91 VJETORI I VRASJES SË MILAN ŠUFFLAY

Shkruar nga Jahja Drançolli

Natën e 18/19 shkurtit 1931, në Zagreb u krye atentati mbi Milan Shufflay, i përgatitur nga regjimi i mbretit Aleksandër I Karagjorgjeviç, një atentat që pati jehonë të madhe në opinionin publik europian dhe botëror. Lidhur me këtë vrasje është i njohur edhe reagimi i shkencëtarëve të shquar dhe personaliteteve të kulturës, si Albert Einstein, Heinrich Mann e shumë të tjerë, të cilët i kishin dërguar një letër Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris. Sipas letrës, kërkohet dënimi për vrasje, si dhe për ushtrimin e diktaturës nga strukturat mbretërore të Jugosllavisë.

Šufflay ishte një nga ithtarët kryesorë të idesë së ndarjes së qytetërimeve sipas “Linjës së Teodosit” nga viti 395. Ndërsa në botën shkencore ai u bë i njohur për veprat e tij kapitale në fushën e albanologjisë: “Acta et diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I-II ”(“ Akte dhe diploma që ilustrojnë ngjarjet në Arbërinë mesjetare”, në bashkëpunim me L. Thalloczy dhe K. Jireçek, Vjenë: 1913-1918); “Biologjia e popullit shqiptar” (München, 1916) Gjendja e kishave në Arbërinë paraturke: Zona ortodokse e depërtimit në digat katolike”, (Zagreb-Budapest: 1915/16); “Kufijtë e Arbërisë në Mesjetë” (Mynih-Leipzig: 1916); “Qytetet dhe fortifikimet e Arbërisë, kryesisht gjatë mesjetës” (Vjenë-Leipzig: 19241924), “Serbët dhe shqiptarët” (Beograd-Ljubljanë: 1925), “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”; “Fatet politike të Temës së Durrësit” (Zagreb: 1915); romani historik “Alba Limi” kushtuar princit arbër, Kastandin Balsha (1920), dhe shumë ese të tjera të kësaj natyre.

Me këtë opus të pasur albanologjik të bazuar vetëm në burime historike të dorës së parë, Milan Šufflay ishte bërë pengesë e madhe për realizimin e projekteve madhore antishqiptare, jo vetëm nga strukturat mbretërore jugosllave, por edhe më vonë nga shteti komunist i Jugosllavisë, i cili synonte zbrazjen e territoreve shqiptare bazuar në dëshmitë teoriko-shkencore-historike se shqiptarët janë të pranishëm në territore jashtë Shqipërisë politike vetëm nga fillimi i shek. XVII.

Në kalimin e natës 18/19 shkurt të vitit 1931 është kryer në Zagreb vrasja e Milan Šufflay, e përgaditur nga regjimi i mbretit Aleksandri I Karagjorgjeviq, vrasje kjo që kishte bërë jehonë të madhe në opinionin publik europian e botëror. Lidhur me këtë vrasje është i njohur edhe reagimi i personaliteteve të shquara të shkencës dhe të kulturës, si, Albert Einstein, Heinrich Mann e shumë të tjerëve, të cilët kishin dërguar një letër Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris. Sipas letrës në fjalë, kërkohet dënimi për vrasje, si dhe për ushtrimin e diktaturës nga strukturat mbretërore të Jugosllavisë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top