Shkruan: Daim Hiseni, Kryetar i SHVL të UÇK-së
Shume mire e kishte pas ditur Abedin Zymberi kur parashtroi pyetjet se per cka behet protesta me 9 maj?
Është solidarizim me ngjarjet e dhimbeshme te Kumanoves apo reklamë e disa personave që dëshirojnë të materializojnë dhe të përfitojnë nga këto ngjarje?
Të mos nderohen me 1 minutë heshtje djemat qe humbën jeten me 9 maj, të mos u shprehen ngushllime familjareve te tyre, te mos potencohen pikat kryesore që dalin si pjesë e detyrimeve dhe të tallen me ndjenjat e qytetarit shqiptarë, duke e vënë elementin PARTI përmbi nocionin e shenjte KOMB, kjo nuk falet.
Nuk më mbetet gjë tjetër, pos të them hapur:
Aty ku shqiptari i humb ndjenjat kombëtare, nuk i mbetet tjetër pos perfitimimeve materiale si ushtar i paguar dhe qytetar i nënshtruar i subjekteve politike, qofshin pozitë ose opozitë.
Dje në këto protesta kishte përfaqesues nga gjitha subjektet politike opozitare nga Maqedonia dhe Kosova.
Nëse asgjë tjeter, të paktën sot nderoni Kumanoven duke i vizituar familjaret e vuajtur që i perjetuan traumat e 9 majit, si dhe shkoni të beni homazhe tek varrezat e te rënëve, duke u betuar se Shqiperia një ditë do të ribashkohet, me ose pa dëshiren tonë.