KUSH E KËQYRI VETËVENDOSJEN ME BISHT PACERRKE?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR NË ZVICËR

Një mjegull e madhe po mbështjellet në VV. Edhe nëse ka gisht SHIK-u në këtë mjegullnajë, siç po kanë qef të thonë, magjithatë, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme, nga mjegulla e trashë po del nganjë rreze e dobët sa për ilaq. Këto rreze të zbehta po ndriçojnë ngapak edhe shumë mistere të mbulauara me mjeshteri, në stilin e të gjitha organizatave të majta ekstreme, po zbardhen.

Dje doli, papritmas, se përveç problemeve ideologjike që ekzistojnë në mes Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, Dardan Molliqaj, me kohë paska pas thënë të vërtetën (e Sylë Hoxhës) se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Këtë të vërtetë kurrë s’e paska pranuar Albin Kurti, të cilit edhe ashtu iu kanë dashur heronj të pastër të LVV, sepse këta të UÇK-së, përveç Adem Jasharit, nuk i kanë bërë punë duke i konsideruar si heronj të PDK-së. Madje, Albin Kurtin s’e kam dëgjuar ta ketë përmendur ndonjëherë as Skenderbeun !

Çka duhet të zbardh dorëheqja e Frasherit ?

Mendoj se edhe ketu do të paraqitet një gjysëm rreze mes mjegulles së trashë dhe do të na tregojë se kush e granatoi Parlamentin ? Ndoshta Fisit i ka treguar Adea, sepse kur e akuzuan, Fisi e ngriti fort zërin dhe i doli në mbrojtje sikur që bëri edhe me Aiden. Me mbrojtjen që i bëri Aides ka bërë shumë mirë, sepse GURUN Albin Kurti, kjo e shnderroi në m… (mos qoftë prej gojës time, thonë plakatë) dhe e goditi si rrufe prej qielli në pikë të ditës me diell.

Të gjithë le të rrinë të qetë dhe të heshtur derisa nuk e prish këtë qetësi me ndonjë inçizim Dardan Molliqaj, i cili në cilësinë e sekretarit të VV-së e njeh këtë Lëvizje po aq sa edhe Albini.

Mbani mend, në bazë të zhivillimeve dhe përvojave që i karakterizojnë lëvizjet e majta ekstreme dhe anarkiste, ku vëllezërit ia hanë koken njeri-tjetrit (fare pa dhimtë), kur të flet, nëse flet, Dardan Molliqaj, Vetëvendosjen ka me përfshi jo përçarja, çarja, faksioni apo fraksioni qysh po flasin komesarët e Tiranës, por një cunami i vërtetë !

Ndërsa këta komesarët e Tironës si nuk qenë në gjendje të formojnë një Degë të VV-së në Shqipëri, por po kënaqen me një Central si Informbyro ruse !

Sidoqoftë, kot po mundohen të tjerrin lesh dhie me fjalët FAKSION apo FRAKSION, të cilat kanë një dallim të hollë sikur magari prej mushkut !

Ndoshta edhe më mirë do të tingëllonte sikur gomari prej magarit.

Me kohë dhe shume shpejt do të kuptohet se VV kurrë nuk do të jetë më siç ka qenë me Albinin apo pa të.

Karakteristika e Albinit eshte afësia e tij t’i manipulojë rininë e Kosovës në shekullin 21 me teori marksiste dhe konspiracioniste, në emër të shtetit të drejtësisë. Elementi i parë që Albini e ka manipuluar opinion publik tashmë u bë i njohur me rastin e Astrit Deharit. Nëse bërtimat “Drejtësi për Astritin” paskan qenë të sajuara dhe si duket po, atëherë mjafton të zbardhet ehde granatimi i Parlamentit dhe Albin Kurti do të njihet si manipulatori më i madh nder shqiptarë, pas Enver Hoxhes.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *