POLITIKA KOMBËTARE

ISHIT TË VEGJËL PËR PUNË E BËMA TË MËDHA

SHKRUAN – REXHEP SHAHU

“Je me fat qe je gazetar, ne kete kohe e ne kete vend”, me tha ne Kukes gazetari i famshem i Rojterit, Kurt Shork, ne fund te vitit 1998.

Po, kam qene me fat vertete. Jam deshmitar okular i shume ngjarjeve te lavdishme, te paperseritshme kurre me per kombin shqiptar, gje qe do ta kishte zili çdo gazetar i botes. Por deshmite e mia perfshijne edhe turpe te ndokujt qe deshiron me shpirt qe une te mos isha gjalle sot.

Une nuk jam fajtor per enverizmin e askujt, per vjedhjet e askujt, per ikjet e askujt, per mungesen e trimerise se askujt, per servilizmin e askujt. Une nuk jam fajtor pse pashe e degjova. Une nuk doja, por gjerat me delnin vete perpara syve.

Ne vitin 1995, kur Sul Dida ishte kryeredaktor i radios, jam ngarkuar nga drejtori i Radio Kukesit Izet Duraku qe te mbuloj vetem Kosoven ne programin e Radio Kukesit. Do ta bejme Radio Kosova, me tha nje paradite Izeti. Une isha gati. Isha kalores endrrash dhe e shalova kete enderr te ciles nuk i kam zbritur ende. Bera emisionin e drejteperdrejte dy e tre oresh Vater, çdo te premte ne dreke, bera emisionin Refleksione – Ana tjeter çdo te enjte me ritransmetim. Bera pafund lajme e kronika me Kosove dhe gjithmone u perkraha nga koleget e mrekullushem te radio Kukesit.

Sot kam 300 ore regjistrime audio, kaq kam ruajte pasi nuk ua kemi dite rendesine, 300 ore histori me ze qe bejne krenar shumekend e bejne me turp shume kend. Jam autor me ze per 300 raporte radiofonike si lajm i pare çdo dite ne Radio Tirane duke mbyllor ne fund… per radio Tiranen nga Tropoja Rexhep Shahu, nga kufiri Rexhep Shahu, nga Kukesi Rexhep Shahu”. 300 raporte radiofonike… shume e? Po shume jane. Jam krenar. Qindra shkrime, qindra ne Prishtine e Tirane per Kosoven. Po, jam deshmitar i madh dhe pronar i shume deshmive. Te nderit e te turpit. Po ky nuk eshte faji im. Une kam qene i perkedhelur prej kolegeve per berjen e Kosoves rajon te brendshem. Lajmet nga Kosova nuk quheshin lajme te jashtme, as lajme nga rajoni, por lajme te brendeshme, lajme nga vendi. Ne Radio Kukesi nuk thuhej psh “Sot ne Kosove….”, por thuhej “Sot ne Prizren….”. Nuk thuhej kufiri Shqiperi – Jugosllavi apo Shqiperi – Serbi sic thuhej ne Televizionin shteteror, por thuhej kufiri Shqiperi – Kosove, kufiri shqiptar – shqiptar.

Enveristave e gjithe kapterrave te pushkeve te drurit qe Kosoven e quanin Jugosllavi, qe kufirin e quanin kufiri shqiptaro – serb, ju kerkoj ndjese. Ata nuk paten rast te trimeronin, nuk paten rast te luftonin per Kosoven, nuk paten rast te beheshin heroj por mbeten zvarranike, trima ne gote rakie fshehtas shefave.

Une kam qene mik dhe shume i afert i gjeneral Kudusi Lames, me ka mbajte me afer se afer, kemi vra e pre serbe pafund bashke me gjeneralin, kam histori brilante me gjeneralin, kam shume ore regjistrime audio me gjeneralin, nuk gjendet kurre nje gjeneral ne paqe qe te beje lufte me fjale si Kudusi Lame. E kam pare gjeneralin krenar per ushtaret e tij, e kam pare te rene moralisht, e kam dite me shume se askush se si ishte gjendja e si e paraqiste gjenerali.

Sot kur eshtrat e atyre historive te viteve 1998-1999 jane kalbe, dalin disa xhenaze dhe me bejne moral, me qortojne, me kritikojne. Une isha aty ku ju nuk doni qe te isha, aty ku Majko i tha njerit “pse je pa rruar…”, aty ku grykat e topave te vjedhur te zhveshur ishin ngule ne toke, disa shihnin nga Durresi, disa nga Kina por asnje gryke topi nuk shihte nga gryka e Morinit, isha aty dhe i dola zot shefit te atyre topave qe te mos e bente berllok gjenerali…

Ju ju vjen turp prej vetes tuaj. Une e kam historine tuaj qe vertete nuk ju ben krenar por as me turp nuk ju ben. Ju thjeshte ishit te vegjel per pune e bema te medha. Mos u trishtoni prej vogelsise dhe anonimatit tuaj, ruani ndonje dele e milni ndonje lope, ose kendoni ndonje kenge trimerie si kompensim per mungesen e trimerise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *