A e gëzojnë mbështetjen e Christopher Hill, shefi i BIA-s Vulin dhe shefi i sigurisë ruse, Patrushev?

Ambasadori i SHBA-ve, Christopher Hill, që nga rikthimi në Beograd, qytetin në të cilin e ka kaluar periudhën e rinisë, është treguar shumë i kujdesshëm që të mos lë asnjë dyshim se kujt i jep mbështetje në raport me çështjen ende të pazgjidhur të veriut të Kosovës.

Ai, me një zell të papërmbajtur dhe shpeshherë me qortime të paarsyeshme, ka kërkuar urgjentisht që qeveria dhe institucionet e Kosovës të implementojnë planin për një Republika “Wagner” në veri të vendit. Kjo qasje e z. Hill ndaj Kosovës nuk e habitë askend, përpos ata e ato që i preokupon politika ditore dhe nuk posedojnë fare mbamendje historike. Për lexuesit tanë, rikujtojmë fundvitet e 90-ta të shekullit XX, kohën kur plani i z. Christopher Hill për autonominë e Kosovës në kuadër të Serbisë u hodh në plehun e historisë. Shkaqet dihen, pasojat i vuajmë ende, kurse hakmarrjen aktuale besojmë se nuk ia kemi borxh! Mjaft kemi vuajtur e kemi derdhur gjak! Duam paqe pa kushte dhe një shtet të mirëfilltë europian. Jo një krijese të re sikurse Bosnjë e Hercegovina. Jo më eksperimente me fatin tonë. Qeveria e KS dhe institucionet tjera, nuk e kanë asnjë arsye të vetme të nguten dhe të implementojnë projekte që e minojnë shtetbërjen europiane të Kosovës.

Vulin dhe Patrushev minojnë paqen europiane

Vizitat e Aleksandar Vulin në Rusi dhe vendet arabe kanë një synim të përbashkët. Këto vizita i sherbejnë koordinimit të veprimtarisë për destabilizim dhe minim të paqes europiane, veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi, RMV dhe Shqipëri. Përpos një deklarate pa asnjë vlerë të vetme, gjykuar sipas pasojës që la ajo, çfarë bëri tjetër ambasadori Hill që të shmangë një zhvillim të tillë ngjarjesh? Presion Kosovës! Pse? Cila është arsyeja e gjithë këtij presioni dhe gjithë kësaj ngutie? Mos vallë një front i ri në Europë, apo një përpjekje për pasurim të shpejtë të urdhërdhënësve, përmes grabitjes së dhunshme të pasurive nëntokësore të Kosovës?

Pse, kush dhe me cilat argumente po e kërkon një gjakderdhje të re, një “Republika Wagner” në zemër të Europës?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top