OPINIONE

VEPRA ANTIKOMBËTARE E ORTAKËRISË KOMUNISTE DUHET TË NDALET SOT

SHKRUAN: ROMEO GURAKUQI, DEPUTET I PARLAMENTIT SHQIPTAR

Drejtimi i Shtetit, Qeverise dhe Parlamentit projektohet serish nen daren e ngushte te nje krahine, tre fshatrave te thelle malore te ish Zones se Pare Operative, nga te cilet do vazhdojne te burojne, permes “betimit te besnikerise”: te gjithe ministrat, drejtoret e policise, drejtoret e ndermarrjeve te prodhimit te naftes, kontrollit financiar shteterore, doganave dhe tatimeve, drejtoret e drejtorive te mpj dhe ambasadoret, drejtuesit e te gjithe departamenteve te ministrive dhe degeve te administrates se larte.

Prej tyre do vijojne te shperndahen fondet e buxhetit, projektet, me te njejten “metodologji”, sikurse ne kater vitet e shkuara, diskriminuese dhe shkaterrimtare per Shqiperine e Veriut, ku nje jave me pare, permes mercenareve, ideatoret e kesaj menxyre, blene vota dhe mandate deputetesh, per te mbajtur kete strukture krejtesisht antikombetare te mosshperndarjes dhe zhbalancimit te pushtetit. Ky nuk eshte Shteti Shqiptar qe duam, mbasi nuk perngjason me Shtetin e lene amanet nga themelonjesit; madje eshte perkunder konventave kushtetuese qe imponojne respektimin e balances krahinore ne drejtimin e pushteteve, administrates dhe shperndarjes se te ardhurave drejte dhe logjikshem ne territor. Kjo ishte marreveshja e pare themelvenese, qe sot dhunohet me cinizem. Eshte perkunder ligjeve te shtetit qe jane ndertuar per te shmangur nepotizmin, tarafin dhe krushqite ne orientimin e drejtimit politiko- administrativ dhe per te promovuar aftesine dhe ekspertizen. Modeli qe po aplikohet nga shumicat e majta te instaluara eshte ai qe imponoi me dhune per 50 vite diktatori. Ai model nuk mund te kete reference ligjore ne demokraci.

Vepra antikombetare e Ortakerise Komuniste duhet te ndalet sot.

Eshte nje atentat ndaj kushtetutes se shtetit, qe siguron unitetin kombetar duke respektuar perfaqesimin gjithperfshires, nderkohe qe veprimi politik i kupoles, me vendimarrjet e njeanshme te emerimeve nga koka e Edi Rames, ecen ne shkelje te frymes se ligjit themeltar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *