OPINIONE

E DJATHTA, E MAJTA DHE POPULLI I QULLOSUR

SHKRUAN: MONA RUSI

Partia Socialiste tashme e maviosur, ka bere ndryshimin e katert (qe nga pjellja e saj prej miladineve!), ndryshim qe de fakto dhe de jure ja ka ndryshuar paramentrat e saj nga parti formalisht popullore, ne parti te mirfillte oligarkesh qe blejne gjithçka qe eshte dhe nuk eshte e shitshme. 

Kjo ka ndodhur edhe per shkak te shtimit te majmerise se drejtuesve te saj, qe nga qendra e ne baze. Niperit e bythegrisurve, qe nuk kishin mbushur barkun me misernike, sot gromesijne mallin e gjene qe ja vodhen diten per diell popullit tone, sa trim aq edhe heroik. Edhe LSI eshte konturuar tashme si parti e qendres se djathte, jo vetem per shkak te boshatisjes se tuneleve prej Ilir Floririt e Co, po edhe per taktikat mbeshtetese, per forcen bashkevepruese me te gjithe te keqijte ne dem te interesave qytetare dhe ne dobi te pushtave delirante e debile.

Pallavrat e zvjerdhura per te qene afer halleve te qytetareve, jane ne te vertete genjeshtra me e madhe qe mund te thuhet prej fryme-qelburve. Ne kembim te ruajtjes se privilegjeve per vazhdimin e pasurimit te pa fre, Ilir Floriri i ka udhezuar te tijet qe te mbeshtesin pa hezitim te gjitha vendimet zullumqare te bandes socialiste te udhehequr nga manjati i takses se ndertimit dhe baroni i droges ne ballkan, Edvin K. Rama. Se bashku po ja terheqin rripat ketij mileti-dele dhe po ja shterngojne aq shume, sa ndonje dite do shikojme qe ne vend te keputjes se rripave do kemi barkprerje masive popullore…

Pas rritjes marramendese te çmimit te dritave dhe ujit, priten habere te tjera po kaq “te gezuara”… Taksa e rradhes do te jete per ajrin…. Duhet treguar vemendje e veçante per kete popull qe do jetoje me se shumti me ajer, – do thote i ikuri nga mendja.  Por per fatin tone te keq do ta presim ca deri sa ai te ligjerohet. Mbase nga vjeshta, por mundet edhe ne dimer. Sepse ne kete stine ndotja e mjedisit nuk duket kaq trashe si ne keto dite te nxehta korriku. PD-ja vazhdon te rreshqase majtas dhe vetem majtas duke rritur ndjeshmerine per popullin, duke forcuar qendrimin “ne dobi te popullit”, te ketij populli trim, heroik dhe paksa te qullosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *