DEKLARATAT E VULINIT NUK JANË HAJGARE

SHKRUAN: HAKI ABAZI

Per disa muaj me radhe, Vulin, zyrtari i Serbise ne funsione te ndryshme eshte duke provokuar me deklarata qe shpesh nuk po merren seriozisht dhe pertej raportimeve te mediave. Por ne fakt sikur ai po paralajmeron “ardhjen e Ujkut” ne pjesen veriore te Kosoves. Ardhjes po i vie era se do te vije nen “ndjesine” per te shpetuar dhe mbrojtur dike, hiq nuk ka rendesi kend. Ky paralajmerim me pak mundesi te jete koincidence, po paralajmeron fundin i skenarit qe kishte filluar me 1999 kur Thaci kishte ndaluar turmen e njerezve dhe popullaten Shqiptare te kthehej ne pjesen Veriore te Kosoves.

Premtimi i Thaçit me 1999 dhe kercenimi i Vulinit tani duken pjese te nje skenari per ndarjen e Kosoves qe nga 1999 kur Thaçi nepermejt qeverise se perkohshem u mundua te shkaterroje strukturen politike perfaqesuese te LDK dhe ndjelli urrejtje deri ne vrasje dhe eliminim fizik te veprimtareve. Ajo qe eshte me rendesi te fokusohet eshte makina private me tabela te Frances me te cilen vije dhe largohet nga aty Thaci. Nga ai moment Veriu i Kosoves eshte vendosur ne nje status- quo te mirembajtur per nevoja politike dhe ekonomike, per parajsen e krimit e organizuar te kontrolluar nga grupe paramilitare siq kane qene “Rojet Ures” te udhehequra nga Oliver Ivannovic i cili u vra pas shpine muajin e kaluar. Mbi te gjitha Veriu i Kosoves eshte perdorur edhe si territor i ekonomise te hirte qe ka financuar grupet kriminale dhe ka qarkulluar mjete financiare jashte kontrollit te sistemit tatimor te Kosoves. Tani se fundmi flitet edhe per zbarzjen e depozitave te argjendit nga depot ne Veri dhe pjesamarrjen e te gjitha grupeve ne perfitmet e medha qe jane krijuar nga tregtia ilegale me mineralet atje.

Por te kthehemi tek kercenimet e Vulin; Kombinuar me provokimin me trenin, dialogun qe ka rihapur çeshtjen e statusit final duke copezuar sovranitetin e vendit dhe ka vene ne stagnim te plote njohjet duke e rritur edhe me shume barrieren e njohjes dhe kercenimin e Spanjes tash se fundmi per mospranim te Kosoves ne BE; kercenimet jane me shume matje pulsi dhe provokim te situates per te pare se si po reagon adminstrata amerikane apo shtetet evropiane ne rast te nje intervenimi te Serbise ne Veriun e Kosoves. Ky provokim e ka edhe anen tjeter qe quhet “vlimi i brektkoces duke ja rritur ujit temperaturen shume ngadale”, qe do te thote krijimi i realitetit qe veshtire mund te kundershtohet. Hapi tjeter ne kete strategji eshte orekstrimi i nje situate e cila do te “provokonte” nisjen e grupeve ushtarake serbe me ose pa shenja, “me ose pa bekimin e qeverise” per te cementuar gjendjen e tanishme te nje territori te kontestuar dhe pa kontrolle te qeverise se Kosoves. Vulin e ka per qellim qe te duket si “polici i keq” ne strategjine qe ka rrenjet shume te thella dhe perfshine edhe faktin qe Dikovic, eshte shefi i shtatmadhorise se Ushtrise Serbe dhe njohes i mire i Kosoves. Ai ka qene pjese e Ushtrise Serbe si udheheqes i njesiteve te motorizuara gjate luftes ne Kosove.

Edhe pse ky skenar po tentohet te paraqitet sikur fundi i konfliktit Serbo-Shqiptar, mendoj qe eshte faze tjeter e rrezikshme e ketij konflikti shekullor te miremabjtur nga interesa te grupeve kriminale qe bashkejetojne ne nje ekosistem ku ligji nuk eshte prezent dhe nje lidhje me shume pikepyetje me gjeopolitikat qe sfidojne identitetin Evropian te Ballkanit. Nje skenar i tille do te provoje te zgjate jeten e poltikaneve te korruptuar duke tentuar qe t’i shendrrojne edhe njehere ne heronje te rrejshem te mbrojtjes se interesave, qe ne fakt nuk jane ne favor te askujt perveq te atyre vet.

Syqeltesia dhe zgjuraresi do te jete te mos manipulohet masa per te krijuar kaos qe nuk kontrollohet dhe ne fund viktime jane qytetaret e vendit dhe miqt e Enver Zymberajt, gjithashtu duhet pare dhe alarmuar SHBA-te dhe BE per nje skenar te tille dhe natyrisht duhet kerkuar nga KFOR qe te mos minimizoje rrezikun, por si garantues i paqes dhe kufinjeve te Kosoves te jete prezent ne veriun e vendit, ndryshe pergjegjesia bie mbi zyrtaret e vendit dhe FSK qe nuk u be ushtri, dhe me marreveshje i eshte ndaluar hyrja ne veri te Kosoves.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *