95 vjeçari nga Peja rrëfen për Masakrën e Tivarit

SHKRUAR NGA HALIL GASHI

Ramiz Brada – Baca Ramë, siç e quajnë Pejanët ketë 95 vjeçar, është dëshmitari i fundit i gjallë i Brigadës plotësuese të nisur nga Peja në janar të vitit vitin 1945 për në Tivar, që pau më sytë e vetë golgotën e Tivarit. Ai, me rekrutët e tjerë të mobilizuar dhunshëm nga autoritetet ushtarake Jugosllave më mbi 50 veta te tjerë vetëm nga Peja arritën në Tivar vetëm një ditë pas masakrës, ku supozohet se u vranë në mënyrën më barbare afro tre mijë shqiptarë. Ai, edhe sot pas afro 75 vitesh e kujton atë se çfarë pau të nesermën e masakrës. Në ajër ndihej era e gjakut – kujton Baca Ramë, kurse në tokë në atë rrugë si lendinë ishin plloja gjaku, opinga të shpërndara, plisa të larë në gjak, herrka (si setra zhguni me kapulaqë) të ulura në gjak, shoka, tirqi, mintona që të gjitha në gjak. Ishte një arenë ku kishte ndodhë një tmerr, një masakër e tmerrshme, por kufoma nuk kemi parë, kurse nga bregu kemi parë edhe plisa në det. Pëshpëritej se aty ishin vrarë mbi tre mijë shqiptarë kujton edhe sot pas afro 75 vitësh Baca Ramë në një rrëfim të tij ekskluziv për 75 vjetor.

Rrëfimi i Ramiz Bradës apo siç e quajnë Pejanët Baca Ramë keto ditë në një rrëfim ekskluziv për 75 vjetor flet për golgotën e Tivarit të cillën e përjetoi një ditë më vonë se ajo ndodhi. Edhe pas pothuaj 75 vitesh, rrefimi i tij të rrenqeth mishin, të bën të ndihesh shumë keq për fatin e atyre shqiptarëve të pa fat, shqiptarëve të mjerë të cilët autoritet ushtarake Jugosllave antishqiptare i morën si tufë kopeje dhe i dërguan drejtë vdekjes, për të shfryer dufin e nacionalizmave serbosllave të të gjitha ngjyrave, ndaj atyre djemve të rinjë shqiptarë kinse të rekrutuar për ushtarë të Asaj armate mjerake Jugosllave.

Më 18 dhjetor 1944 në emër të mobilizimit për ushtri na tubuan neve shumë të rinjëve pejanë, mbi 50 veta vetëm nga qyteti dhe shumë të tjerë nga rrethi i Pejës, na grumbulluan në objektin e Gjimnazit të Pejës dhe aty qëndruam më shumë se një muaj deri sa erdhi nje brigadë ushtarake e quajtur ‘’Bokelska Brigada’’ të cilët pas disa ditëve na rreshtuan për katër dhe u nisëm në këmbë ‘’në rrugëtimin tonë drejtë ferrit’’ kujton në fillim të rrëfimit të tij Baca Ramë. Ndalesa e parë ishte Gjakova ku kemi bërë natën në një shkollë, nga aty të nesërmen kemi nisë rrugën për në Prizren, aty jemi vendosur në një kazermë ushtarake ku kemi kaluar disa ditë, nga ushqimi na kanë dhenë mish pa bukë e pa kripë nga i cili shumë nga ne jemi sëmur. Nga papastërtia, rrobat e pa lara dhe morrat, disa nga ne u sëmurëm edhe nga tifoja, kujton baca Ramë. Ai, më pas kujton se nën përcjelljen e një Brigade Maqedone ‘’Makedonska Brigada’’ na kanë nisur në këmbë drejtë Shkodrës. Kemi udhëtuar tre ditë e tre netë, ajo ishte ‘’rruga e ferrit’’ ngase gjatë këtij udhëtimi nga ana e ushtarëve të asaj Brigade maqedonase janë vrarë shumë shqiptarë, kushdo që lodhej e që nuk mund të ecte, ngase kishte shumë të sëmurë, ata i ndanin në një anë dhe i pushkatonin thotë Ramiz Brada. Ne ishim të paarmatosur ngase me parë na i kishin marrë çdo gjë që kishim, as brisk nuk na kanë lënë të mbajmë. Ne afro 50 sa ishim nga Peja për ta mbrojtë njëri tjetrin nga pushkatimi morëm vendim që të mos e lejojmë që askush të ngeli në rrugë, por t’i bartim më rradhë në shpindë, që të mos lejomë vrasjen e tyre. I kemi bartë në shpindë Alush Kaliqanin e Haxhi Botushën deri në Shkodër thotë ai. Askush nuk e di numrin e saktë të të vrarëve gjatë këtij rrugëtimi tre ditor, por ai numër duhet të jetë shumë i madh kujton edhe sot 95 vjeçari nga Peja, Ramiz Brada.

Në Shkodër kemi qëndruar tre ditë dhe nuk jemi mirëpritë nga popullata vendore, dy nga ne patën ikur nga ajo Brigadë e jona siç e quanin ‘’Brigada plotësuese’’ dhe brenda një ore i kanë kapë autoritetet shqiptare dhe i kanë rrasë në burg ku i kanë torturuar rëndë, ndërsa një epror ushtarak shqiptar në Shkoder, i hipur mbi një kalë të bardhë, kahdo që sillej na quante trathtarë, kujton edhe sot Baca Ramë.

Pas tre ditësh, në një vezhgim të rreptë na kanë përcjellë nga Shkodra për në Tivar sërish Brigada Maqedone dhe në këtë rrugëtim sërish kanë vrarë disa nga ne. Pas një ditë rrugëtimi nga Shkodra kemi mbërritur në Tivar. Në ajër ndihej era e gjakut, në një rrugë të gjerë si një lëndinë me një krua në nje anë, kemi parë plloja gjaku, opinga të shpërndara anë e kënd, plisa të larë në gjak, mintona, herrka (lloj setrash zhguni me kapulota) shoka, tirqi, këmisha të lyera me gjakë, shumë plisa të bardhë edhe një ditë pas asaj masakre notonin në portin e Tivarit, ishte një llahtar i madh, ishim të frikësuar deri në palcë se edhe neve do të pësonim të njejtin fat. Askush nuk dinte saktë se çfarë kishte ndodhë, pëshpëritej si në ajër se paska ndodhë një tmerr, një masakër ku siç mësova më vonë në një qytet „Sushak“ ku pas disa javëve na u bashku njëri i cili kishte përjetuar atë masaker. Sipa atij deshmitari okular, një ditë pa mbërritur ne aty, në Tivar kishin mbërritur afro tre mijë djem të rinjë shqiptarë të rekrutuar për armatë dhe njeri nga ta ka dalë nga rradha për te pirë ujë, të cilin e kishin vrarë ushtarët, aty kishte pelcit sherri dhe sipas një skenari të parapërgatitur kishin filluar të shtënat në masë nga të katër anët, sipas atij dëshmitari okular, në turmë kishte shtënë edhe popullata vëndore duke ditur se ata ishin shqiptarë.

Unë kam vetëm katër vite shkollë, por për mua është e pa kuptueshme pse atë ditë e sot, nga terë ky alamet shkollarësh që kemi kendej e andej kufirit, nuk u zbarrdhë në tërësi Masakra e Tivarit, kurse sot formojmë gjykata të ndryshme për të gjyku ketë apo atë se kinse paska vrarë apo keqtrajtu aty ketu gjatë luftës ndonjë armik, thotë Ramiz Brada dhe shton se atë që unë e pash e kanë parë edhe shumë bashkëqytetarë të mijë që ishim bashkë siç janë: Ramë Kondiqi, Ragip Shoshi,Ragip Muhaxheri, Lami i Muratagës, Tefik Karagjyzi, Bajram Shalani, Shaban Jevriqi, Shaip Muhaxheri, Ahmet Smajli i Mullamusve, Rexhep Zenuni, Tafë Rrustemi,Smajl Bushati e Shaban Sadiku nga Lybeniqi, Bilall Rrustemi nga Strellci, Zymer Binaku i Morines e të tjerë që nuk po i kujtohen, thotë ai.

Nga Tivari kemi shku në Dubrovnik, ku na ka marrë nën mbikqyrje një Brigadë Dalmatine, ‘’Dalmatinska Brigada’’ nga ai moment ndaj nesh ka pushur dhuna. Në pushimoren ‘’Divule’’ të Dubrovnikut na i kanë dhënë uniformat ushtarake, uniforma angleze dhe prej Dubrovnikut kemi udhëtuar në kembë deri në Rijekë, prej nga më kanë dërguar në Postojne si ushtar prej nga kam shkuar në Lublanë Maribor etj. kujton rrugëtimin e tij për tre vjet e dy muaj e 15 ditë. Afro një vit familjarët e mij nuk kanë dijtë a jam gjallë a kam vdekë, kujton Ramiz Brada.

Masakra e Tivarit më ka përcjellë edhe pasi jam kthyer në shtëpi, njerëz të sigurimit të armatës më kanë thirrë në biseda për të kuptuar tërthorazi nga unë se çfarë dijë nga ato ditë të ferrit që i përjetova. Këtë e kanë berë edhe hetues të shërbimit policor të cilët pesë herë më kanë marrë në biseda informative. Por asnjëherë nuk ju dhash të kuptojnë se vërtetë çfarë pashë në Tivar, kurse për vrasjet e bëra nga Brigada Maqedone ju kam folë haptas thotë Baca Ramë i cili tani në moshën 95 vjeçare evokon keto kujtime. Si në mahi më thotë, nuk dua ta marr me vehte pa e thënë ketë rrëfim timin edhe permes mediave, të cilat i falënderon për mundësinë e dhënë që ta publikojë këtë rrëfim për këta breza të sotit.

2 thoughts on “95 vjeçari nga Peja rrëfen për Masakrën e Tivarit”

  1. Shaip Jusufi

    une pak jam marre me tragjedine e tivarit, kam marre pak shenime pata deshire qe te bisedoj permes vyberit me z. Rama per te mi.zgjeruar diturine rreth si ka ngja kjo tragjedi dhe me gjere. une kam nr. te tel 044 250 676 ose ma jepni nr e tije te vyberit te bisedojm ma gjate me z Rama.

    1. Pershendetje, une lexova për disa të fshatit tim, e kishit shkrue Smajl Bushati gabimishtë, baba jem ka qenë Lush Bushati që nuk jeton mo por sikur baca Ramë na i tregojke këtë ndodhi, Tahir Bobin e Lybeniqit e kan vra të ura e Demës akoma pa mrri në Deçan, Tahiri briti ku po na qoni, nese jemi ushtar sipas jush dumë armë, pse ju me armë e na më duer në gjepa, e kan nxerre nga rreshti e i thanë po do komandanti më bisedue mo se kam më sy e pas lufte e kam marë vesh ku është vra, kam klm

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top