5 Maji simbol i komunizmit dhe pasuesve të tij, Jo simbol Kombëtar.

Shkruan: Artur Roshi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat

5 Maji

Vazhdimi i Festimit të ditës së dëshmorëve në datën 5 maj është jo vetëm një reminencë nga e shkuara por edhe një provë e pastër e mos dekomunistizimit të shoqërisë e mbi të gjitha të politikës shqiptare. Eshtë e dhimbshme të shohësh krah të politikës të shkojnë ende në 5 maj në varrezat e dëshmorëve dhe të perkujtojnë si byroja e dikurshme dëshmorë të përcaktuar dhe jo dëshmorë të kombit.

Sot komunizmi feston simbolin e tij të luftës, në varrezat e dëshmorëve. Por sot shoqerisë duhet ti thuhet se cila është vlera e kesaj lufte, gjithmonë nëse koha i ka lënë ende ndonjë vlerë. Flasin për krenari, por krenari për çfarë, përse? Për një luftë që shkaktoi me mijëra viktima mes shqiptarve, një pseudo luftë që në emër të lirisë mbolli dhunë, në emër të jetës mbolli vdekjen. Thuhet :Mirënjohje për të rënët në varrezat e dëshmorëve. Cilët dëshmorë? Sa persekutorë dhe viktima ka mbledhur kjo varrezë, simbol dhe vepër e realizmit socialist.

Ende kjo klasë politike po mundohet ti risjellë të gjalla kufomat e mumifikuara të saj. Ende përpiqen të ngjallin emocione me lojra lufte, dëshmorë dhe ideale lirie jashtë kontekstit të lirisë.

Çfarë është 5 Maji ? Pse u zgjodh kjo datë ?

Për të përvetësuar luftën dhe disfatën e fashizmit në pergjithësi, komunistët zgjodhën për ditë dëshmorësh datën e vrasjes së një të riu komunist, i njohur ne rrethet e celulave komuniste edhe si prozator, Qemal Stafës. Në fakt, Qemal Stafa ishte viktima e parë e asgjesimit brenda partisë, nga të parët viktima të luftës për pushtet që do ndiqej nga shumë të tjerë. Për të mbuluar këtë vrasje nga sytë e botës por edhe nga të vetët, komunizmi vendosi që kjo ditë të ishte dita e dëshmorëve, por për cilën meritë? Kjo u shoqërua edhe me një këngë dhe me respektim të Qemalit, që dhe i vdekur nuk e kuptonte se nga i erdhi gjithe kjo famë!!! Natyrisht, kjo jo për shkak te skicave me gështenjapjeksin.

Këtu filloi mekanizmi vetëeleminues që krijon sistemi i organizimit i ngritur mbi idetë komuniste. Pra, ka të bëjë me përçimin e mesazhit të simbolit të njeriut komunist si luftëtar për çlirimin e vendit në kontekstin se çdo e mirë këtij vendi i ka ardhur nga komunistët dhe nuk ka të bëjë me sensibilitetin ndaj kontributit direkt të Qemal Stafës.

Pse vrapojnë Partitë politike në këtë ditë drejt varrezave të quajtura të kombit nga sistemi komunist dhe sot nga sistemi i deformuar demokratik. Thjesht për marketing politik. Thjesht sepse duke përvetësuar ditët simbol apo simbolet kombëtare ke derivuar pushtetin politik që rrjedh nga besimi i njerëzve drejt kombit nga ndjenja nacionale e tyre.

Me këtë duket se ende ne nuk jemi ndarë nga e djeshmja, nga ligësia dhe simbolet e saj që prodhoi në emër të të gjitheve,  në emër të kombit. Ende politika e sotme kërkon vota nën hijen e një statuje tipike te realizmit socialist, që ngihet si fat i keq mbi varre dëshmorësh te sajuar, me emrin gjoja nacionalist “Nene Shqiperi’.

Pse nuk gjejmë dot një datë tjetër simbol që bashkon kontributin kombëtar të dëshmorëve nacionalistë dhe komunistë. Mund të gjejmë një datë në një periudhë gri që nuk ndan palët, p.sh. 17 Janari, vdekja e Skënderbeut duke qenë se është dhe heroi ynë kombëtar.

Natyrshëm lind pyetja: Pse e ndërruam sistemin socialist në vitin ’90, kur asnjë nga simbolet e së djeshmes që vendosi regjimi në shërbim të pushtetit të tij nuk e kemi ndërruar, ditën e çlirimit, emra rrugësh, emra stadiumesh, emra shkollash, ditën e dëshmorëve, etj.

Vetëm sistemi i taksave na ndan, asgjë tjetër ?

Sot ne jetojmë të djeshmen, sistemin e korrupsionit që buron nga dje, sistemin e padrejtësisë në sistemin e drejtësisë të djeshëm, sistemin e simboleve falso kombëtare të djeshëm, sistemin e kriminalizuar që rrjedh nga pushteti i djeshëm. Jetojmë një kohë që nuk ka në themel të vërtetën por falsitetin e së djeshmes.
Kur do të fillojmë ne të jetojmë të sotmen dhe të projektojmë të ardhmen mbi të vërtetën dhe realitetin e saj.

2 thoughts on “5 Maji simbol i komunizmit dhe pasuesve të tij, Jo simbol Kombëtar.”

  1. Agron Krasniqi, Kosovë

    1 maji duhet te festohet por festa duhet te jete kjo: 1 Maji dita e gjuhes SHQIPE……sepse gjuha Shqipe ekziston qe afer 50-55 mije vite. Dhe meqe popullata eshte mesuar te e festoje kete date te festohet festa e ghuhes Shqipe.

    Sa i perket festave komuniste si ajo e 5 Majit…ajo duhet te nderprehet menihere , dhe ne vend te saj te festohet 6 Maji ditelindja e Gjergj Kastriotit.

  2. Mjetet e informimit te kosoves gjitheher bejlresion pse sindikatat nuk reflekrojn thue se ska dit tjera
    Pra ase 01,e as 05/05 sjan data tona dhe duhet te harrohen sidomos datat e festimeve komuniste
    Ti harrojme
    Kur mos u kthefshin

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top