Shkruan: Sinan Kastrati
Ka pak filma për Nëntorin!
Ka edhe më pak filma për kolosët, dietarët, atdhetarët që i bënë Nëntorët të kuq si gjaku, për Shqipëri e shqiptarë.
-PO nuk ka asnjë film për ushtarakët që nga SKENDERBEU e deri te Koloneli Ahmet Krasniqin, që flitet e lidhet për Nëntorin, për FLAMURIN. Nuk ka as për Adem Jasharin, përveq filmave e reklamave komerciale
Krahas Metush Krasniqit nga fshati Dajkoc i komunës së Kamenicës, pasardhësi i tij, kolonel Ahmet Krasniqi meriton më tepër se gjithkush tjetër një nderim për angazhimin e madh në krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Meriton dhe e ka hak një fjalë të mirë, një lule të freskët, një përmendore dhe një varr në Kosovë.
Po bëhen 18 vjet e as edhe përpjekjen më të vogël nga institucionet e Kosovës, që së pakut për Festa, Familjarët, të Afërmit e Bashkëluftëtarët e Kolonelit ta përshëndesin Komandantin e tyre me një Përshëndetje Ushtarake e me Hymnin e Flamuritme, me një tufë lulesh te varri, aty ku Ai duhët ta ketë varri, në vendlindje, në Kosovë.
Nesër, e shtunë, 26 Nëntor 2016 , do të shohim një film, fimin e Parë për Kolonel Ahmet Krasniqin.
Edhe ky film nuk është ndihmua e as u përkrah nga institucionet e Kosovës edhe pse kryeministri i tashëm, Isë Mustafa ishte ministër i financave e ”kolegë” me Kolonelin.
Filmi u ndihmua nga Shoqata Humanitare “Sali Çeku” me seli në Zvicër, në krye me Saim TAHIRAJN që kontribuan me mjete financiare për realizimin e këti filmi sa të qëlluar aq edhe të nevojshëm.
Fatkeqësisht, institucionet e Kosovës, për të cilat i njohi dhe punoi Koloneli, nuk e panë të arsyeshme që të bëjnë më shumë për Kolonel A. Krasniqin se sa nga një fjale goje nëpër fushata parazgjedhore.
Po, nuk është vetëm Kolonel Krasniqi, i cili u mundua ta bashkoi faktorin e ushtarak e që bëri punë të mirë e luftë të drejtë për Lirinë e Kosovës. Numri i atyre që duhët përmend për këtë Nëntor dhe për Festën e Flamurit, 28 Nëntor shkon në radhë të parë te Familja e Mixhës Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës, për djemt, Hamzën e Ademin dhe antarët e tjerë të familjes dhe dëshmorët, invalidët, ushtarët e popullin i thjeshtë i Kosovës.
Prandaj me këto pakë fjalë, kisha dëshirua që Familjeve të Heronjëve, Eprorë veUshtarakëve e Ushtarëve të iu uroj 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit !
Dasht Zoti e Nëntorët e tjerë i presim më mirë, më të bashkuar, me Ushtri Moderne siq e dëshiruan dhe punuan Kolosët, Ushtarakët, Kolonelët: Ahmet Krasniqi, Ministër i Luftës dhe shumë e shumë të tjerë.
Lavdi Heronjëve të rënë!
https://youtu.be/W6XVD1mFzVw