SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Misionares së Albinit
Sa herë politikanët e regjimet e Tiranës ndiejnë rrezik, i ftojnë vasalët e Kosovës për vizitë “në shtetin amë” për t’iu hipur pak sa për t’ia rregulluar vetës imazhin. Tash që Edi Rama ka mbetur keq pa vëllain e vogël, i cili ka përfunduar në Hagë, meqë me Ramushin, Isën e sidomos Albinin, për hatër të Vuçiqit i ka raportet e ngrira, do të mundohet ta shfrytëzojë vizitën e Vjosës në Shqipëri. Kjo për nevoja të veta dhe të egoizmit, pas ndarjes me LDK-në, mezi ka pritur të shkojë për t’iu marrë dorë “vëllezërve të mëdhenj” aq edhe për t’ia shkrirë akullin Albinit, i cili për shkaqe kryeneçësie dhe të demagogjisë i ka ngri me Edin. Ç’mision i shenjtë …!
Mrekullia kurrë nuk ndodh në Shqipëri
Përndryshe, fëmijët, e rrahur e të gjakosur të Shqipërisë së këtyre ditëve nga regjimi gjakatar policor i Edit , është dashur ta presin Vjosën me protesta, sidomos kur të shkojë bashkë me Ruçin te varrezat e dëshmoreve, i cili thotë: “Pushteti merret me pushkë e mbrohet me pushkë”. Nëse nuk shkon me Ruçin, atëherë së paku ta bëj një gjest të mirë që do t’i ngjante gjestit të Rugovës, i cili në vitin 1991, kur komunistët i kishin kërkuar te vendoste lule te varri Enver Xoxes, kishte lëshuar një buzëqeshje të lehtë dhe ia kishte kthye shpinën. Prandaj, me Rudina Hajdarin do duhej të vendos një kurorë te varrin i Azem Hajdarit-pishtarit të demokracisë.
Moment shumë interesant do të jetë takimi me Edin për të cilin janë të gjithë kureshtarë. Madje edhe Prof. Mr. Dr. Enver Bytyçi, i cili nga inati që Thaçi e ka përzënë nga Universiteti i Prizrenit, është në gjendje ta ndez flakë Kosovën, sidomos LDK-në, pasi është i bindur se aty zihen intrigat kundër pulenëve të tij, Albinit dhe Vjosës. Vetëm nuk dihet cilit po i mungon Thaçi më shumë për të ushtruar protagonizmin e mjerë: Albinit, Vjosës apo Prof. Mr. Dr. Enver Bytyçit, të cilin s’e pyet askush për asgjë në Shqipëri. Mbetet të shihet se a do ia arrijë Vjosa t’ia shkrijë akullin Albinit me Ramen, pasi Dega e Vetëvendosjes nuk po mund ta merre në duar të veta protestën e adoleshentëve të Tiranës, ngase nuk po “dinë” të sakrifikojnë ndonjë Man Balaj apo Arben Xhaladin, sikur Albini. Kështu edhe LVV e Shqipërisë do t’i kishte heronjtë e vet.
Çelësi i Tiranës apo i Kallashnikov Bregoviqit
Pasi Sorroistit të gjeneratës së tretë të politikanëve shqiptarë të Tiranës, Erion Velijajt, po i duhet një “motër” kosovare për mandatin vazhdues për Bashkësinë e Tiranës, paska vendosur që “motrës” së vogël t’ia zbukurojë gjoksin me një ornament të rrallë. Dhe “motrës” s’i ka mbetur tjetër vetëm nën tingujt e këngës Kallashnikov të Bregoviqit, që i vjen era gjak, ta pranojë me krenari çelësin nga vëllai Erioni!
Ose, së paku këtë, pas vizitës së memorialit (jo Mauzoleut) të Gjergj Kastriotit në Krujë, Vjosa nuk është dashur ta përdhosë me këtë çelës!