SHKRUEN: HAKIK MENA
Kur pash ket pankarte te shkruejtun me shume te drejte prej studenteve si proteste ndaj amabasdorit te OSBE-se ( i cili haptas ashte tu mbajte anen e hajnave e kriminelve ne pushtet) e qe shkruan: “Borschard shame on you”, e qe perkthehet pak a shume ; “Borschard te kesh turp”, thash me vete Hej Zot i Madh Shyqyr , ma n’fun filluen te pakten te rinjte me dale jashte guackes se politikes JARGAVITESE e totalisht NENSHTRUESE ndaj te huejve.
Kjo per mu, edhe pse e vonueme, ashte e vetmja shenje pozitive e shoqnise shqiptare gjate keti tranzicioni, pra ashte nji lloj drite ne fund te tunelit( shprehem keshtu se gjysma tjeter ashte e tulatun prej helmit te etneve te tyne), por shpresdhanese, se tashma, te rinjte jane tu u rrit te ndergjegjesum e pa komplekset e komunizmit e te tranzicionit te tejzgjatun. Me vjen mire qe ne ket teme e ne shume te tjera si kjo qe kane te bajne me çeshtjen kombtare, nacionalisteve, edhe pse nuk ja u japin meriten, tashma ndjehen mire, qe nuk jane ne minorance, e idet e tyne, ndonese ngadale, por jane tu u shendrrue ne realitet.
Njikti Boschardit dhe sojit te tij, qe nuk ja nin per tane kto padrejtsina qe kjo palo qeveri i shkakton shoqnise shqiptare, tue fillue prej deformimit te votes e deri tek kapja peng e tane institucioneve, por jane ta zane tu u merakos me tonin e protestes se opozites ( ne fakt jane te shqetesuem me ndergjegjesimin e shqiptareve ), duhet me ju vu kufinin ke thana.
A e dini çka, thirrja e opozites nuk duhet te jete; e duam Shqiperine si Europa, por ajo qe nacionalistet e kane kerkue vazhdimisht e pa nderpre :
E Duam Shqipnine si duhet me qene ; Etnike, te Lire e Demokratike….Pike !