POLITIKA KOMBËTARE

VIZITA E KANCELARES MERKEL NË SHQIPËRI

SHKRUAN: ROMEO GURAKUQI, DEPUTET I PARLAMENTIT SHQIPTAR

Vizita e kancelares Angela Merkel ne Shqiperi eshte nje vizite ne perkrahje te drejteperdrejte te popullit shqiptar ne rrugen e tij te mundishme drejt nje demokracie funksionale, rruge e nderprere here pas here dhe fuqimisht sot, nga prirjet autoritariste dhe antikonstitucionale te qeverise aktuale. Vizita ndodh sot ne rrethanat e nje emigrimi te frikshem te popullit shqiptar, kendej dhe andej kufirit, drejt Gjermanise dhe vendeve te tjera europiane, nje procesi uzurpativ te zenies se hapesires publike nga te asocuar me krimin e organizuar, dhe kur po noddh nje proces purifikues i shmangies se ekspertizes nga te gjitha ndryshimet te konsideruara reformative nga ana e qeverise aktuale.

Vizita ndodh pikerisht sot, kur mund te themi qe procesi i hapjes se bisedimeve per anetaresim ne BE eshte ndalur ne menyre te trishtueshme:1. Shqiperia nuk po arrin te krijoje nje një sistem parlamentar të zonjave dhe zotërinjve të Shqipërisë: Sistemi politik demokratik ne Shqiperi nuk do të arrijë të bëhet me të vertetë i pjekur në qoftë se ky vend nuk do të pastrojë plotësisht Parlamentin nga padronet dhe ushtarët e krimit të organizuem dhe korrupsionit dhe në momentin kur do krijohet një grupim i rendesishëm dhe i qendrueshëm, zonjash dhe zotërinjsh, që do të mbijetojnë në Parlament për shkak të staturave të pacenueshme individuale, karakteriale, politike, kulturore dhe ligjore, të cilët më pas do ndihmojnë institucionalizmin e traditave parlamentare. Nje vend që nuk ka krijuar Kultin e Kultures dhe Edukimit të udheheqësisë së lartë mbi popullin. 2 Vizita ndodh kur pas deformimit administrativ dhe zhbalancimit politiko kulturore te Shqiperise, ndodhi nje proces shkaterrimtar zgjedhor krahinor qe e ngjyrosi me monizem te kuq jeten sociale dhe politike shqiptare, duke e kthyer 25 vite pas, situaten e pluralizmit shqiptar; Harta e kuqe e Shqiperise, eshte nje njolle turpi per demokracine shqiptare qe nuk genjen demokracite europiane dhe amerikane. 3.vizita ndodh kur ‘reformatoret” radikaliste te se majtes ekstreme, kane zene vendet e te gjitha komisioneve te ngritura nga mazhoranca per reformimin aq te domosdoshem te sistemit te drejtesise, te shkences shqiptare, teksteve te historise se Shqiperise, literatures etj, imponojne ne keshillat keshillimore te cdo diktasteri qeveritar dhe kane lene jashte te gjithe ekspertizen e popullit pa parti. 4. Vizita ndodh kur mazhoranca po ushtron nje presion politik dhe po ben perpjekje per deformimin e skemes konstitucionale te Republikes Parlamentare, permes zvogelimit ne nje minimum te pangjashem dhe te pandeshur as ne teorine e te drejtes publike, te pushteteve ekzekutive dhe gjyqesore te Presidentit te Republikes. Kesisoj, Vizita e Zonjes Merkel duhet te lexohet nga Kryeministri si nje mbeshtetje ndaj demokracise popullit shqiptar perri vitalizmin e e europianizimit, demokracise dhe ndryshimin e skemes menaxheriale ekonomike te nje vendi qe prodhon emigracion per shkak te pamjaftueshmerise ekonomike te tij dhe diletantizmit ne menaxhimin financiar dhe ekonomik. Si nje thirrje per te bashkepunuar me Opoziten parlamentare, popullin opozitar dhe intelektualet pa parti per ndertimin e nje Shqiperie te te gjitheve. Nderkohe qe per opoziten dhe kreun e saj, ajo eshte pervecse nje mbeshtetje per pjesmarrje funksionale ne sistem, edhe nje kujtese mbi nevojen e krijimit te nje opozicioni te kualifikuar dhe te ekspertizes.

Shfaqja e nje elite parlamentare ne arenen e kuvendit shqiptar e munguar: Kjo mungesë është rezultat i kornizës legale historike, ndryshimeve të vazhdueshme të sistemeve zgjedhore (posaçërisht vendosja e sistemit proporcional krahinor, i pa korrektuar me votim emeror te listes, ne nje vend unitar) dhe problemeve themelore të një shoqërie me tranzicion demokratik të deshtuar. Ne kete kuader, Mazhoranca, ne qofte se ka vullnet te mire per te kuptuar mbeshtetjen e Europes, do te duhet te Rindertoje Komisionin Reformativ te Sistemit te Drejtesise duke perfshire perfaqesues te institucionit te Presiedentit te Republikes, Opozites dhe Intelektualet me te spikatur pa parti; nje reforme te partive politike duke rimarre si model per ndertimin e legjislacionit ligjin gjerman mbi partite politike qe do t’i shnderroje keto subjekte ne subjekte reale te se drejtes publike dhe do t’i impenjore ligjerisht partite te ndertojne demokracine e brendshme dhe do te kontrolloje financimin e tyre dhe fushatave te tyre; Rikthim i Adminsitrates Publike ne situaten e fiksuar nga ligji konsensual, kur nuk preken interesat e cilesise dhe sherbimeve; rimodelimi i hartes administrative te vendit dhe perseritja e zgjedhjeve ne tre bashkite ku jane verejtur shkeljet me te renda dhe vota eshte deformuar si ne Durres, Elbasan dhe Berat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *