendimi se Edi Rama është lider patriot i cili ua thotë në sy në mes të Beogradit.
Ajo dekleratë pati pakgjë të jashtëzakonshme, mirëpo harbimi i turmave, fryerja në emisione televizive për ta paraqitur Edi Ramën si politikan i cili ka bërë aktin që ska bërë askush para tij, stë jepte mundësi të kundërshtoje e të thoje të vërtetën: Është lojë!
Beogradi vetë u interesua që ta promovonte dhe t’i vishte Edi Ramës kostumin e patriotit guximtar. Kjo sepse Beogradit i interesonte që politikani me të cilin do të arrinte marrëveshje për ndarjen e Kosovës të kishte namin si patriot. Për tia lehtësuar punën vetes dhe për tia forcuar pozitat Ramës në sy të shqiptarëve.
Nuk vonoi shumë dhe perdja ra. Doli e vërteta. U zbuluan qëllimet dhe u shpjegua edhe konferenca e Beogradit ku Rama “ua plasi në sy”. U hodh idea për shkëmbim territoresh. Rama e Thaçi lëshuan studio më studio gazetarët e tyre për të argumentuar pse ndarja e Kosovës është diçka e mirë. U paraqit si plan të cilin e mbështesin SHBA-të.
Mirëpo Eliot Engel, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, pra njeriu kryesor i diplomacisë së Kongresit, vizitoi Kosovën dhe u deklarua kundër këtij projekti.
Ndërkohë mbrëmë u publikua një bisedë e përgjuar e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili deklaron se projekti për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është projekt i Rusisë i mbështetur edhe nga Turqia, sepse Putin e Erdogan, sipas Zaev, duan ta përdorin ketë si precedent për rastet e Qipros dhe Abkhazisë.
Edi Rama dhe Hashim Thaçi, luajnë për realizimin e projekteve të Vladimir Putinit dhe Rexhep Taip Erdoganit. Jo të projekteve të NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Nëse ata duan të rradhiten dhe të na rradhisin me atë pol pushteti, me Putin-Erdogan, kanë të drejtën e tyre. Le të paraqesin një orientim të ri gjeostrategjik, të deklarojnë se tashmë i përkasim boshtit Moskë-Pekin-Ankara e jo NATO-s e BE, e se ky bosht është më me interes për shqiptarët dhe le ta shqyrtojmtë. Nëse ata me ketë propozim zyrtar e transparent arrijnë të votohen, iu lumtë. Kjo dmth se shqiptarët duan atë bosht.
A këta përmendin çdo ditë NATO, BE, SHBA, ndërsa nga ana tjetër punojnë për realizimin e objektivave të Rusisë.
Nëse ska tradhëti, pse e mbajnë të fshehtë? Nëse ska tradhëti pse nuk argumentojnë se cili është përfitimi për shqiptarët dhe për NATO-n nga një marrëveshje e tillë me Rusinë? Nëse ska tradhëti, pse përdorin në publik emrin e SHBA e BE për të maskuar projektin e Rusisë?