POLITIKA KOMBËTARE

REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË NËNDEGËS SË LDK-SË NË FSHATIN ISNIQ

Shkruan: Palush Leka

Deklerata e Nëndeës së LDK-së në fshatin Isniq, për bojkotimin e zgjedhjevë komunale në komunen e Deçanit, është skandaloze, me tendencë të minimit nga mbrenda, që LDK –ja në Deçan të dalë humbëse në këto zgjedhje. Të gjitha akuzat në drejtim të Degës në fjalë, janë vetëm farsa që për tendencë kanë dëmtimin e proqesit zgjedhor në këtë komunë dhe që LDK – ja, të futet sa më e dobët në këtë proqes zgjedhor dhe humbjen ta ketë të sigurtë.

Duke u nisur nga fakti se kush qëndron prapa kësaj deklarate, cilët janë ata persona, ideatorë të saj, që kujdestarojnë vazhdimisht për të rrënuar një orjentim politik, një investim shumvjeçar, sidomos në Komunën e Deçanit, e kanë gabim dhe kanë rënë kryekput në grackat e karrierizmit të vet por edhe të nxitur nga hijenat e zeza që kujdestarojnë e kërcënojnë që nga koha e luftës dhe pas saj. Këtij rrënimi, fatkeqësisht, i ka pri Blerim Bajraktari, i cili është i njohur edhe më parë si përqarës, karrierist i paskrupullt, krejtësisht i pangopur, i cili edhe më heret, e pati ndarë LDK-në në dysh, duke i pri vallës së LDD-së. Koha kur u lëshua kjo deklaratë, pikërisht në prag të zgjedhjeve dhe mënyra e të vepruarit të këtij minigrupi e dëshmojnë këtë ndermarrje zezonë. Duke u nisur nga këto fakte të pamohueshme, logjika të dërgon në konstatimin se ky karrierist i tërbuar ka lidhje të fshehta ose ndihmon partitë tjera që kanë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit nga fshati i tyre. Logjika karieriste se LDK duhet ta përkrah kandidatin nga fshati Isniq, pamvarsisht se prej çfarë partie vjen, është logjikë e ulët, logjikë e konceptit të mahallëve, që në emër të këtij bajraktarizmi tejet të dëmshëm të perfitojnë personalisht për vete dhe për gjithë kundershtarët e LDK –së. Kjo deklaratë bjen ndesh me filozofin politike të LDK -së, si një parti me filozofi gjithpërfshirëse në mbarë territorin e Kosovës. Kjo lidhet edhe me deklaratat publike të njëfarë intelektuali si Shaqir Shala, një sharllatan zhurmaxhi, se gjoja duhet përkrahur kandidatin nga Isniqi pamvarsisht partisë që i takon.

Gjithashtu vlen të ceket edhe qëndrimi negativ dhe bllokues i Shoqates « Agim Kukleci » për shumën e parave për ndërtimin e lapidarit të Isuf Haklajt dhe Sabahate Tolajt në Pejë, që Komisioni nga Isniqi e ka marrë për obligim me i kry pagesat në fondin përkatës. Këtu, rol shumë destruktiv ka luajtur prap ky farë Shaqir Shala, madje edhe duke e sulmuar kryetarin e komunes së Pejës. Ne apelojmë te antarsia e gjerë e LDK –së në Isniq, të cilët dëshmuan në luftë e në paqe, se janë motor i pathyeshëm e i pa mposhtur kur janë në pyetje interesat e vendit. Ata nuk do të bien pre e këtyre propagandave të ulta që për qëllim e kanë dezorientimin e antarsisë së LDK-së, me qëllim që LDK të dalë humbëse dhe të fitojnë të tjerët që me dekada sulmuan LDK-në në format më të vrazhda.

Të jemi më tepër se kurrë të bashkuar rrethë LDK –së dhe kandidatit të nominuar për kryetar, z. Mal Lokaj, si një përsonalitet i shquar, me bagazhin e madh që ka, qoft në aspektin patriotik, si një familje e dëshmuar në të gjitha periudhat e historisë, e po ashtu edhe në atë intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *