21 vezirët e mëdhenjë serb të Perandorisë Osmane – Islamosllave

SHKRUAR NGA ARBER GASHI

Titulli i Vezirit të Madh në Perandorinë Osmane – Islamosllave përfaqësonte figurën e dytë më të fuqishme politike në hierarki, që i përgjigjej ekskluzivisht Sulltanit. Në shumë raste, veçanërisht në kohët e fushatave të mëdha ushtarake ose të sundimtarëve “të dobët”, vezirët e mëdhenj ishin sunduesit de facto të perandorisë.

Historia i njeh së paku njëzet e një vezirë të mëdhenj të cilët fillimisht ishin serbë. Këtu më duhet të tërheq vëmendjen në dy pika të rëndësishme.

E para, disa prej vezirëve të mëdhenjë serb, si p.sh. Mehmed Pashë Sokolloviqi dhe Mahmud Pashë Angjelloviqi, kanë bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar popullin e tyre.

E dyta, perandoria islamosllave – osmane numëronte “të paktën njëzet e një vezir”, sepse ka disa prej tyre që dihet se kanë qenë me origjinë të krishterë, por nuk është e shënuar saktë nëse kanë qenë serbë, grekë apo shqiptarë.

Kur i përmendim shqiptarët, ata janë i vetmi komb që i dhanë Perandorisë Osmane – Islamosllave disa vezirë më shumë se serbët, rreth 30, por nuk ka gjasa që edhe ata të kenë qenë të gjithë shqiptarë, sepse vendit të tyre nuk i kanë bërë kurrfarë shërbimi.

Vezirët me prejardhje serbe:

Mahmud Pashë Angjeloviq (1456-1468; 1472-1474)
Ahmed Pashë Hercegoviq (1497-1498; 1503-1506; 1511-1511; 1512-1514; 1515-1516)
Hadim Ali Pasha (1501-1503)
Sinan Pashë Boroviniq (1515-1517)
Semiz Ali Pasha (1561-1565)
Mehmed Pashë Sokoloviq (1565-1579)
Lala Mustafa Pasha (1580-1580)
Hadim Mesih Pasha (1585-1586)
Ibrahim Pasha Damad (1596-1596; 1596-1597; 1599-1601)
Javuz Ali Pasha (1603-1604)
Lala Mehmed Pashë Sokoloviq (1604-1606)
Dervish Mehmed Pasha (1606-1606)
Kara Davut Pasha (1622-1622)
Ekrem Husref Pasha (1628-1631)
Rexhep Pashë Topalloviq (1632-1632)
Salih Pashë Nevesinjac (1645-1647)
Kara Musa Pasha (1647-1647)
Sari Sulejman Pasha (1685-1687)
Mustafa Pashë Daltaban (1702-1703)
Ibrahim Pashë Kabakulak (1731-1731)
Damat Ferid Pasha (1919-1919; 1920-1920)

Një informacion interesant dhe me vlerë në këtë listë

Serbët, që kishin bërë emër si udhëheqësit më fanatik të luftës, fillojnë të ngrihen në nivelin e vezirëve menjëherë pas pushtimit të Konstantinopolit (1453), atëherë edhe kur fillon ngritja e Perandorisë Osmane – Islamosllave, dhe ata vazhdojnë ta bëjnë këtë në intervale ciklike për 250 vitet e ardhshme, deri në disfatën e ushtrisë islamosllave në Vjenë ( 1683), disfatë e cila konsiderohet si fillimi i periudhës së fundit të ekzistencës së perandorisë osmane-islamosllave. Të gjithë vezirët e mëdhenj, të periudhës së mëvonshme do të jenë, me disa përjashtime t’vogla, turq.

Festa e çetnikëve gjatë ngritjes së përmendores për Mehmed Pashë Sokolloviqin dhe vëllaun e tij, Makarije Sokolloviq, të cilët, në vitin 1557, e uzurpuan me dhunë e terror të pashembullt Patrikanën Ilire-Arbnore të Pejës.
Festa e çetnikëve gjatë ngritjes së përmendores për Mehmed Pashë Sokolloviqin dhe vëllaun e tij, Makarije Sokolloviq, të cilët, me bekimin e sulltanit e uzurpuan me dhunë e terror të pashembullt Patrikanën Ilire-Arbnore të Pejës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top