40 VITE PAS VRASJES SË VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI


– Në vend të përkujtimeve te dinjitetshme –

40 vite shpifje e përgojime!
40 vite akuza hakmarrëse!
40 vite llomotitje e pështyerje!
40 vite bjerrje kohe për te arsyetuar rrugën e gabuar për zgjedhjen e çështjes kombëtare!
40 vite të kota për ta ruajtur e ngjallur marksizmin e dështuar në shkallë botërore!
40 vite luftë për protagonizëm se kush është më marksist!

40 vite shpjegime për të (mos)shpjeguar që, tre të cekurit, u takuan për tu pajtuar dhe për tu bashkuar, por nuk dihet për çka! Dhe, i vrau UDB-a pa u pajtuar, sepse s’kishin për çka të pajtohen!

I vrau UDB-a, se për Zotin, i kanë spiunuar shokët e vet.
Të gjithë ishin marksistë të LPK-së, bijes më besnike të PPSH-seë, në krye të së cilës qëndronte titisti Enver Xoxe!

Të gjitha keto vrasje e kanë vetem një adresë: shokët e tyre që sot asnjeri s’flet me tjetrin.

40 vite e kanë përgjuar nga distanca njëri-tjetrin.
40 vite e kane sharë njeri-tjetrin tinëz në rrethe të caktuara!
40 vite kane shkruar kundër njëri-tjetrit.
40 vite kurrë dhe asnjëherë nuk jane munduar e as s’kane guxuar t’iu bëjnë bashkë homazhe.

Sikur vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka të ishin gjallë, shokët e tyre që çdo vit i vajtojnë, sot nuk do të flisnin me ta, siç nuk flasin mes vete dhe kur i rivarrosën në Kosovë, i ndanë.

NB: Kosova duhet të çlirohet nga të burgosurit politik sikur nga komandantët, por duke ia akorduar secilit benefitet që i takojne për aktivitetin politik, luftarak, etj. Edhe ashtu shumica i kanë marrë paratë, në euro, për kohën e kaluar në burg.

Jemi në shekullin 21 dhe Kosovën duhet ta udhëheqin të rinjtë e kualifikuar në fusha të ndryshme dhe që nuk kanë asnjë ngarkesë me mite të sajuara.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top