Në prag të përvjetorit të Masakrës së Tivarit, Parlamenti i Kosovës synon poshtërimin kolektiv të shqiptarëve!

Gazi lotsjellës, kryeministri i përgjumur, deputetë pa përgatitje të mjaftueshme profesionale dhe media të shitura te sponzorët e krimit dhe korrupcionit marramendës, e kanë sjellur shtetin e Kosovës buzë falimentimit moral, politik dhe ekonomik.

Në momentin që po shkruajmë, deputetët e Parlamentit të bastarduar të Kosovës janë duke bërë përpjekje për të miratuar tradhtinë kombëtare të kapobandës së krimit politik dhe ekonomik në Republikën e Kosovës, satrapit me damkën e tradhtarit të vlerave të luftës, presidentit të dhunshëm, Hashim Thaçi.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshja për krijimin e “Republika Srbicës” në zemër të Kosovës, janë pa dyshim vepra tradhtie, që Hashim Thaçi i ka miratuar qysh në kohën kur ka pranuar të vihet në shërbim të atyre qendrave, që historikisht janë dëshmuar si antishqiptare.

Çështja urgjente e dekolonizimit të trojeve tona, përmes këtyre Marrëveshjeve të Hashim Thaçit me qendrat më antishqiptare dhe më antinjerëzore, merr një goditje vdekjeprurëse!

Hashim Thaçi nga Buroja e Drenicës, në cilësinë e presidentit të Republikës së Kosovës, po kujdeset që tragjedia jonë kombëtare të bëhet edhe më e madhe dhe që poshtërimi i të gjithë shqiptarëve të Kosovës të marrë përmasa tejet kolosale.

Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të dhunshëm, po insiston që Marrëveshja për shitjen e trojeve shqiptare Malit të Zi, të miratohet në prag të përvjetorit të Masakrës së Tivarit.

Hashim Thaçi, duke qenë shumë i bindur në mbështetjen e grupit të puçistëve, të cilët, gjatë gjithë veprimtarisë së tyre janë identifikuar si pasues besnik të sllavokomunistëve, Fadil Hoxha e Enver Hoxha, po tenton t’i jap goditjen e fundit bashkimit të mundshëm të shqiptarëve për shpëtimin e Dardanisë antike nga kthetrat e politikës antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *