A eshte Lazarati sa Rusia?

Shkruan: Rexhep SHAHU

Sa Lazarata ka sot Shqiperia… Nuk na ben pa Mujo e Halil, pa Krajla perballe. Nuk na ben pa det me dallge e pa stuhi, nuk na ben pa lufte. Kur s’ka e shpikim. Stuhine e bejme ne gote. Mujin, Halilin e Krajlin e bejme ne lajme neper televizione kur mrrolen, mallkojne e kerleshen politikanet dhe gazetaret qe besojne se jane vrella e te vertetave tona.

Viktimat kur duam i bejme heroj, kur nuk duam i bejme numra. Nuk na ben pa shpike lajme dhe pa ia shite botes. Nuk na ben pa shpike lufte, pa mbjelle urrejtje. Nese nuk shesim lajme vendi jashte me lufte te brendshme, te gjithe kujtojme se u shuam si fare e si rrace dhe na hyjne te dridhmet. Duam te kemi ISIS patjeter, te jemi ne vorbull patjeter. Keshtu duam t’i biem ne sy Amerikes.

Duam te jemi pordhe e madhe ani se jemi bythe e vogel. Nga lufta e fjaleve Lazarati del me i madh se Rusia. Qeveria eshte gati te kerkoje nderhyrjen e NATO-s, te kerkoje mbledhje te Keshillit te Sigurimit… Nuk jetojme dot pa nje lufte imagjinare se luftes se vertete i ikim si koleres shtate vjet drite larg. Bejme sikur, vetem bejme sikur. Te gjithe syte nga te jashtmit, a na pane te jashtmit, a na degjuan te jashtmit, a u pelqyem prej te jashtmeve, a po u pelqen lufta jone e shpikur ne Lazarat atyre te jeshtmeve.

Vetem nje gje ka mbete shteti pa ua shpike lazaratsve : ti quaje e ti shpalle te gjithe lazaratsit pederasta. Po po, vetem kjo ka mbete pa shpike. Po te mos ishin shqiptare rrenje ata lazaratsit, do te trajtoheshin ndryshe nga ne qe pakicat i mbajme ne kupe te krese. Nuk eshte Lazarati sa Rusia. Nuk ka bombe berthamore aty. Nuk ben te jetoje nje fshat ne kontroll policor mbi nje vit. Nuk rriten normal femije qe shohin perdite ne udhe police me arme, gra qe shohin perdite ne udhe police me arme, qe kontrollojne perdite.

Shteti qe eshte shtet kryen pune dhe nuk mbjell dhune perdite, nuk terrorizon perdite e perdite e perdite. Eshte anormale qe te dergosh me shume police se sa ka banore fshati, eshte qesharake, eshte me vajtue shtetin, me talle shtetin.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top