21 VJETORI I VRASJES DHE MASAKRIMIT TË DR. LEC UKA ( DR. LEC GRADICA)

SHKRUAN: DR. SALIH KRASNIQI

SOT MË 24.09.2019 ËSHTË 21 VJETORI I VRASJES DHE MASAKRIMIT TË DR. LEC BISLIM UKA ( DR. LEC GRADICA)

Gjatë periudhës shkurt 1998 deri në shkurt 1999, PHR ka dokumentuar tri vrasje jashtëgjyqësore të mjekëve dhe një i cili ishte zhdukur. Provat tregojnë se së paku dy prej tyre ishin bërë cak për arsye se ishin mjekë. Në të gjitha rastet, provat tregojnë se forcat serbe ishin përgjegjëse. Vrasja dhe zhdukja e këtyre mjekëve terrorizoi komunitetin mjekësor të shqiptarëve të Kosovës dhe në atë kohë shërbeu si një përkujtues i vazhdueshëm për mjekët për rreziqet të cilat i bartë me vete ushtrimi i detyrave të mjekut.

Dr. Lec Uka (i njohur prej shumicës si Dr. Leci) ishte një mjek i mirënjohur shqiptar etnik i cili drejtonte objektin shëndetësor në Drenas. Më 26 maj 1998, kur forcat serbe hynë në Drenas, Dr. Leci me familjen e tij ikën në Gradicë. Në Gradicë ai ndihmoi UCK-në për themelimin e spitalit fushor për t’u kujdesur për luftëtarët e tyre dhe për fshatarët të cilët po iknin nga sulmet serbe.

Më 22 shtator, një sulm me granatime afër Gradicës detyroi Dr. Lecin dhe kolegët e tij që të evakuoheshin nga spitali fushor.

Për tri ditë, Dr. Leci dhe kolegët e tij, fshatarët dhe pacientët e plagosur u fshehën në male, me granatime të vazhdueshme rreth tyre. Gjatë kësaj kohe policia bastisnin në fshat duke e kërkuar Dr. Lecin. Dëshmitarët kanë treguar se policia u ishte kërcënuar njerëzve dhe u kishte thënë se Dr. Leci i kishte trajtuar terroristët dhe se ai do të vritej nëse do ta gjenin.

Dr. Leci, vëllai i tij dhe dy të afërm tjerë meshkuj vrapuan nëpër male për t’i ikur policisë. Dr. Leci ishte kapur, ishte vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar. Forcat serbe e kishin pyetur Dr. Lecin se cilën dorë e kishte përdorur për të operuar dhe, pas përgjigjes së tij, i kishin prerë dorën e djathtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *