A po shndërrohet Kosova në folenë e gjarprit!?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Debimi i gulenistëve m’i ka kujtuar të gjithë ata shqiptarë të Kosovës, të cilëve u kam përkthyer nëpër qendra të azilit dhe organet tjera të Zvicrës (qoftë me gojë apo me shkrim). Mu kujtuan rrëfimet e tmerrshme të përjetuara nga policia serbe dhe dridhjet e tyre para një dëbimi të mundshëm në Kosovën e ish-Jugosllavisë.

Mu kujtuan të gjitha ato nëna me fëmijtë e tyre në prehër duke e lutur Zotin që “mos t’i kthejnë”, se siç thonin, “veç me vra vehten”!

Më kujtohet një rast që më ka bërë të qaj , në lokalet e policisë për të huaj, kur njërit iu kumtua në sy se për 24 orë do të dëbohej nga Zvicra me tërë familjen dhe azilkërkuesi i mjerë mbeti pa gojë. Nga deshprimi, u betua se fëmijën që i kishte lindur në Zvicër do t’ia linte policisë në prak të deres.

Për herë të parë, sot pata frikë se mos një ditë do t’më duhet t’i përkthej dikujt për kthimin e mundshëm në Kosovën e Hashim Thaçit, e cila që sot ka filluar t’i ngjaj Turkisë së Erdoganit, ku të drejtat e njeriut shkelen me të dy këmbët!

A po shndërrohet Kosova në folen e gjarprit!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *