SHKRUAN: PhD ILIR HYSA
Atje u ngrit, për herë të parë që nga pushtimi komunist i Shqipërisë në 1944, flamuri kuqezi, ai i Skënderbeut e i Ismail Qemalit, pa drapër e çekan dhe pa simbole të tjera bolshevike.
21 maj 1973-21 maj 2018: Këto ditë bëhen plot 45 vjet nga fillimi i Revoltës Antikomuniste të Spaçit. Atje, në gulagun famëkeq, në ferrin dantesk, dallëndyshet e para të lirisë do ti tregonin regjimit gjakatar komunist të Enver Hoxhës se ai mund të burgoste e vriste shqiptarët e rropatur analeve të historisë se tyre tragjike, por se liria nuk lidhet me pranga.
Lavdi martirëve të Spaçit! Të paharruar qofshin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko e Hajri Pashaj!
Nderim e respekt edhe për gjithë “ish-banorët” e tjerë qëndrestarë të tiranisë së kuqe! Përulje për gjithë ata që e bënë mision të jetës së tyre ndriçimin e kësaj faqjeje të errët të historisë sonë!
Shënim: Për ju miq që doni të dini historinë tonë të vërtetë, pa filtra ideologjikë, pa fallsifikime djallëzore, ju ftoj të ndiqni dokumentarin “SPAÇ – Simbol i Qëndresës Antikomuniste” të mikut tim, ish banorit të Spaçit që në moshë fare të re, Pëllumb Lamaj. Ky dokumentar ёshtё mё shumё se sa njё pёrshkrim i dhimbshёm i vuajtjeve tё pafundme tё tё burgosurve politikё tё Spaҫit dhe tё familjarёve tё tyre. Ai ёshtё…Ai ёshtё njё akuzё ndaj kastave politike tё djeshme dhe tё sotme pёr lёnien nё harresё tё tragjedisё kombёtare tё tё pёrndjekurve politikё dhe mosdёnimin e krimeve tё diktaturёs komuniste nё Shqipёri. Ai është kushtrim për barazi sociale, thirrje e ndjerë për dinjitet njerëzor.
JU LUTEM NDAJENI ME MIQTË TUAJ! SEPSE NËSE NE FLEMË, HISTORIA E HARRUAR PËRSËRITET TRAGJIKISHT. FALEMINDERIT!