A PO MANIPULOHEN DOSJET E ISH- SIGURIMIT TË SHTETIT?!

SHKRUAN NEBIL ÇIKA

Hapja e dosjeve te ish Sigurimit të Shtetit ka qene dhe mbetet një nga sfidat e demokracisë shqiptare . Debati për hapjen apo jo te tyre ka mare shume kohë dhe me ne fund politika vendosi hapjen e tyre duke krijuar një institucion te njohur zyrtarisht si Autoriteti për informimin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i cili ka detyrën ligjore te zbardhe dokumentet e policisë sekrete politike te diktuarës komuniste . Shume institucione e individë kërkojnë te dine ne se drejtuesit apo punonjësit e tyre kane pasur lidhje me ish sigurimin e shtetit dhe krimet e tij kjo tani e garantuar edhe nga ligji. Aplikimi , kërkesa , behet nga individët ne mënyrë vullnetarë ose nga kreu i institucionit i interesuar për ketë lloj informacioni dhe pastaj Autoriteti lëshon certifikata po vërtetime ne se individët e përfshire ne kërkesa kanë pasur apo lidhje me Sigurimin.

Një nga institucionet e interesuar për pastërtinë e figurës se drejtuesve te saje është edhe Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë e cila është na te paret qe u ka kërkuar drejtuesve ne qendër e dege te pajisjen me certifikatën e pastërtisë se figurës nga Autoriteti i dosjeve te Sigurimit një proces qe ka filluar e vazhdon . Mirëpo gjate këtij procesi kemi hasur ne një problem qe na ka ngjalle dyshimin se dosjet po manipulohen dhe informacioni nuk është i plote e i sakte. Autoriteti për dy standarde ne vërtetimet qe lëshon si certifikata te pastërtisë se figurës . Ne certifikatën qe me ka lëshuar mua dhe shume te tjerëve vërtetohet me siguri qe ne nuk kemi pas lidhje me Sigurimin e Shtetit , mirëpo ne një pjese tjetër te certifikatave Autoriteti vendos ne fund te tyre një shënim: “Ne se do te kemi informacionin tjetër do t’iu njoftojmë” . Pikërisht ky shënim e bën te dyshimte e pe rrjedhoje te pa vlefshëm certifikatën , pasi ata qe e kërkojnë ketë certifikate duan te dine me saktësi ne se personi qe pajiset me te ka pas apo jo lidhje me Sigurimin . Çfarë do te thotë : Po gjetëm informacion me vone do ju njoftojmë? Këtu behet fjale për informacione nga dosje zyrtare te Sigurimit te Shtetit te mbyllura qe ne vitin 1991. Pra personi ne fjale o ka qene ,o nuk ka qene ne shërbim te Sigurimit dhe përgjigja duhet te jete e saktë 100%. Pastërtia e figurës kërkohet te paken nga ne për shume arsye por me e rëndësishme është vendimmarrja . E thëne me sakte ne nuk duam qe ne organet tona drejtuese te kemi bashkautorë të sigurimit , mirëpo autoriteti i dosjeve ne shume raste nuk ka siguron për ketë megjithëse e ka detyrën e tij ligjore ta beje ketë. Këtu ka dy probleme. Ose Autoriteti nuk i ka ne dispozicion te tij te gjitha arkivat e Sigurimit , ose ia ka por i fsheh e nuk jep informacion te plote për to, qe te dy versionet janë shkelje e hapur e ligjit.

Për ketë kam kërkuar nga drejtuesja e Autoritetit znj. Genta Sula qe ti jepet një zgjidhje problemit por praktika me dy standarde e lëshimit te certifikatave te pastërtisë se figurës vazhdon dhe janë këto dy standarde qe e bëjnë dyshimin se Autoriteti , nuk po hap po mbyll dosjet e Sigurimit si arsyen me te besueshme te kësaj praktike. Pyetja ime për ta ne këtë rasat është: Pse ne certifikatën time dhe te disa te tjerëve nuk është shënimi dyshues : “Ne se do te kemi informacione te tjera do t’iu njoftojmë”. Kjo do te thotë qe për disa janë pare e bere te gjitha informacionet e për disa jo.

Sido qe te jete puna kjo loja praktike e Autoritetit dëshmon ose një pamundësi te tij për te pare te gjitha dosjet e Sigurimit te Shtetit ose fshehje te informacioneve ne fjale prej tij. Ne te dy rastet kemi te bëjmë jo me hapje por me mbyllje te dosjeve apo manipulim te informacioneve mbi aktivitetin kriminal te policisë politike sekrete te komunizmit. Kjo dëshmon edhe një herë mungesën e seriozitetit dhe vullnetit politik te politikës dhe shtetit shqiptar dhe vazhdimin e përpjekjeve te tyre për te mos zbardhur kimet e komunizmit dhe autoret e tyre. Dhe jo vetëm kaq, por duke iu dhënë mundësinë atyre te jene pjese e politikes dhe administratës shtetërore duke lenë ne dore te Sigurimit vendimmarrjen politike te vendit, e gjitha kjo ditën për diell duke keqpërdorur institucioni qe është ngritur e detyrohet me ligj te beje krejt te kundërtën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *