HISTORIA

LIDHJA E II° E PRIZRENIT DHE LUFTA HEROIKE E POPULLIT PËR MBROJTJEN E KOSOVËS

SHKRUAR NGA TAHIR ZAIMI, BOTUAR NË BRUXELLES MË 1964

PRIZRENI

Kryeqyteti moral i Shqipnisë ethnike, djepi i rilindjes, ku me Lidhjen e I° rë të Prizrenit xu fillë s’parit lëvizja kombtare për fitimin e liris dhe të pamvarësis s’Shqipnis. Atje u mbajtë edhe Lidhja e II-të e Prizrenit prej 16-20 Shtatuer 1943.

DY FJALE PER LEXUESAT E DASHTUN

Me botimin e kësaj vepre modeste kam synue me vue në dukje përpjekjet e Organizatës popullore të « LIDHJES S’II° TE PRIZRENIT » për mbrojtjen e kufijvet ethnik dhe qendresen heroike të popullit të Kosovës qi luftoj me vetmohim e trimni të rrallë në fushë të betejave, n’e parë kundër çetnikve shovenistë serbomalezez të Drazho Mihajloviçit dhe mandaj kundër Brigadave sllavo-komuniste serbe-malezeze-bullgaremaqedone, e mjerisht, edhe shqiptare, gjatë vjetve 1942-1945, tue dhanë prova të sakrificës dhe të patriotizmës shpiptare.

Merret me mënd se me folë e me shkrue për nji luftë qi bashkë me tokat e atdheut tashma asht humbë, ma tepër nga forca madhore e disa rrethanavet ndërkombtare të luftës s’dytë botnore, ndoshta, ndokuej, mund t’i duket e kotë dh’e teprueme, por asht edhe nji mëkat i madh me lanë në hështje dhe në harrësë deshmorët e shumët, të cilët dhanë jeten e tyne të çmueshme, a në ballë të luftës tue mbrojtë vendin e t’parvet kundër anmiqvet agresorë, ose ranë viktimë e u pushkatuen, heu vajë! – me duer lidhun, mbas pushtimit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga fuqit e Jugosllavis komuniste.

Kuptohet lehtë se shprehja gjeografike «KOSOVA» nuk kufizon vetëm vendet qi përmblidhen mbrenda kufijve administrativ të krahinës, e cila mbanë kët emën dhe ka ruejt shumicën dërmuese e kompakte të banorëve shqiptarë, por shi për kët arsye ajo përfaqëson dhe symbolizon edhe të gjitha viset tjera Shqiptare të robnueme nën pushtimin e Jugosllavis.

Bruxelles, Me 6 Qershuer 1964

HYMJE I

Përpjekjet luftarake-revolucjonare dhe veprimtarija kombtare-politike e Shqiptarve të KOSOVES xanë fillë bukur heret në përjudhat e kalueme të historisë dhe marrin hov’e gjallni me «LIDHJEN E PRIZRENIT» që shënon fazën e parë të Rilindjes s’onë kombtare.

Qysh me 1878 qenë shpallë botnisht parimet politike-kombtare të sajë qi përmblidheshin në nji frazë të vetme : Qënja e Shqipnis si shtet i pamvarun dhe mbrojtja e kufijve të sajë ethnik.

Për m’e kuptue origjinen e kësaj lëvizje të madhe popullore asht nevoja të hjedhim pak vështrimin t’onë në të kaluemen: Kuvendi i Berlinit, i influencuem nga Rusija Cariste që pat ngadhnye kundër perandoris Otomane, kishte vendosë me u dhanë shqeve të Ballkanit disa pjesë të tokavet shqiptare. Ky vendim i padrejtë e arbitrar i Pushteteve të Mëdha Europjane q’e gjymtonte trupin e Shqipnis së pambrojtme — pa pyetun asfare të zo’n e gjasë ! — si thot nji fjal’e vjetër, shkaktoj n’atë kohë reaksjon të madh e nji tronditje të thellë në shpirtin e Shqiptarëve, të cilët, për me i dalë zot vendit të të parvet, lëshuen kushtrimin an’e kand Shqipnis dhe në vjetin 1878 realizuen Kuvendin e famshëm të PRIZRENIT, i cili me veprimtarin e tij kombtare-politike dhe luftarake përban kapitullin ma të ndritshëm të historisë s’Vendit t’onë, sepse atje — për herë të parë u caktuen kufijt ethnik e gjeografik të Shqipnisë dhe u hodhën themelet e Pamvarësis Shqiptare.

Kjo lëvizje kombëtare qi u krijue nga populli dhe drejtohej me zotsi e patrijotizëm prej të parve të vendit t’onë si : Ali Pash Gusija, Abdyl Bej Frashëri, Haxhi Zek Peja, Iljaz Pash Dibra, Bibdoda Pasha prej Mirdite, Ilodo Pasha nga Shkodra, Haxhi Ymer Efendi Prizreni, Sulejman Vokshi nga Gjakova, Muftiu i Prishtinës dhe atdhetar të tjerë, kishte marrë të gjitha masat e nevojëshme për mbrojtjen e kufijve t’atdheut dhe vendosë mos me lëshue asnji pllamb toket, caktue nga kuvendi i Berlinit me u dhanë të tjerëvet.

M’anë tjetër, Abdyl Bej Frashëri dhe Mehmet Ali Bej Vrioni kishin marrë për sipër me drejtue veprimtarin dipllomatike tue shkue vet në Berlin për të protestue pranë kongresit dhe kançelarive të Pushteteve të Mëdha, ndërsa Ali Pash Gusija me shokë i ishin kushtue organizimit të mbrendëshëm dhe përgatitjevet ushtarake.

Ashtu kishin vendosë burrat e dheut t’atyne kohnave t’arta dhe me të vertetë ashtu u-ba, pse me gjith dynjet e ushtrive anmike sidomos atyne të Malit të Zi që, të ndihmueme edhe prej qeverisë së Stamollit — e cila perpara presjoneve të Pushteteve të Mëdha ishte angazhue me ba dorëzimin e këtyne tokavet — qëndresa shqiptare vazhdonte me qenë e pathyeshme.

Madje në kët rast edhe vet i dërguemi i Sulltanit, Mehmet Ali Pasha, delegat i Turqis në kuvendin e Berlinit, kishte ardhë në Gjakovë që t’i këshillonte dhe t’i detyronte Shqiptarët për t’i lirue Plaven e Gusinë në favor të Malit të Zi, por shkase me t’a çfaqë qëllimin e misjonit të tij, u sulmue menjiherë nga lëvizja popullore, e cila, mbas nji lufte të përgjakëshme, përfundoj me mbarimin tragjik të tij, të shtabit dhe të fuqisë ushtarake qi kishte sjellë me vedi.

Në kët luftë t’ashpër që shpërthëj spontanisht dhe gufoj me shpejti rrufëjet nga an’e popullit të krahinave të Kosovës, përpos Marshalit turk dhe ushtarve të tij anadollak, mbetën të vramë edhe strëhdhansi Abdullah Pash Dreni me gjithë pjestarët e familjes dhe të far’e fisit të tij, etj. trima të rojës s’pallatit, ndërsa edhe prej sulmuesavet shqiptar, Islam Agë Botusha, Mehmet Ali Pozhari me shum luftarë të tjerë ranë dëshmorë në fushë të betejës, qi vazhdoj tri ditë e tri net.

Qëndresa heroike e Shqiptarvet vazhdoj gjithashtu edhe ndër Malsinat veriore të Shkodres kundër msymjeve t’ushtrive malezeze dhe t’atyne të Dervish Pashës, dërgue edhe aj nga Stamolla për të dorëzue Ulqinin, Tivarin dhe Triepshin e Zhablakun — vise thjeshtë shqiptare — të cilat ndoshta kurr nuk do të kishin ra në dorë t’anmikut shka, po mos të kishte ndërhye flota detare e Pushteteve të Mëdha në favor të Malit të Zi.

Kjo frymë qëndreset e popullit t’onë të vogël qi mbërrini me pengue e me ndalue zbatimin e vendimeve të nji kongresi ndërkombtar me kaq randësi, siç ishte Kongresi i Berlinit, vazhdoj gjithnji e fortë dh’e fuqishme si kundër Serbvet e Malezezvet ashtu edhe kundër fuqivet ushtarake turke të cilat orvateshin me shtypë e dërmue përpjekjet shqiptare që synojshin m’e shkundë qafet zgjedhen e huej, në kuptim të fitimit të lirisë dhe të pamvarësisë kombtare-shtetnore.

II

Prej kohës s’Lidhjes s’Prizrenit e deri në luften ballkanike, historija e jonë asht e mbushun me përpjekje e me revolucjone shqiptare. Kryengritja e fundit e Kosovës në verën e vjetit 1912 që hodhi Divizjonet ushtarake të perandorisë Otomane m’at anë të Vardarit, patjetër do t’a kishte realizue andrren shekullore të patrijotvet shqiptar, me shpallë në Shkup pamvarësinë e Shqipnisë me katër vilajetet, sikur mos t’kishte qenë fanatizmi fetar i tepruem, intrigat midis krenëvet shqiptar dhe ndërhyemja e befasishme e ushtrive të besëlidhuna të shtetevet ballkanike, shtye e pregatitë nga Rusija e Carvet.

Me gjithse kët herë Shqipnija duel Shtet në vedi dh’e fitoj pamvarësin’e sajë kombtare, mase gjymsa e Shqipnis : Kosova, Manastiri dhe Çamerija e tjera vise shqiptare, me vendimin e padrejtë të konferencës së Londres (me 1913) mbetën prap nën zgjedhjen e të huejvet tue kalue prej nji okupasjoni nën nji tjetër, edhe ma i randë se i pari, për t’a vazhdue tragjedin kombtare shum herë shekullore.

E me gjith kët deshtim qi qe fatal për kombin tue u-nda për gjymës trupi i tij dhe q’i kushtoj vetëm Kosovës afër 200.000 viktima përpjekjet e Kosovarve për liri nuk munguen edhe ndër rasat kritike të ma vonëshme, siç ishte Kuvendi i Vlonës, qi me 28 Nanduer 1912 realizoj aktin historik të shpalljes s’Indipendencës kombtare, ashtu edhe në luften e mbrojtjes së të parës Mbretnisë shqiptare kundër rebelvet reaksjonarë me 1914.

III

Veprimtarija politike dhe revolucjonare e Komitetit të Kosovës

Mbas mbarimit të luftës s’parë botnore dipllomacija Europjane në konferencën e Versailles- it, ndër të tjera, krijoj edhe shtetin mozaik të Jugosllavisë nën dinastinë e Karagjorgjeviçvet, që kishte aspirata e lakmina jo vetem mbi tokat e pushtueme prej Serbo-Malezezvet me anen e forcës, por edhe mbi Shqipninë e cungueme. Smadhimi i mbretnis s’re të Jugosllavisë, jo vetem i shqetsoj, madje i përmbysi fare shpresat e nacjonalistve të Kosovës, të cilët besojshin në zbatimin e parimeve të vetvendosjes së popujvet, shpallë prej Presidentit Wilson të shteteve të Bashkueme t’Amerikës.

Ky desiluzjon i shtrengoj kta m’e lanë vendin dhe m’u tërhjekë ndër malet e Shqipnisë, e ma vonë me zbritë në Shkodër ku, në fund të vjetit 1918, themeluen Komitetin revolucjonar të mirënjoftun për t’i dalun zot tokavet shqiptare të Kosovës.

Kjo organizatë irredentiste me qendër në Shkodër, që në fillim drejtohej nga të ndjemit Av. Hoxha Kadri Prishtina me shokë : Qerim Begolli nga Peja, Hysni Curri nga Gjakova, Bedri Peja e Halim Gostivari dhe ma vonë nga Bajram Curri prej Gjakove dhe Hasan Prishtina e patriot të tjerë, zhvilloj nji veprimtari kombtare-politike shum të frytëshme për revendikimet mbi Kosoven me anë memorandumësh e botimesh të ndryeshme dhe njikohsisht hapi edhe nji fushatë energjike
kundër okupasjonit italjan qi kërkonte me i imponue Shqipnis s’1913-tës nji lloj protektorati.

Në kët fushatë patriotike kundër pushtimit Italjan ashtu edhe në pregatitjen e sheshit të kongresit të Lushnjes qi ristabilizoj shtetin shqiptar me kryqytet Tiranen, vepra dhe roli i Komitetit të Kosovës ka qenë nji faktor me randësi. Asht për t’u shenue se në kët luftë të dyfisht që po zhvillonte Komiteti i Kosovës pa pasë asnji nji ndihëm të jashtme filloj shpejtë me gjetë kuptim e bashkpunim të sinqert prej shum patrijotvet shqiptar si : P. Gjergj Fishta, P. Shtjefen Gjeçovi, Bajram Fevziu, Salih Nivica, Kristo Floqi etj., të cilët me shkrimet dhe botimet e tyne i dhanë gjallni e aktualitet problemit të Kosovës dhe kështu fitoj edhe përkrahjen e autoritetevet ushtarake t’Anglo-Françezve, të dislokuem aso kohe në Shkodër. Këta autoritete — për mungesë ndërlidhjeje postare e telegrafike t’asaj kohe të mbasluftës — lehtësuen shum dërgimin e protestavet dhe të memorandumevet të Komitetit në fjalë për vendet e destinueme. E nji ditë kur historjani i ardhshëm do të germojë dhe do të shqyrtojë arshiven e kësaj organizate dhe përmendorët, statistikat dhe dokumentat e paraqituna prej sajë
Konferencës së Paqës dhe Kançelarivet Europjane e Amerikane, si edhe artikujt e botuem në fletoren POPULLI, drejtue ma parë nga Salih Nivica e Maliq Bushati dhe mandej nga Bedri Peja, do të konstatojë se sa e frytëshme e pozitive ka qenë veprimtarija e organizatës së siperthanun në mbrojtjen e Kosovës dhe të çashtjes shqiptare përgjithësisht.

IV

Operacjoni i Shqipnisë s’Mesme për shtypjen e lëvizjes Esadiste nën komanden e Bajram Currit, në prendveren e vjetit 1920, prej kah filloj me marrë forcë e gjallni shteti i ri shqiptar, marrja pjesë e vullnetarvet Kosovarë e Kruetan në luften e Koplikut kundër sulmevet jugosllave në veren e vjetit 1920, përpjekjet paqtuese e dashamirëse me shue lëvizjen e Mirditës, si edhe kontributët e ndryeshme ndër rasa të tjera kritike, provojnë qartazi se nacjonalistët e Kosovës kanë qënë kurdoherë faktor pozitiv jo vetëm për shlirimin e Kosovës, por edhe për forcimin e shtetit Shqiptar.

Tue pa se bota dipllomatike ndërkombtare tregohej indiferente dhe mbyllte sytë perpara masakrimeve të Serbvet kundër Shqiptarve të Kosovës e se protestat e ankimet po mbeteshin pa asnji efekt dhe nuk gjejshin ndonji ushtimë dhimbsunije, atëherë Komiteti i Kosovës u shtrengue me organizue luften e dishprimit kundër pushtuesit sllav. Kryengritje të përgjakëshme paten vend në Rogovë të Pejës, në Plav’e Gusi, në Podgor e në Drenicë, në Prekorupë e në krahina të tjera, ku çetat e Mehmet Ferit nga Plava, Ismail Gusis, Kerit Sadri Bardhit nga Rogova, Jusuf Vejselit e Bardh Jusufit nga Podgori, Azem Galicës nga Drenica, Sadik Ramës nga Gjurgjeviku, Ramadan Shabani nga Kieva, Mehmet Kajumit nga Llapi e tjerë kryengritës, vjet me radhë e shqetsuen dh’e tranditën Belgradin tue shkrue faqe t’arta trimnijet e heroizmit n’historinë e perpjekjevet për shlirimin e Kosovës.

Falënderoj me gjith zëmër Zotni prof. Ibrahim Kelmendin për njoftimet dhe shpjegimet e vjefëshme qi m’i ka dhanë rreth disa luftimeve ndër zonat e Preshevës, të Kumanovës dhe të Gjilanit, ashtu edhe Zotni Rifat Kolgjinit i jam tepër mirënjoftës për kujdesin dashamirës me të cilin m’i ka sigurue fotografitë e disa Krenëve të lëvizjës irredentiste të Kosovës qi zbukurojnë faqet e këtij libri modest. (Autori)

II

LUFTA E DYTË BOTNORE DHE LIDHJA E II°-të E PRIZRENIT

Kjo valë kryengritëse e nacjonalistve të Kosovës qe mundë e dermue me mjete brutale nga Jugosllavija monarkiste dhe nga ana tjetër me duer të Shqiptarve u vranë e u-zhduken nji nga nji edhe Prisat e lëvizjes irredentiste në Shqipni kështu qi, përpos ndonji botimi perjodik në shtypin shqiptar e të huej, ose
ndonji demarshi politik pranë LIDHJES s’KOMBEVET dhe Pushteteve të Mëdha, për arsyena të ndryeshme Komiteti i Kosovës që shtrengue të pushojë aktivitetin e vet.

Por me gjith këtë, Kosovarët kurr nuk hoqën dorë nga revendikimet për liri dhe nuk e humbën shpresën e shlirimit të vendit të tyne nga zgjedha e huej tue pasë besim të plotë se në nji t’ardhme të shpejtë ose te vonë do të triumfojë e drejta mbi forcën dhe mbi dhunën.

Në vazhdim të luftës s’dytë botnore shteti artificjal i Jugosllavisë psoj shkatrrimin e tmerrshëm qi dihet dhe për rrjedhje të natyrëshme të këtij shkatrrimi, Shqiptarët e Kosovës, sikurse edhe popujt tjerë të nënshtruem, kaluen prej nji okupasjoni nën nji tjetër.

Por edhe kjo perjudhë, që në fillim u duk si gjysmë shlirimi, qe e shkurtë dhe nuk vazhdoj shum kohë. Ushtrija gjermane — me perjashtim të zonës s’minierave të Mitrovicës — u tërhoq shpejtë nga Kosova të cilën e njofti si pjesë të Shqipnisë’1913-tës që gjindej e okupueme prej ushtrisë italjane, e cila, sidomos në vjetin 1943,  e kishte sjellë gjendjen në gradë t’atillë qi nuk nepte me shpresue dhe me parapa mundësi përmirsimi.

Sjelljet brutale t’ushtarakvet italjan e të Milicvet fashist, si edhe burgosjet e internimet kishin fillue me merrë proporcjone tepër kërcnuese për Shqiptarët e Kosovës. Tragjedija e Bihorit, ku u masakruen barbarisht mase 4000 shqiptar të pafajshëm, shumica e të cilvet pleq, gra e fëmijë, nga çetat e çetnikve të Pavlo Gjurishiqit, të cilët ishin shtye e armatosë nga komondanti i Rregjimentit italjan në Mal të Zi, me qellim balancimi të forcavet midis Shqiptarvet dhe Serbo-Malezezvet ; djegja e plaçkitja e tregut të Pejës me dame të mëdhaja materjale, vrasjet e djegjet e njerëzve në zjarm për së gjallit të disa qytetarve në Gjakovë ; shkurt sjelljet brutale e terroriste të Milicve dhe të ushtarëve të Divizionit « Puglie » kundër popullsisë shqiptare në Prizren, në Prishtinë dhe tjera trajtime forcet e dhunet, kishin shkaktue tmerr e pezmatim të madh në shpirtin e mbarë popullit të Kosovës, kështu qi përveç aksjoneve të kufizueme çetash, shpërthimi i nji kryengritjeje të përgjithëshme nga an’e popullit ishte ba i paevitueshëm.

Pushtuesi e kishte kuptue mirëfiliit kët gjendje shqirtnore të popullit dhe për m’e zotnue situaten me forcë, me 7 Korrik 1943, shpalli diktaturen ushtarake dhe shtet-rrethimin në gjithë Kosoven.

Ndërsa gjendja po ashprohej dhe qytetët memxi po kontrolloheheshin nga ushtrija dhe Karabinerija italiane, numri i çetavet dhe i t’arratisunve vinte tue u shtue gjithnji e ma tepër. Kto çeta ndonse në fillim veprojshin të pamvaruna me aksjone të kufizueme dhe pa ndonji lidhje midis tyne, ma vonë mbërrijten me pengue e me paralizue gjith komunikasjonet dhe lëvizjet ushtarake të pushtuesit.

Në kët ndërkohë, dhe piknisht me 8 Shtatuer 1943, u përhap lajmi i kapitulimit t’ushtris italiane, eveniment ky q’e lehtësoj shum veprimtarinë organizative të nacjonalistëve të Kosovës, të cilët të ndihmuem edhe nga disa formacjone të vogla ushtarësh gjerman, t’ardhun nga Mitrovica, muerren në dorëzim administraten
e vendit, tue formue njiherit ndër të gjitha qëndrat e Prefekturave dhe Nenprefekturave këshilla-autonome-ekzekutive.

Mbrenda dy ditve u krye çarmatimi i trupevet ushtarake italiane dhe zotnimi pa asnji inçident i depovet ndër të gjitha qendrat kryesore. Ndërsa vazhdonte ky veprim diku-diku zue të keqsohej gjendja nga tentativat e çetavet komuniste, të cilat kërkojshin me ndërhye dhe m’e dominue situaten me forcë e me dredhina.

Me qenë se gjendja u keqsue aq tepër, sa dukej e prirun me degjenerue n’anarshi e në vlla-vrasje, si nji imperativë urgjente e çastit kritik, u shfaq nevoja e nji ndërlidhjeje e marrëveshtjeje midis krahinave të ndryeshme dhe drejtuesave të vendit pa humbë asnji çast. E për me realizue kët qellim qi synonte shpetimin e vendit nga rreziku Sllavo-komunist, me inicjativen e nji grupi nacjonalistësh të përbamë nga Xhafer Deva prej Mitrovice, Musa Shehu e Sheh Hasani nga Prizreni, Asllan Boletini nga Mitrovica, Tahir Zajmi nga Gjakova, Lukë Simon Mjeda nga Prizreni, Qazim Bllaca nga Suhareka dhe Pjetër Vuçaj nga Prizreni, me 11 Shtatuer 1943 u-ba në Prizren nji mbledhje në të cilën u shqyrtue situata e krijueme dhe nevoja urgjente e masavet qi duheshin marrë, perse çdo vonese do t’ishte e pareparueshme e me rrjedhje tragjike për fatin e atdheut.

III

Krijimi dhe Misjoni i LIDHJES S’II-të TE PRIZRENIT

Për shkak të rrethanavet jashtzakonisht kritike, vendimet e marruna në mbledhjen e datës 11 Shtatuer 1943, mbledhje e cila ka nji randësi të madhe për fatin e vendit dhe për zhvillimet e mbasandejshme politike e luftarake, përmblidhen në kto pika kryesore :

a) Thirrje e nji mbledhjeje të përgjithëshme popullore me shpirtin dhe me frymen e LIDHJES S’PRIZRENIT, në të cilën të përfaqesohen të gjitha krahinat e Kosovës, të Dibres, të Strugës, të Tuzit dhe të Ulqinit, përmjet delegatve të zgjedhun nga an’e popullit;

b) Për derisa të themelohet e të caktohet nji autoritet suprëm nga mbledhja e përgjithëshme dhe për me mbajtë qetsin dhe rendin publik si edhe me i përgjegjë ekzizhencavet qi imponojnë rrethanat e interesat e atdheut, me krijue këshilla-autonome-ekzekutive ;

c) Ngarkim i këshillit ekzekutiv të Prizrenit me pregatitjen e mbledhjes së Kuvendit, hapja e të cilit do të bahej jo ma vonë se me 16 Shtatuer 1943. 

Të marrmen fund mbledhja, menjiherë fiilojnë pregatitjet e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit dhe, me gjithë kohen e shkurtë e mungesen e komunikasjonevet, të paralizueme nga gjendja anormale, puna ecë me nji rrythëm të shpejtë e të përsosun. Konsultohet populli dhe bahen zgjedhje të rregullta si ndër kohna normale.

Në nji kohë relativisht tepër të ngusht prej trikatër ditësh realizimi i nji ndermarrjeje kaqë me randësi historike e politike paraqitej shum i vështirë, sidomos për shkak të premjes së shumë linjeve telegrafonike dhe mos funksjonimit të tyne, të hapsisë së vendit dhe distancës s’largët të disa krahinavet, si edhe mungesës së mjeteve të komunikasjonit. Por për popullin e Kosovës q’e shifte rrezikun me sy dhe ishte koshjent i gjendjes kritike do të kalohej çdo pengim dhe as mungesa e komunikasjonevet, as edhe naltsinat e malit të Sharrit të mbulueme me borë nuk formojshin ndalesa e pëngime për delegatët e Dibrës, të Tetovës, të Gostivarit dhe të Strugës për të marrë pjesë në Kuvend, prov’e shkëlqyeshme e patriotizmit dh’e shpirtit të sakrificës së popullit t’onë të shumë vuejtun, qi patjetër
do të zanë nji vend të shënuem ndër faqet e historisë kombtare.

Hapja e Kuvendit

E shi, në diten e caktueme me 16 Shtaiuer 1943 qyteti i Prizrenit, i zbukuruem me flamuj dhe me harqe triumfi, paraqitte me të vertetë pamjen e nji feste kombtare të jashtzakonëshme. Përveç banorve të qytetit historik, kishin ra nga të gjitha krahinat me mija e me mija qytetar e katundar t’interesuem për fatin e atdheut. Të shoqnuem nga delegatët e krahinave të ndryshme dhe nga autoritetet civile e ushtarake të vendit, Komiteti organizator, i përbamë prej Musa Shehut,
Sheh Hasanit, Tahir Zaimit, Lukë Simon Mjedës, Qazim Bllacës e Pjetër Vuçës, drejtohet.për në shkollen e “BAJRAM CURRIT” (sot Lidhja e Prizrenit)

N’oren 10 para dite në prani të mija e mija qytetarvet, midis gëzimit e entuzjazmit qi gufon nga zemra e popullit në te tilla raste, Kuvendi hapet me nji fjalim të Musa Shehut, i cili tregon shkurtas arsyenat qi shtyen inicjatorët me thirrë këtë mbledhje të përgjithshme dhe masat e nevojshme qi lypset të merren për t’i ba ballë gjendjes kritike t’atdheut.

Kuvendi, midis brohoritjesh e çfaqjesh entusjaztike të popullit, pagzohet « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT ». Si pari e Kuvendit zgjidhen:

1) Musa Shehu : si kryetar,
2) Aqif Bluta : si Nenkryetar,
3) Prof. Rexhep Krasniqi : si Nenkryetar,
4) Bedri Gjinaj : si Sekretar.

Mandej formohen komisjone të posaçëm për me shqyrtue e kontrollue letër-përfaqesimet e delegatëvet dhe mbasi kryejnë këtë veprim, ia referojnë Kryesisë rezultatin dhe kështu hyhet në rendin e ditës, pregatitë nga komiteti inicjatorë qi përmbanë kto pika kryesore :

1) Bisedim mbi shpalljen e vullnetit populluer për bashkimin e viseve të Kosovës, të Dibrës, të Strugës dhe t’Ulqinit e Tuzit si pjesë integrale të Shqipnisë ;

2) Mbi bashkimin gjithashtu me nanën Shqipni, të krahinavet të Mitrovicës, të Vuçiterrnit, të Podjevës dhe Pazarit të ri, qi ndodhen nën pushtimin e ushtrisë gjermane, por administrativisht të lidhuna me shtetin e Serbisë ;

3) Mbi organizimin politik e ushtarak të popullit dhe pregatitjen e mbrojtjes së kufijvet ethnik ;

4) Mbi krijimin e nji organi ekzekutiv ase Komiteti Qendruer me seli në Prizren dhe të nën-komiteteve ndër të gjitha qëndrat e tokave të lirueme për të drejtue aktivitetët e nevojëshme mbi qeverisjen e mbrojtjen e vendit;

5) Mbi perpilimin dhe aprovimin e nji statuti t’organizatës kombtare « LIDHJA E II° E PRIZRENIT » ;

6) Mbi proçeduren qi do të ndiqet për zgedhjen e përfaqësisë së krahinave të Kosovës, të Dibrës, të Strugës dhe Ulqinit e Tuzit për në Kuvendin kombtar të Tiranës.

Fillon bisedimi dhe disa delegat, me fjallimet e tyne, tue vajtue e mallkue të kaluemen e ërrët të pushtimeve të hueja qi s’i kanë dhanë kurr rast e mundësi popullit të Kosovës të shprehet lirisht mbi fatin e tij, kërkojnë bashkimin e zaneve të të gjith delegatvet për t’a interpretue e shpallë botnisht vullnetin e popullit për bashkimin me Shqipni, si nji realitet historik që traktatet e paqes, as kurrgja tjetër të mos munden m’e ndryshue. Me kaq, mbledhja e parë, tue mjaftue me ceremoninë e hapjes së Kuvendit, mbyllet për të vazhdue bisedimet me 17 Shtatuer 1943.

N’e nesret (17 Shtatuer 1943) hapet mbledhja dhe ndër të gjitha pikat e shenueme ma naltë të rendit të ditës zhvillohen bisedime me interesim të gjallë e merren vendime, shpesh herë me vota unanime.

Diten e tretë me 18 Shtatuer 1943, ndërsa mbledhja hapet dhe fillojnë bisedimet, arrijnë nga Tirana edhe delegatët e zgjedhun nga Kosovarët me qëndrim në Shqipnin e 1913-tës : Z.Z. Bedri Peja, Rexhep Mitrovica, Xhefer Deva e Xhelal Mitrovica, të shoqnuem edhe nga fletorari nacjonalist Maz’har Sopoti, të cilët u pritën me brohori nga kongresistët dhe ftohen të marrin pjesë në bisedimet e Kuvendit. Asht për t’u theksue se veprimtarija e pjestarve të Kuvendit dhe intresimi i gjallë i popullit kundrejt kësaj veprimtarije patriotike ka qënë i vazhdueshëm.

Për sa i përket artikullit 4 të rendit të ditës dhe si nji nevojë e ngutëshme e çastit historik, proçedohet në zgedhjen e komitetit Qendruer të LIDHJES S’ II° TE PRIZRENIT me funksjonet e nji autoriteti suprem të lëvizjes kombtare për mbrojtjen e Kosovës dhe në perfundim të votimevet rezultojnë të zgjedhun :

1) Rexhep Mitrovica, Kryetar
2) Musa Shehu nga Prizreni, Nënkryetar
3) Prof. Kolë Margjini nga Prizreni, Anëtar
4) Sheh Hasani nga Prizreni, Anëtar
5) Asllan Boletini nga Mitrovica, Anëtar
6) Tahir Zaimi nga Gjakova, Anëtar
7) Qazim Bllaca nga Suhareka, Anëtar

Kuvendi vazhdon punimet e veta deri me 20 Shtatuer 1943 dhe merr vendime me randësi për organizimin e mbrojtjes së tokave të lirueme. Nji ndër parimet dhe qellimet kryesore të LIDHJES S’ II-të TE PRIZRENIT ka qenë edhe ristabilizimi i autoritetit shtetnuer në Shqipninë e 1913-tës, dhe për t’ia mbërrijtë këtij qellimi, organizoj zgedhjet e nevojshme për të dërgue nji përfaqësi të dejë në Kuvendin Kombtar të Tiranës.

Do t’ishte nji mungesë e madhe me kalue pa e shënue në këtë përshkrim rolin deçisiv të perfaqësisë s’Kosovës, e cila ka qenë nji faktor me randësi në formimin e Kuvendit Kombtar të Tiranës, prej të cilit u-caktue forma e rregjimit me Këshillë të Naltë dhe qeverija dinamike qi në pak koh’e sipër ristabilizoj rendin publik dhe qetësin e shkatrrueme ç’në themel nga okupasjoni italjan dhe nga çetat komuniste e anarshiste.

Me t’i dhanë fund punirneve të veta me 21 Shtatuer 1943, të gjithë delegatët e Kuvendit u-drejtuen për në selin historike të LIDHJES S’ I-rë TE PRIZRENIT», ku nënshkruen me solemnitet vendimet e marruna, në prani t’autoriteteve dhe të nji murije të madhe qytetarësh e katundarësh t’ardhun prej shumë viseve të Kosovës.

Përfaqesuesat e krahinave të ndryshme që kanë marrë pjesë në Kuvend :

1) Musa Shehu
2) Sheh Hasani
3) Lukë Simon Mjeda
4) Qemal Karahoda
5) Sulejman Kryeziu
6) Hasan Dashi
7) Bejtullah Haxhiu
8) Nuredin Haliti
9) Qazim Bllaca
10) Bahtjar Qaflleshi
11) Haxhi Xheledini
12) Nexhip Basha
13) Xhevat Begolli
14) Bajram Gashi
15) Shemsi Feri
16) Adem Kurtaga
17) Mahmut Shabanpasha
18) Jusuf Agushi
19) Halim Shuku
20) Mehmet Devaj
21) Esad Berisha
22) Asllan Boletini
23) Bedri Gjinaj
24) Aqif Bluta
25) Hasan Zvediç
26) Vehbi Hamzagaj
27) Tahir Zaimi
28) Lutfi Spahiu
29) Bajram Haziri
30) Mentor Çoku
31) Safa Ulqini
32) Rrustem Ymeri
33) Shahin Cami
34) Ahmet Lusha
35) Jusuf Jahja
36) Remzi Ragibi
37) Rexh Meta
38) Bedri Peja
39) Rexhep Mitrovica
40) Xhafer Deva
41) Xhelal Mitrovica
42) Maz’har Sopoti

STATUTI I ORGANIZATËS « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT »

I
Themelimi

Në bazë të vendimevet, që mori Kongresi i Prizrenit me 16-19 Shtatuer 1943, ku u-perfaqësuen tokat e lirueme si edhe të tokave të tjera t’ish mbretnisë Jugosllave, themelohet organizata « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT ».

II

Qëllimi

Kjo organizatë ka për qellim mbrojtjen e tokave të lirueme sie dhe të tokave të tjera t’ish Jugosllavisë. Si mjet për këtë qëllim do të përpiqet të mbledhi dokumenta për Shqiptarësinë e visevet në fjalë dhe t’organizojë popullin fizikisht e moralisht për mbrojtjen e kësaj theze.

III
Kompetenca toksore

Kompetenca toksore e kësaj organizate shtrihet mbi të gjitha tokat e sipershenueme, dmth. mbi Kosoven e lirueme, mbi qarkun e Dibres, si edhe mbi viset tjera Shqiptare t’ish Jugosllavisë. Malsinat mbrenda kufijve të 1913-tës që ma parë vareshin prej qytetcve të Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës s’Madhe meqenë se ekonomikisht dhe gjeopolitikisht janë fare ngushtas të lidhuna me qytetet në fjalë, mund të përfaqesohen në Kuvend vullnetarisht dhe mund të marrin pjesë në organizatën e « LIDHJES S’IItë TE PRIZRENIT ».

IV
Organizimi kompetenca dhe funksjonimi

Organizimi i Lidhjes së Prizrenit përfshinë :

1) Kuvendi i Lidhjes me qëndër në Prizren përbahet prej antarvet nga nji delegat për çdo rreth administrativ (Qendra e Prefekturavet dhe e N/Prefekturavet).

2) Komiteti Qendruer, me seli në Prizren, përbahet prej katërmbëdhetë (14) antarësh. Kryetari, dy N/Kryetarët dhe gjithë antarët tjerë të Komitetit Qendruer zgjidhen prej Kuvendit. Kryetari dekretohet prej Keshillit të Naltë mbi proponimin e Kryeministrisë.

3) Komiteti Qarkuer, me seli në kryevendin e çdo Prefekture përbahet prej shtatë(7) vetvet, të cilët zgjidhen simbas proçedurës së caktueme prej qarkores së Komitetit Ekzekutiv të Tiranës me datë 24-IX-1943 mbi rregullimin e zgjedhjes s’Asemblistevet.

Po kjo proçedurë ndiqet edhe për zgjedhjen e antarve të Komitetit Rrethuer. Antarët e komitetit komunal zgjidhen prej Kryepleqsive të katundeve te komunes me seli – qendra e komunës ; kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qendruer në mes t’antarve të zgjedhun si ma sipër.

4) Komiteti Rrethuer, me seli kryevendin e çdo N/Prefekture, përbahet prej pësë (5) vetësh, të cilët zgjidhen si ma sipër, kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qarkuer.

5) Komiteti komunal, me seli në kryevendin e çdo komune, përbahet prej tre (3) vetvet, të cilët zgjidhen si ma sipër, kurse Kryetari caktohet prej komitetit Rrethuer.

6) Komiteti katunduer, me qendër katundin, përbahet prej pleqsisë së katundit.

V

Nënpunësat në shërbim t’organizatës, emnohen prej Komitetit Qendruer mbi proponimin e Komitetit përkatës. Në qoftë se nuk gjinden nëpunësa në numer të mjaftueshëm për kryemjen e shërbimeve t’organizatës, me lejen e kryetarit t’administratës së vendit, mund të ngarkohen me detyrat përkatse sekretarët Bashkijak ose komunal, kundrejt nji shperblimi prej arkës s’organizatës.

VI

Në marrëveshtje me Komandën e përgjithëshme të Mbrojtjes kombtare, organizata merr në shërbim si instruktorë oficerë dhe N/oficerë të cilët si mbas gradës, vehen në dispozitë të komiteteve të ndryeshëm. Instruktorët pranë Komitetit Quendruer përbajnë shtabin e Komitetit.

VII

Funksjonet e kësaj organizate dhe kompetencat e organeve të sajë, rregullohen si mbas dispozitavet qi pasojnë :

1) Kuvendi i Lidhjes, i zgjedhun prej popullit, përfaqëson vullnetin e këtij dhe mblidhet tri herë në mot. Jashtëzakonisht Kuvendi mblidhet, kur thirret prej komitetit Qendruer, në rasë nevoje për me marrë vendime me randësi, ose mbi kërkesën e shumicës s’antarve të Kuvendit.

2) Komiteti Qendruer i zgjedhun prej kuvendit si ma sipër asht auktoriteti ma i naltë ekzekutiv i kësaj organizate ; përfaqëso organizaten, komunikon vendimet e Kuvendit, jep udhezime dhe urdhna komiteteve te ndryeshem gjerarhikisht, kontrollon komitetet ase urdhnon gjerarhikisht kontrollimin e tyne ; plotson organizimin e Lidhjes ; organizon stërvitjet, emnon funksjonarë të çdo natyre dhe çdo kathegorije t’organizatës, merr masa diciplinore dhe ndëshkimore kundër këtyne dhe harton buxhetin e organizatës.

3) Komitetët janë auktoritete t’organizatës ; këto përfaqesojnë në vendin e vet Komitetin Qendruer dhe veprojnë si mbas udhëzimeve dhe urdhnave te tij, që jepen e transmetohen gjerarhikisht. Komitetet eprorë kanë të drejtë inspektimi e kontrolli mbi Komitetet inferiorë. Gjerarkija e komiteteve asht analoge me ato t’autoriteteve civile të Shtetit. Kompetenca toksore e tyne koinçidon me atë t’autoriteteve civile të shtetit.

VIII

Funksjonët e mbrendëshme të Kuvendit dhe zgjedhja e Parisë së tij rregullohen me vendimet e këtij kuvendi.

IX

Funksjonet e mbrendëshme të Komitetit Qëndruer e të komiteteve të tjera të varuna prej këtij, zgjedhje e antarvet zëvendës t’atyne, që për arsyena të randa largohen prej Komitetit, themelimi i komiteteve ku ende s’janë themelue, plotsimi i organizimit simbas këtij Statuti, rregullohen me vendimet e Komitetit Qendruer.

X

Emnimi, transferimi, gradimi dhe pushimi i nëpunsave të kësaj organizate kryhet me verdimet e Komitetit Qendruer si mbas normave ligjore në fuqi për nëpunsat e shtetit. Denimet diciplinore kundër nëpunsave t’organizates zbatohen prej Komitetit Qendruer si mbas ligjeve te shtetit mbi proçesin e Komitetit Qendruer ose komiteteve të ndryeshëm, si mbas ligjeve të shtetit.

Në rast se nëpunsat në fjalë kryejnë nji faj që hyn në rrethin e ndeshkimeve penale, me proçesverbalin përkatës çashtja i referohet gjyqit përkatës për veprim.

XI

Organizata e LIDHJES së II-të të PRIZRENIT ka tagër :

1) Me organizue propogandë intensive me qellim të pregatisë shpirtnisht, materjalisht edhe fizikisht popullin per mbrojtjen e tokës së vet.

2) M’u pregatitë për luftën dipllomatike në konferencën e paqës tue organizue mbledhjën e dokumentave provuese të karakterit shqiptar t’atyne visevet.

3) Me organizue aparatin e vet administrativ, simbas këtij statuti, ndër të githa viset e kompetencës së sajë toksore me organe te çdo Prefekture, komune, Bashkie dhe katundi.

4) Me organizue stërvitjen paraushtarake të djelmoshave ende të parekrutuem, në konformitet me ligjën rreth organizimit të paraushtarakve qi asht në fuqi.

5) Me iu perveshë organizimit për stërvitjen e të gjithë mashkujvet deri me 60 vjeç, veç atyne nën armë, tue i inkuadrue simbas organizimit të pershtatshëm. Pjestarët e këtyne grupevet nuk mbahen ne stervitje te vazhdueshme, por regjistrohen, betohen dhe qendrojnë ndër shtëpijat e veta dhe thërritën herë pas here për ushtrime ose veprime të tjera.

6) M’u kujdesë për sigurimin e mjeteve të transportit, t’ushqimit dhe të tjera pajime të nevojshme për veprimin e organizatës.

7) Me kerkue prej autoritetevet shtetnore e parashtetnore ndihmen dhe përkrahjen e tyne, të cilët për sa të jetë e mundun u’a akordojnë.

8) Me kërkue dhe me marrë në dispozitë oficerë dhe nënoficerë prej ushtrisë e Gjindarmërisë dhe rrogat e këtyne do të vazhdojnë të paguhen prej arkës së shtetit.

XII

Financat
T’ardhunat e kësaj organizate, për me u-ba ballë shpenzimeve të sajë janë :

1) T’ardhuna nga ndihma të ndryeshme të dhurueme prej patrijotve, emnat e të cilvet do të regjistrohen e do të shpallen. Këta shenohen edhe si antar nderi, kur dhurata e tyne asht e konsiderueshme.

2) T’ardhunat nga shitje e pullavet fakultative, të cilat do të jenë Postare prej pesë (5) qindarka dhe per lutje zyrtare prej njizete (20) qindarka.

3) T’ardhunat nga fushata të hapuna herë pas here, me vendim të Komitetit Qendruer.

4) T’ardhunat nga pasunija e ish organizates serbe « SOKOL ».

5) T’ardhunat nga kontributi i Bashkive dhe i Komunevet të tokave te lirueme, kontribut icili dotë jetë dhetë për qind (10 %) mbi t’gjitha t’ardhunat vjetore brut të tyne. Bashkitë dhe komunat në fillimin e çdo vjeti financjarë, kur pregatisin buxhetin e tyne, janë të detyrueme me caktue në pjesën e shpenzimeve përqindjen e ma sipërme të sajueme në favorin e kësaj organizate dhe shuma qi do të rezultojë, do te derdhet n’arkën ma t’afërme të financës së shtetit, në llogari të arkës së Komitetit Qendruer.

6) T’ardhunat nga shitje e shëjeve (distingtive) t’organizatës.

XIII

Dispozita të posaçme

Shka nuk parashifet në këtë statut dhe që nuk asht në kundërshtim me dispozltat e tij dhe as me qëllimin dhe misjonin e kësaj organizate, rregullohet me vendimet e Komitetit Qendruer.

XIV

Marredhanjet e kësaj organizate me qeverin kryhen nepërmjet Kryesisë së Këshillit Ministuer.

XV
Organizata ka vulen e vet, ku shënohen fjalët: « LIDHJA e II-të E PRIZRENIT » dhe emni i zyrës. Po ashtu ka edhe shëjen (distingtiven) dhe pullat e veta, ku shenohen fjalët : « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT ».

XVI

Organizata ka zyrat e veta në qëndër ashtu edhe nëpër krahinat, ku janë themelue Komitetet. Këto gëzojnë përjashtimin nga taksat postare, telegrafike dhe telefonike, simbas ligjes autorizuese.

XVII

Organizata asht person juridik dhe i gëzon të gjitha të drejtat përkatse ligjore.

XVIII

Vendimet, rregulloret, qarkoret dhe urdhat e kësaj organizate të daluna prej komiteteve dhe organeve të sajë kompetente, dhe në konformitet me këtë statut, kanë fuqi obliguese si për organët e veta dhe antarët e vet.

XIX

Kur e lyp nevoja, Komiteti Qendruer i organizatës ka tagër me i tërhjekë vrejtjën qeveris mbi sjelljet e nëpunsave të shtetit për të cilët kujton se u-nxjerrin pëngime aktivitetit t’organizatës.

XX

Mosmarrëveshtjet eventuale midis autoriteteve lokale shtetnore dhe kësaj organizate zgjidhen në marrëveshtje midis tyne dhe, në rast dështimi, në marrëveshtje midis Kryetarit të Këshillit Ministruer dhe te Kryetarit te Komitetit Qendruer.

XXI

Organizata e naltëpërmendun vazhdon deri në kryemjen e plotë t’aprovimit të sajë. Në mbarim të këtij qëllimi, organizata syprimohet me dekret të Pushtetit Sovran dhe pasunit e sajë destinohen në favor të shtetit.

XXII

Ky Statut i paraqitët Qeverisë për aprovim dhe hyn në fuqi prej datës së shpalljës të Dekretit aprovues,

Prizren, me 21 Kallnuer 1944.
Vertetohet se asht nji me origjinalin.
Kryetar’i K.Q. i L.II-të TE PRIZRENIT
Bedri Peja d.V.

SHTETI SHQIPTAR – KESHILLI I NALTE

Mbi propozimin e bamun me shkresen Nr. 324 datë 14-11-1944 të Kryeministrisë, Si ndigjoj dhe pelqeu vendimin Nr. 96 datë 12-11-1944 të Këshillit Ministuer,

DEKRETON

Aprovimin e Statutit t’Organizates « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT », dhe urdhnon zbatimin e tij

Tirane, Me 14 Mars 1944 KRYETARI :
ANTARE : Mehdi Frasheri d.v.
P. Anton Arapi d.v. KRYEMINISTRI :
Lef Nosi d.v. Rexhep Mitrovica d.v.

VEPRIMTARIJA E LIDHJES S’II-të TE PRIZRENIT

Nji organizatë popullore si «LIDHJA E II-të E PRIZRENIT», e krijueme ndër kushte e rrethana të vështira të luftës, natyrisht nuk mund të kishte nji strukturë të plotë e të përsosun nga pikpamja juridike, theknike e ushtarake, por me gjithë këtë, veprimtarija e sajë ka qenë e shkelqyeshme.

Mbas shpërdamjes së mbledhjes s’parë të Kuvendit fillon faza e zorëshme e veprimtarisë s’Organizatës për të pregatitë e sigurue mbrojtjen e kufijve të cilët kërcnoheshin e cenosheshin vazhdimisht nga çetat nacjonaliste-terroriste serbe të Drazho Mihajloviçit dhe Brigadat komuniste të përbame prej Serbësh, Bullgarësh, Malezezsh dhe pak Shqiptarësh të Kosovës.

Operacjonet ushtarake

Aty kah mbarimi i Nandorit të vjetit 1943 çetnikët serb të Drazho Mihajloviçit lëshojnë sulmin e parë dhe djegin e plaçkisin disa katunde në qarkun e Pejës, por populli në bef e i gatshëm, tue i përgjegjë kushtrimit të Lidhjes s’Prizrenit hudhet me shpejti në fushë të betejës. Lufta vazhdon plot 22 ditë me të vramë e të plagosun në të dyja palët dhe anmiku, me gjithse i vendosun ndër pozita strategjike të maleve të Koloshinit, thyhet dhe shpartallohet.

Ky deshtim i sulmit t’anmikut forcon edhe ma tepër moralin dhe qendresen e luftarëve Shqiptar, të cilët pregatiten të përballojnë befasina të tjera eventuale. Pa kalue ende nji muej, çetat e Pavlo Gjurishiqit tentojnë me u-ra rojeve t’ona në Morinë të Malit të Zi dhe në Çakorr, por ndeshin në kundreshtimin e me njihershëm dhe qëndresen e luftarvet Shqiptarë.

Lufta zgjanohet edhe ndër sektor tjerë të kufinit dhe anmiku, i perqëndruem në Shekullarë, orvatet me penetrue dhe me i rrethue fuqit t’ona. Ky plan i shkaut dështon, ndërsa forcat vullnetare shqiptare me nji manevrim të guximshëm dërmojnë pregatitjet malezeze tue pushtue edhe qëndren e tyne-Shekullarin.

Në mbrojtjen e Pazarit të Ri

Pak ma vonë sulmi i Drazhistve shpërthën n’anen e Tutinit dhe të Pazarit të Ri, por mbrojtësi i pathyeshëm Aqif Bluta, i ndihmuem edhe nga fuqit vullnetare të Uk Sadikut qi kishin mbërrijtë atje nga rrafshi i Kosovës, i nep grushtin e shkatrrimit fuqive sulmuese. Në këtë qendresë t’ashpër qi vazhdoj bukur shumë kohë, dallohet roli i luftarit të Prekorupës Uk Sadik Gjurgjevikut, i cili, me zotsin e tij luftarake siguron mbrojtjen e anës ma nevralgjike të qytetit, tue i prapsue çetnikët serbomalezez qi shtrengohen të tërhiqen prap, tue lanë në shesh të luftës disa të vdekun dhe materjal luftet.

Ashtu edhe i vllai, Shaban Sadik Gjurgjeviku, me shokët e tij shquhet për guxim e zotsi në mjeshtrin e luftës, në ndëshjet me çetat Drazhiste n’anen e Koloshinit, ku ata kishin shtabin dhe përqendrue forcat e tyne sulmuese. Mbas shkatrrimit të fuqivet serbo-malezeze në Pazarin e Ri, në Tutin, në Petnicë, në Koloshin dhe në Çakorr e Rozhajë, fillojnë me sulmue Brigadat komuniste në të gjitha anët e Kosovës.

Anmiku ndjekë kurdoherë taktiken mashtrimtare me sulmue në dy ballna, me qellim qi t’i angazhonte fuqit t’ona për t’u futë rnbrenda vijave të mbrojtjës, Por pa ndonji sukses, e madje kto sulme suellen deshtime e dame të randa për të.

E Lidhja e II-të e Prizrenit, nonse nuk e pat kohen dhe personelin e nevojshëm, të pregatitun theknikisht e materjalisht për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, operacjonet luftarake, sidomos në ballin e Verilindjes, janë zhvillue me nji taktikë të përsosun dhe anmiku jo vetem nuk ka mbërrijtë kurr me ça vijat e kufijve t’anë, po shpesh herë ka psue humbje e dame të mëdha, tue lanë në lamë të luftës të vramë e të plagosun, si edhe sasina të konsiderueshme materjalit luftarak ndër duer të luftarve Shqiptarë.

Operacjonet e këtij balli të hapët që zgjatej ç’prej Karadakut të Gjilanit e deri në skajet e kufijve të Mitrovicës, i drejtonte vlera e ushtrisë shqiptare, kolonel Fuat Dibra (Fuat Xhaferraj), Komandant i Regjimentit IV të Prlshtinës, i cili me zotsinë dhe me mjeshtrin e nji drejtuesi të përsosun, vu n’ikje e n’panik mase njiherë Brigadat e Divizjonet e anmikut. Madje në vjeshten e vjetit 1944, kur lufta kishte hye në fazen perfundimtare, në rast të nji sulmi kundër fuqive t’ona në sektorë të Podjevës, qenë shkatrrue tri Divizjone bullgare të motorizueme, t’udhëhjekuna nga komunistët, nga të cilët nji i xanun rob, nji tjetër thye e vu n’ikje dhe nji i tretë shpartallue e asgjasue fare.

Por edhe n’anen e luftarve t’anë sakrificat e gjakut nuk kanë qenë të pakta. Në këtë luftë të përgjakshme në grykat e Podjevës, gra trimnesha shqiptare kanë marrë pjesë aktive tue bajtë arka municjonësh mbi supat e tyne delikat, ashtu edhe të rij 12-15 vjeçarë me shishe vojgurit e benzinet në dorë kanë kcye mbi tanksa tue u-hjedhë flakë e zjarm anmiqvet. Mjafton me shenue këtu se Bataljoni « Hasan Prishtina » i Rinis s’Vuçiterrnit, lula e Djelmnis s’Kosovës, asht shkri tansisht në fushë të nderit.

Që se si e përshkruen dh’e perjetson Poeti Shqiptar SH. E, këtë epope të Rinis s’Kosovës :

« TERMOPILAT E KOSOVES » (1)

« N’Agim drita nuk kish’ prekë majen e artë,
T’Vuçiterrnit t’Kosovës s’travajueme :
Treqind Shqiponja si selvi shtat-lartë
Kaluen kallat fund’e majë t’shkretnueme….

Kaluen fusha e male si duhija :
N’ çark gishtin, zemr’n pjak, syt zjarr shkëndija.
« Rreth per qark pyje e maje thikë n’blerim,
Rreze si fije argjenti lëshonte drita,

T’shpendvet cigrrimet gurgullojnë n’agim :
N’heshtje kalojnë treqind si zogj-petrita,
Thellë mbshehë në pyje pret anmiku thembër n’thembër,
T’Kosovës lulen m’e dërmue mu në zëmër.

Trimij ujq mshehë në pyje — treqind orla tërmalës ;
Ulrima e bishave të pyllit — kapërcej kupen e qiellit :
« Arnauta ! për çdo njeri — nji qind vetë keni për ballë »
Fli t’kota n’prendim t’diellit — gjaku i juej këtë tokë do t’lajnë !

«Treqind vasha, treqind ama — t’Vuçiterrnit sod do t’kjajnë »,
« Të kjajnë vashat, të kjajnë amat — t’kjajë Kosova e krejtë Shqipnija »
« Lidhun top ktu po Ju presim — shoq me shoq lidhë dora-dorës, »
« Jem’Shqiponjat e atdheut — jem’ djalerija »
« Jem’pinjolla t’Lebetenit të Kosovës ! »

« E prej pyllit dalin bishat — egersisht t’u ulrue n’lamë,
Shqiponjat synojnë e gjuejnë — mbahen top e s’lëshojnë nji pllambë
Bijnë shqiponjat nji ka nji—por anmiku bjen me mija…
Gjaku i shqipeve t’Kosovës — token shqipe e lavron ;
U-përsrit me gjak të tyne — t’termopilavet burrnija :
Treqind kjene — e asnji nuk kthëj ke shpija,
T’Lebetenit, të Kosovës djalërija ! »

Marrë nga fletorja «L’Albanie libre » 25-XII-1949.

Ndoshta tue marrë shkas nga këto episode trimnije të sakrificës supreme për liri, edhe Radjo B.B.C. e Londres, n’emisjonet e sajë me 27 Shtatuer 1944 thoshte:

« Shqiptarët po luftojnë trimnisht në mbrojtjen e kufijve të tyne ethnik, kundër fuqinavet serbe e bullgare shumë herë syperjore në njerëz dhe materjal. »

Humbja tragjike

Lufta ka vazhdue në rreze të gjana frontale deri në mbarim të vjetit 1944, kur ushtrit ruse kishin zbritë në Ballkan, prej kah komunistët e kombësive të ndryshme të Gadishullit ndihmoheshin e furnizoheshin drejt për së drejti e me bollëk. Mandej mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavija komuniste e Tito-s, përpjekjet dhe luftimet e çetavet nacjonaliste ndër male e ndër fusha nuk kanë pushue gjatë të tanë vjetit 1945, tue dhanë me qinda e me mija dëshmorë. Do të shkonte tepër gjatë po të vijojshim me i përshkrue këtu në dataje fazat e ndryshme të këtyne luftimevet dhe përpjekjet e tejfuqishme t’organizatës s’Lidhjes s’Prizrenit, e cila me forcat dhe me mjetet e sajë modeste ka mbajtë në kambë luftën e mbrojtjes në katër ballnat e kufijvet kundër Brigadavet komuniste serbobullgare dhe malezeze e shqiptare, kto të fundit të drejtueme nga Shefqet Peçi e Aqif Lleshi që u-reshnin plumba e gjyle murtajash vllazenve të tyne Kosovar, tue i qellue mbrapa kurrizit.

Koha dhe ngjarjet provuen se, si populli që kishte vue në dispozisjon pa asnji kursim jetën e djemvet dhe pasunin e vet materjale, ashtu edhe drejtuesat e Lidhjes s’Prizrenit kishin qenë në naltësin e misjonit të tyne patriotik, tue dhanë edhe ata vetë provat e sakrificës supreme : jeten e tyne. Mase 3/4-tat e këtyne burravet — ajka e burrnis dh’e patriotizmit — u zhdukën, a në shesh të luftës tue u perleshë me anmikun ose, mbas pushtimit të vendit, u zunë dhe u pushkatuen nga partizanët jugosllav.

Numri i deshmorve të ramë ndër ballnat e luftës dhe i viktimave — të pushkatuem mbas pushtimit sllavo-komunist — estimohet në 40.000-50.000 vetë, ndër të cilët, si u theksue edhe ma sipër, edhe drejtuesat e organizatës, si atdhetarët e njoftun : Musa Shehu, Prof. Kolë Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli me gjithë vllaznit e tij Xhevat e Rifat Begolli nga Peja, Shyqri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina etj. nga Prishtina, Sulejman Ashkiu, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Ishak Taniku etj. nga Gjilani, Av. Shaib Kameri, nga Tetova, Xhem Gostivari nga Gostivari e qinda të tjerë nga viset e ndryshme të Kosovës dhe të Maqedonisë.

Të gjithë oficerat shqiptarë t’ushtrisë dhe të gjindarmarisë që janë ndodhë me shërbim dhe nuk kanë muejtë m’u largue me kohë nga Kosova dhe kalue në Shqipni, janë kapë nga komandantët shqiptarë e dorëzue autoritetevet jugosllave që i kanë pushkatue krejtësisht, ndër të cilët Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, N/Kolonel Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajçi, Kapiten Hysni Rudi, Kapiten Gjon Destanica, Kapiten Mark Thani, Toger Musli Dobruna, N/Toger Qazim Gostivari e Aspirant Reshit Kaçaniku.

Kuvendi asht mbledhë dy herë në Prizren dhe në të njajtin lokal : i pari me 16-20 Shtatuer 1943 dhe i dyti me 17-20 Qershuer 1944, ndërsa Komiteti Qëndruer i LIDHJES S’II-të TË PRIZRENIT asht kryesue s’parit prej Rexhep Mitrovicës, prej 18-26 Shtatuer 1943, ditë në të cilën që thirrë në Tiranë për të formue qeverinë Shqiptare, tue mbetë në vend të tij si zëvendës Musa Shehu ; i dyti prej Bedri Pejës (12 Tetuer 1943 e deri me 26 Korrik 1944) dhe i treti nga Xhafer Deva bashkë me bashkpuntorët e shenuem këtu poshtë, të zgjedhun nga Kuvendi i fundit, ka vazhdue deri me 17 Nanduer 1944, që nga rrethanat e luftës botnore Komiteti pezullon veprimtarin c vet për t’a vijue misjonin e ngarkuem nga Kuvendi, në mërgim. Qe emnat e pjestarëve të Komitetit të fundit :

1) Ing. Xhafer Deva
2) Prof. Rexhep Krasniqi
3) Prof. Kolë Margjini
4) Musa Shehu
5) Sheh Hasani
6) Asllan Boletini
7) Mahmut Shaban Pasha
8) Tahir Zaimi
9) Rexh Meta
10) Qazim Bllaca
11) Esad Berisha

Lufta e Hogoshit të Gjilanit

Në nji mëngjezë të zymt të Gushtit të vjetit 1944, kurë lufta ishte nxi e ashprue në të tanë ballnat e luftës, n’anen e Hogoshit të Gjilanit ishte përqëndrue të tanë zjarmi i mnisë dhe i anmiqsisë së dyja palvet kundreshtare : dy Divizione serbe, t’ardhuna nga Kushumlija dhe vende tjera të Serbisë, të komandueme prej Marshal Tito-s, kishin msye e shpërthye kufinin n’anen e Hogoshit të Gjilanit, ku u zhvillue nji luftë tepër e përgjakëshme qi vazhdoj dy ditë e dy net dhe përfundoj me disfaten e sulmuesave sllav ku, kanë mbetë ma se nji mijë të vdekun e të plagosun prej të dyja anve luftuese, ndër të cilët edhe Marshali jugosllav qi kishte marrë disa plagë të randa dhe u-bajt mbi shpindë prej nji kaundari për t’u tërhjekë prej andej, prej kah kishin ardhë në token shqiptare.

Lufta dhe qëndresa shqiptare, e drejtueme prej Mulla Idriz Gjilanit dhe oficeravet shqiptarë të Regjimentit IV të Prishtinës, edhe në këtë betejë t’ashpër duel ngadhnyese, kundër dy Divizjoneve sllavo-komuniste që numrojshin 24.000 luftarë t’armatosun. Shkaku i kësaj dishfate t’anmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistë, padyshim, i dedikohet plagosjes së komandantit të tyne Marshal Titos.

Gjatë ndëshjeve të rrepta me armë, me mortaje e mitralioza dhe me bomba doret e me bajonete të përdoruna nga të dyja palët kundreshtare, ku mbeten kaq shumë të vdekun e të plagosun sa Reka e Hogoshit (prroni i katundit) ndër brigja të së cilës u zhvilluen edhe luftimet ishte qënë skuqë prej gjakut të njerëzve. Dy luftarë qi kanë marrë pjesë n’atë betëjë dishmojnë se prroni bante ma shumë gjak njerëzish se ujë, në shtratin e vet të ngusht.

Bombardimi i Pejës me 14 Gusht 1944

Mbi kërkesen e Komandantit të fuqive kumuniste jugosllave nji formasjon i aviasjonit Rus apo kombësije tjetër me 14 Gusht 1944 bombardojë Pejen, ku gjeten vdekjen 1970 qytetar të pafajshëm : burra, gra e fëmijëë, trupat e të cilëvet ishin deformue kaq keq sa mos me muejtë me i njoftë nanat fëmijt’e tyne, ose i vllaj të vllanë: dikujë i kishte tretë koka e dame prej trupit, dikuj tjetër gjymtyrët e ndryshëm si kambë, duer të coptueme qi paraqitshin nji pamje me të vertetë tragjike.

Kishim shkue atë ditë në qytetin e bombarduem bashkë me Kryetarin e Komitetit Qendruer të Lidhjes s’Prizrenit Xhafer Deven dhe me arsimtarin nacjonalist Bedri Gjinaj nga Mitrovica.

Rrugët e qytetit, këthye në gërmadha të tmërrëshme, ishin zanë prej materjalit të godinave q’ishin shëmbë dhe ba të pakalueshme : gjithkund kufoma e gjymtyrë njerzish të vramë, të cilët kishin ngelë mbi tokë, pse qyteti ishte zbrazë tansisht nga tmërri dhe nga friga dhe nuk kishte mbetë kush që me muejtë me i bajtë e vorrosë të vdekunit.

Shum njerëz kishin mbetë gj’allë nën germadha qi bërtitshin dhe kërkojshin me britmen e tyne dishprimtare ndihëm për me i shpetue. Tue shetitë nepër rrugat e lagjës së Kapishticës, nji grue e re, ndejun qyqe vetun në prag të derës, na thirri me hye mbrendë tue na thanë : ejani, or vllazen me pa njiherë se ç’ka më ka gjetë mue të zezen nanë në ditë të sodit! — dhe na prini e na çoj në nji dhomë të shtëpis perdhese, ku pamë me trishtim kufomat e dy fëmijve të sajë, të vramë nga bombardimi : nji vajzë 12 vjeçare dhe nji djalë 10 vjetësh dhe tue na shique në shtoj e shkreta me syet e sajë të mbushun me lot : lene qi m’gjet ky kijamet i zi dhe i humba këto foshnje — e vetmja mbështetje e ime në kët botë —, por ça t’i baj hallit qi m’kanë mbetë mbi dhë e s’po kam njeri qi te më ndihmojë me i çue në vorrëze me i vorrosë.

Qëndresa dhe vazhdimi i luftimevet në kufijt e Preshevës dhe të Kumanovës

Ndër ballnat e kufijve të Preshevës dhe të Kumanovës që, për arsyena largësijet, nuk mund të përshiheshin mbrenda strategjisë së komandës s’operacjoneve të Kosovës, e drejtueme nga Kolonel Fuat Dibra, vazhdojshin luftimet prej vullnetarve të vendit, t’armatosun ma tepër me sopata e kmesa, se sa me armë lufte, të cilat u-a merrshin shpesh herë partizanve të shpartalluem n’ikje e sipër, dhe kështu morali i luftarëve shqiptar forcohej e përtrihej për të vazhdue qëndresen.

Mbas shumë luftimësh e përpjekjesh të përgjakëshme qi kanë përfundue me deshtimin e Bullgarve të bashkuem edhe me serbët e vendit, në rrethe të Preshevës dhe të Kumanovës, në ditët e mbrama të Tetorit 1944, fuqit bullgare kanë pushtue katundin Sopot të Kumanovës, ku kanë pushkatue 68 shqiptarë mu para xhamisë s’katundit. Në përpjekjet që qenë zhvillue me bullgarët, patën mbetë të vramë Xhafer Maka dhe Musa Tafa me disa të tjerë nga Kumanova. E, edhe Presheva, mbas luftimeve qi kanë vazhdue ç’prej 9 Shtatuer e deri me 14 Nanduer 1944, bje në dorë të Bullgarvet dhe partizanvet Serbo- Maqedonas që kanë pushkatue nji numer prej 500-600 shqiptarësh, ndër të cilët Komandanti i vullnetarëve të katundit, Tefik Asllani nga Rahovica, Alke Norca, Ajet Rainca, Jakup Zhunica, Adem Kamberi, Kryetar i Bashkis, Hafiz Jusuf Haliti, etj.

Megjithse larg e pa kontakte e marrëdhanje direkte, lidhja shpirtnore e popullit të Preshevës me nanen Shqipni qe shumë e fortë dh’e përzemërt, arsye për të cilën u-quejt dhe mbetë për t’u kujtue si : kohë Shqipnijet…

Për me vertetue randësin e humbjevet në luftime, komandanti partizan i Preshevës, me emnin Anton, tue i këshillue popullit bindje e urti, kishte thanë publikisht se lufta e Preshevës, u kishte kushtue 2800 ushtar e partizan. E kështu edhe Kumanova, për rrjedhje tragjike të mungesës s’armvet dhe municjoneve, mbas nji qëndrese e episode luftimesh e sakrificash të mëdhaja, pushtohet prej anmiqvet sllav qi vranë e masakruen disa qinda Shqiptarë, ndër të cilët : Komandanti i pathyeshëm i luftarve të Kumanovës Sul Hotlla e ka vazhdue rezistencen Shqiptare edhe për disa kohë në krye të çetave ndër male. por adhe aj burr trim, me gjith
djalin e tij, tue luftue me partizanët q’e kishin rrethue, do të binte deshmorë për t’a mbyllë qëndresen e asaj krahine Shqiptare. Në ndëshjen e fundit që ka pasë me partizanët sllav kanë qënë vra bashkë me të edhe Kadri Ahmeti, Ali Syla nga Staneci, Mustafa Heta nga Kokajt e Gjilanit, si edhe Hasan Alija me gjith grue prej Remnikut të Gjilanit.

Vazhdimi i qëndresës dhe luftimet në krahinat e ndryshme

Me 22 Dhetuer 1944 në katundin Muzhovina të Pejës, nga an’e patizanve Serbo-Malezez rrethohet Rexhep Muzhovina, i cili mbas nji përpjekjeje me armë, me nji guxim të jashtzakonshëm çanë rrethimin e shpeton, kurse 13 pjestarë të familjës së tij, ndër të cilët edhe nji vajzë 6 vjeçare, masakrohen, shtëpija i digjet dhe gjaja e gjallë e krejtë pasunija e tundëshme i plaçkiten.

Nji luftar i quejtun Zenel Mehmet Haxhija nga kat. Novosell’e Pejës, mbas shumë përpjekjesh e luftimësh me partizanët sllavo-komunist, kalon në Greqi bashkë me 14 shokë të tjerë, ndër të cilët edhe Jonuz Bajraktari i Banjicës, qi ka qenë vra prej komunistavet grek n’ishullin e Kretës, ndërsa i jati Mehmeti dhe mixha i tij Jahir Haxhija, që të dy të plagosun, qenë pushkatue në vend bashkë me 16 shokët e tyne, emnat e të cilvet janë : Fek Haxhija, Halit Feka, Idriz Jahir Haxhija,
Shaban Rama, Niman Rama, Tahir Rama, Jusuf Bajrami, Ali Meta, Xem Meta, Mal Meta, Shaban Haxhija, Ajdin Idrizi, dhe tre tjerë, të cilët ndodheshin musafir në atë katund.

Në Fruer të vjetit 1945 në nji ndeshje ma armë në rrethet e Pejes janë vra nga partizanët Jugosllavë edhe nacjonalistat e Podgorit Bajram Gashi e Ram Alija. Gjithashtu ndër vendet e ndryshme të Kosovës janë vra vazhdimisht në luftime me okupatorët Sllav, patrioti dhe arsimtari i flakët Profesor Ymer Berisha, Mehmet Halimi nga Presheva dhe vetëm ne katundin Isaukë të Gjilanit kanë qenë masakrue me qinda Shqiptarë, kufomat e të cilvet i kanë shti në dy gropa të mbëdha qi ma vonë, me 17 Fruer 1945, i kanë bajtë vet partizanët viktimat e tyne dhe vorrosë në vorreze të veçanta, 98 vorre.

N’ato gropa qenë vorrosë nga 3-4 persona prej nji shtëpije, kurse vetem prej familjes s’Jusuf Koracit 5 mashkuj të mjerë. Mandej n’ekspediten e të burgosunvet prej Kumanove në Vranjë qenë masakrue ma se 100 vetë n’udhtim e sipër dhe të tjerët mbytë me dru në burgun e Vranjës.

Nga te burgosunit e Gjilanit pushkatoheshin 40-50 vetë në çdo mbramje dhe nji natë të vetme 140 vetë, ndër të cilët edhe Avokat Esat Berisha. Në katundin Gruhali asnji mashkull i rritun, nuk i ka shpetue plumbit t’anmikut.

Emnat e deshmorëvet dhe të viktimave të pushkatuem

Në pamundësi me dhanë emnat dhe numrin ekzakt të dëshmorve të ramë ndër ballna të luftës dhe të viktimave të pushkatuem mbas pushtimit sllavo-komunist qi, mbas burimeve të rezistencës, estimohet në mbi 50.000 njerëz ndër të cilët edhe shumica e drejtuesve t’organizatës s’Lidhjes së II° Prizrenit, po i shenojmë këtu poshtë :

a) Në Prizren :

Musa Shehu, Kryetar ‘i Bashkis dhe antar i K.Q. Lidhja II Prizrenit
Prof. Kolë Margjini, Drejt. Gjimnazit dhe N/Kryetar i L.P.
Aqif Bluta, ish depytet i Pazarit ri dhe
Shani Llahusha, pronar dhe njeri me influencë
Mexhid Llahusha, i biri i Sh. Llahushës
Jak Gjoni, patriot dhe tregtar
Gasper J. Gjoni, i biri i Jak Gjonit
Gjon J. Gjoni,
Gjergj J. Gjoni,
Luz Kajtazi, pronar hoteli
Don Pjeter Berisha, Famullitar i kishës katholike në Prizren
Prof. Lazer Berisha, Prof. i Gjimnazit
Rrok Sopi, Argjentar
Nik Sopi,
Ndue Tupeci, nacjonalist e qytetar ‘i mirë
Shahsuvar Murati
Zija Berberi
Irfan Mustafa
Tom Gjini
Zija Krusha
Misin Bala
Adem Llahusha
Abdyl Bala
Ibush Hazir Hafizi
Bahtijar Hyseni
Nijazi Masaki
Perlat Gjon Leka, Kryetar komune në Zym
Safa Imami
Ridvan Gorani
Salih Zhuri, student
Hilmi Krasniqi, pushkatue në Bylbyl-dere të Prizrenit vj. 1945
Nijazi Alishani, pronar
Ferid Alishani

Ibrahim Lutfiu, ish Prefekt i Mitrovicës, rrethue nga partizanët në katundin Budakovë dhe mbasi ka luftue mjaft dhe në pamundësi me ça rrethimin, për mos m’u dorëzue gjallë, ka vra vedin. Zenun Kepa nga Budakova asht torturue për vdekje nga komunistët dhe mbasi nuk ka tregue vendin e Ibrahim Lutfiut, asht pushkatue para njerëzve të shtëpis s’tij.

Tahir Deda, i denuem bashkë me Halim Spahiun e disa shokë të tjerë si pjestar i nji organizate nacjonaliste, asht pushkatue në vjetin 1945.

b) Në Gjakovë :
Mehmet Besiska, ish Nënprefekt, 40 vjeç, kryetar çete dhe në nji ndeshje me armë me komunistët asht vra prej tyne. Halim Spahia, i denuem prej gjyqit komunist bashkë me Tahir Deden e disa të tjerë si pjestar i nji organizate nacjonaliste, asht pushkatue ndër rrethet e Prizrenit vjetin 1945. Asim Luzha, muderriz (Profesor) asht vra nga partizanët komunist në rrethet e Drenicës kur po vazhdonte atje kryengritja e Drenicës.

Rexhep Alishani
Prenk Gjini
Hazir Kruplaki
Mikel Luka
Kapter Frroku
Mexhid Hafizi
Nazmi Krasniqi
Tom Langi
Luto Alishani
Rifat Skripi
Aziz Çaçari
Perlat Conlekaj, ish kryetar komune në Zym
Nuhi Lushi
Jakup Basmaxhiu
Ali Mehmet Bakalli
Ali Sheh Ganiu
Jahja Qyse
Irfan Çeli
Arif Muhaxhiri
Etem Tula
Prof. Gjergj Nika
Shuqo Mushnikova
Ramadan Cornisella
Tahir Çollaku

Përpos Don Pjeter Berishës, famullitar’i kishës katholike të Prizrenit janë vra edhe disa meshtar katholik ndër rrethet e Gjakovës ndër të cilët famullitari i katundit Kusarë dhe aj i katundit Bishtazhin, Pater Lorenc Mazrreku i kishës katholike të Pejës — kur po udhtonte me autobus prej Gjakove në Pejë asht vra në malin e Hereçit — si edhe Ali Bajraktari i Junikut, Gjok Domgjoni, 55 vjeç, e qinda katundarë të tjerë nga katundet Qerim, Osek, Vraniç, Novosell’e Epër, Novosell’e Poshtme, Marmull, Bishtazhin, Doblibare, Smaç, Dol, Raçë, Moglicë, Ujz, Fshaj, Berdosanë, Firzë, Koronicë, Meje, Ramoc, Skivjan etj. emnat e të cilvet nuk ka qenë e mundundun t’i regjistrojmë.

Islam Dula, pronar e luftar i vjetër, vra nga komunistët
Hilmi Idriz Dula, Bujk
Rexhep Lil Rogova, Kryeplak
Shefki Rexha, Puntuer
Xhafer S. Hadri,
Metush Myrteza Shllaku, Tregtar
Sirri Ibrahim Vula
Riza Brahushi
Brahushi (Vllau i rizajt)
Ahmet Koronica, Rrobaqëpës dhe Kryetar i zejtarvet
Musli O. Goronci, Mishtar
Zog Man Çela, Mishtar
Muhamet B. Ali, Msues
Xhaladin Ferdulli, Tregtar
Maxhun Osman Dana, Kapter i Gjindarmeris
Qamil Sali Dobroshi, Polic
Hysejn Malush Hasi, Gjindarm
Abedin SH. Imami, Bujk
Sejfidin S. Kryeziu, Student
Bir’i Beqir Këndusit, Tregtar
Shan Tom Batlaku, Tregtar
Ejëll Tuna, Kryeplak dhe Argjentar

Bir i zenun Komanit, Tregtar
Bir i Metush Poshegut, Tregtar
Shaban Vala, Polic i Bashkis
Tafil Beqir Aga,
Osman Ali Goronci,
Ismet Jakup Rudi,
Sadik Ismail Hafizi, Roje e lagjes Mullajusuf
Latif Malush Hasi, Sherbtuer i Prokuroris
Qazim Terbeshi, Sekretar i Bashkis
Ramiz Shyqri Molliqi

c) Në Rahovec :
Në Dhetuer të vjetit 1944, Brigada IV° e Partizanve komunist nen komanden e komisarit politik Predrag Ajtiçi, me shefin e OZNES Vllade Popoviç dhe kapitenin Ali Ukshini nga Tropoja kanë shkue në Rahovec ku, kanë arrestue dhe mandej pushkatue të quejtunin Asllan Haxhija.

a) Në Prishtinë :

Shyqri Bej Ramadani, Kryetar i Komitetit Qarkuer të Lidhjes s’Prizrenit
Mustafa Agushi
Sulejman Xh. Prishtina
Haxhi Hysen Daka
Eshref Topiçi
Mehmet Hensi
Mulla Aliu
Salahedin Emeti
Bajram Ajeti
Stak Marku
I biri – Mark st. Marku
Gjok Deda
Mehmet Kumnova
Kurt Tefik Kaleci
Banush Ssdllari
Ibrahim B. Sedllari
Rexh B. Sedllari
Ramadan B. Sedllari
Salih Prishtina, tregtar
Osman Dameneku
Islam Dameneku
Mustafa O. Dameneku
Jonuz Sejdija nga Krajishti
Aziz Sejdija nga Krajishti
Selim Salihi nga Cernaleva
Halim Salihi nga Cernaleva
Bedri Shehu
Behzat Durguti, Tregtar
Destan Kerqaku,
Emin Kafexhija,
Mustaf Durguti,
Halim Durguti,
Rexhep Krasniqi nga Mamusha, Gjyqtar

Përveç viktimave të shenueme deri këtu, numri i të pushkatuemëve në qytet dhe në rrethet e Prishtinës llogaritët të kalojë shifrin e 3600 vetve dhe, sidomos masakrimet e shiptarëve në Prapashticë janë njilloj me ato të Bihorit, shumë të tmerrëshme.

b) Në Gjilan dhe në rrethet e tij numri i deshmorve të ramë nër ballnat e luftës rrotull vjetve 1943-1944 në përleshje me fuqit Serbe e Bullgare, dhe aj i viktimave të pushkatuem prej part’zanvet komunist mbas pushtimit të vendit, prej Dhetorit 1944 dhe në fillim të vjetit 1945 mjerisht ia kalon humbjeve që kanë psue krahinat tjera të Kosovës dhe Kapë 8000-shin.

Beç Bahtija nga Godanci
Beç Zeqiri, kryeplak i katundit Gjorkoc i Shtimjes
Kadri Beba, kryetar komune i Lipjanit
I biri: Taf K. Beba
Salih Beba
Rexhep Salihi
Rifat Rexha
Nezir Bojani, Drejt. Policije në Lipjan
Esad Berisha, Avokat,
Ymer Berisha, i ati i Esadit
Mehmet Behluli,
Sulejman Smira,
Jusuf Rashiti,
Aqif Tetova, Kryetar komune,
Xhemail Osmani,
Ymer Hamdiu,
Idriz Sllovniku,
Grueja e Idriz Sllonikut,
Esad Bajrami
Rexhep Hyseni
Jonuz Mehmeti
Fahri Jonuzi
Salih Jahija
Xhafer Sula
Kadri Cufa
Mustafa Haziri
Myrsel Uka
Shaban Sadiku
Hysen Rama
Ram Shabani
Latif Musa
Jonuz Musa
Tal Shishani
Adile Shishani (grueja e tij)
Ramadan Deda
Ismail Riza
Ismail Hyseni
Mehmet Hyseni
Tefik Mehmeti
Jusuf Stublla
Reshat Rexhepi
Isak Sherif Gashi, Universitar,
Islam Reka
Shaban Ibra
Shefki Ibra
Ramiz Zgjagi
Mehmet Salihi
Mehmet Zyberi
Hysen Elezi
Nazim Beqa
Xhemal Ibrahimi
Jusuf Ibrahimi
Kadri Kremenica
Sulejman Ashkija, gazetar,
Latif Qosa
Mehmet Doberçani
Jetullah Gjilani
Daut Alushani
Feriz Lashtica
Mehmet Gjilani
Iljaz Beg Gjinolli
Ibrahim Orana
Alush Hasani
Jusuf Hasani
Hasan Rexhepi
Islam Veseli
Dervish Veseli
Bajram Yeseli
Shaban Sllovniku
Mehmet Hamdija
Hysen Veseli
Haxhi Alija

Halit Mehmeti
Shaib Rashiti
Ismail Qerimi
Riza Xhakli
Ramiz Rama
Ibrahim Maloku
Shaban Rexhepi
Rexhep Rexhepi
Hajdar Xhakli
Rasim Alushi
Bek Sula
Rexhep Sula
Ramadan Bahtjari
Hysen Rexha
Xhemal Zeqiri
Isak Rexhepi
Rashit Bislimi
Sulejman Xhema
Abdullah Asllani
Rexhep Asllani
Mehmet Ymeri
Arif Salihi
Pajazet Mahmuti
Ramadan Zahiri
Pajazet Fazlija
Hafez Sahiti
Mulla Zyberi
Shaib Jusufi
Nazmi Sejdija
Xhem Radivojci
Xhemail Hajdari
Xhemal Tafa
Xhemal Nexhibi
Rahim Ibrahimi
Jusuf Xhema
Gani Ahmeti
Elez Isaku
Ali Muslija
Ibrahim Idrizi
Engjell Zefi
Asim Miti
Shefki Doka
Ramush Ramadani
Veli Miti

Hasan Ibrahimi
Sakij Xhema
Elez Jusufi
Halim Jetullahi
Uk Zahiri
Latif Jahija
Jusuf Muftari
Abdullah Ahmeti
Shevket Ahmeti
Latif Ahmeti
Ajet Ymeri
Haki Jusufi
Muharrem Mehmeti
Sakip Selimi
Ali Agushi
Myslim Qerimi
Etem Avdija
Muharrem Kurti
Ymer Shaqiri
Rashit Ajeti
Kamber Zenuni
Rrahman Kamberi
Nazir Arifi
Ibish Shaqiri
Nezir Hajrullahi
Bejtullah Jetishi
Sinan Burica
Sejdi Sherifi
Qazim Sherifi
Sejdi Ibrahimi
Xhemal Abdyli
Selman Harullahi
Rifat Selimi
Isak Sulejmani
Bajram Mehmeti
Ramadan Bajrami
Ramadan Habibi
Feriz Salihi
Jusuf Hamidi
Nasuf Fazlija
Rexhep Alija
Jetish Mahmuti
Bahti Fazilija
Selman Hajrullahi

Rrahman Ferizi
Shefki Rrahmani
Ramiz Hajdari
Xhelil Xhemaili
Rrahman Xhemali
Jonuz Qerimi
Riza Qerimi
Rexhep Ahmeti
Dalip Hamidi
Sahit Bajrami
Isa Islami
Hajrullah Kurteshi
Dalip Rrahmani
Ibrahim Rrahmani
Abaz Ibrahimi
Zylfi Kureçi
Idriz Kureçi
Salih Fetahi
Jusuf Koraci me gjith 4 mashkuj tjerë
Abdi Pecena nga katundi Pecenë
Bajram Demiri
Kadri Uka
Kasim Ibrahimi
Hajrullah Murati
Kadri Sinani
Rexhep Uka
Lutfi Bajrami
Beqir Rashiti
Halil Rashiti
Isa Vasufi
Jahir Jashari
Abaz Selimi
Ymer Abazi me dy vllazën tjerë
Xhemail Jetishi
Idriz Ajeti
Zenel Ajeti
Qerim Ahmeti
Selim Shaqiri
Shaqir vSelimi
Murat Alija
Shaban Salihi
Ali Moni
Maksut Zymeri
Jetish Ajdini

Azem Jashari
Rexhep Dalipi
Rifat Dalipi
Ramadan Dalipi
Murat Abdyli
Adem Caravajka
Medish Caravajka
Azem Caravajka
Nuhi Sula
Nasuf Sula
Salih Hyseni
Hajdar Hyseni
Zahir Bekteshi
Salih Ademi
Shaban Lahi
Hasan Xhela
Gani Fazlija
Selim Fetahi
Halil Selmani
Daut Ibrahimi
Shaban Ibrahimi
Bajram Ibrahimi
Bislim Rexha
Hasan Agushi
Ymer Syla
Rushdi Abdyli
Bajram Selimi
Halit Boshnjaku
Myrsel Mustafa
Sahit Agushi
Salih Islami
Hajrullah Shevkija
Sahit Zeneli
Xheladin Ferhati
Ali Xhemaili
Muharrem Fejza
Sakip Sakipi
Ramadan Sakipi
Muharrem Ibrahimi
Ramadan Ibrahimi
Ahmet Rama
Arif Rama
Sherif Ibrahimi

Hilmi Kallaba
Asllan Bislimi
Bajram Kromidolli
Shevki Muftari
Hamdi Koretini
Aziz Ismajli
Shaban Nebija
Rrahman Kekrruku
Kamber Mjaku
Haxhi Goshica
Reshat Jonuzi
Jonuz Jonuzi
Shaban Haliti
Myslim Xheladini
Osman Alija
Shefki Alija
Tefik Osmani
Sakip Asllani
Adem Selmani
Zenun Shabani
Sadik Xhemali
Latif Hyseni
Salih Sulejmani
Ali Mustafa
Abaz Sadiku
Rifat Bajrami
Murat Hasani
Esad Rexhepi
Sulejman Rexhepi
Rexhep Sulejmani
Bajram Rexhepi
Vchbi Tahiri
Ajet Fejza
Rifat Shevkija
Tahir Ademi
Rexhep Stergleva
Mustafa Rexhepi
Gani Sinani
Sherif Staneci
Baki Staneci
Hajdar Staneci
Mustafa Staneci
Bektash Shabani
Sulejman Shabani

Bajram Rexha
Fazli Rama
Ahmet Haziri
Shaban Halili
Ymer Hajdari
Ramadan Rashiti
Shaban Ganiu
Sul Zarbinca
Mal Kurt Balija
Xhafer Zhunica
Lluk Stublla

IV

SHGENJIMI (= desiluzjoni) DHE REAKSJONI

Arma ma e fortë e Sllavëvet dh’e komunistavet përgjithësisht gjatë luftës s’dytë botnore ka qenë pa dyshim propoganda, e bazueme mbi rrenën, mashtrimin me dhelpni dhe mbi parullen gënjeshtare « shlirimi-nacjonal » që në realitet dhe në praktikë nuk asht tjetër veçse e kundërta e kësaj fjale, dmth. robnimi nacjonal i çdo vendi nën terrorin e nji diktature proletare qi s’i njef aspak të drejtat e njeriut, as kurrfar lirijet, por ushtron me anen e forcës gjithnji e kudo nji rregjim shtypjeje dhe tmerri të vazhdueshëm.

E kështu sikurse ranë viktim të kësaj parulle fallso disa popuj të Ballkanit e t’Europës dhe populli i Shqipnis s’1913-tës, u mashtrue edhe nji pjesë e popullit të Kosovës nga premtimet përkëdhelse : liri, autonomi administrative etj. me kusht por qi t’aderohej në rreshtat e forcave nacjonal-shlirimtare për t’a luftue e përzanë okupatorin ; por kur kta — Gjermanët dhe Italjanët — u tërhoqen dhe u larguen definitivisht dhe vendin e zotnuen partizanët sllavo-komunist, asnji nga premtimet e dhanme nuk u mbajt dhe ndërsa Malit të Zi e Maqedonis iu njoft e drejta me pasë secila Republikat e tyne respektive, përkundrazi Kosovës qi kishte nji popullsi dy fish ma tepër nga ato, iu mohue kjo e drejtë, për t’u aneksue nga Republika e Serbisë dhe disa pjesë dy republikave të sipripërmenduna. Si rrjedhje e këtij mashtrimi ishte e natyrëshme që të vinte reaksjoni. Qysh në fillim të vjetit 1945 akti i parë i fuqis pushtuese të Jugosllavis që me ulë flamurin kombtarë të Shqiptarve, që në ditët e para të ndryshimit të gjendjes ishte lejue të ngrihej e të nderohej ndër vise të banueme prej Shqiptarësh.

Ky shgenjim (=desillusjon) suell me njiherë reaksjonin e popullit i cili zu të shpërthej në kundreshtime e në mosbindje civile dhe në demonstrata patriotike qi filluen të organizohen në disa vise të Kosovës.

DEMOSTRATA E ZHURIT

Në ditët e para të Dhetorit 1944, shfaqjen e parë të këtij reaksjoni e dhanë banorët trima të Katundit Zhuri (nji katund prej 300 shtëpijash të rretheve të Prizrenit) të grumbulluem, i madh e i vogël prej 14 e deri më 70 vjeçësh, t’inkuadruem në rreshta dhe tue formue nji kortezh prej 350-400 vetësh e të primë prej flamurit kuqe-zi e me lodra e kangë kambtare marrshojnë mbi Prizren, ku shkaktojnë më nji anë gëzim e entusjazëm në popull dhe në tjetrën shqetsim e panik për autoritetët qeveritare të Jugosllavisë komuniste.

Në qendren kryesore të qytetit historik qi quhet «Shadravan» mbahen fjalime të zjarrta para turmës popullore dhe brohoritët : «rrnoft Shqipnija !, rrnoft Kosova shqiptare !, duem liri, duem flamurin t’anë… etj. » dhe me gjith masat shtrenguese që marrin autoritetët e sigurimit për me ndalue demonstratën e cila iu që e papritme, dhe përpjekjet për me zbulue e arrestue inicjatorët e demostratës, demostratorët guximtarë, mbasi u sollen dhe shetitën rreth ‘e rrotull të gjitha rrugat
kryesore të qytetit, ashtu sikurse ishin kompakt dhe të bashkuem, këthyen prap ndër shtëpijat e tyne, të kënaqun se kishin krye nji detyrë patrijotike kundër pushtuesit grabitqarë.

Shfaqjet e armatosuna

Fill mbas pushtimit të vendit nga fuqit sllavo-komuniste nisin të vertetohen shfaqjet e armatosuna anti-qeveritare në Ferizaj, Gjilan, Janjevë, Preshevë, Gjakovë, Drenicë e tjera vise të Kosovës.

LUFTA E FERIZAJIT

Si mbas nji vendimi të marrun me 27 Nanduer 1944 në katundin Petkoviq të Gjilanit nga luftarët nacjonalist si Ing. Adem Selimi, Qazim Sefa Llugaxhija, Prof. Ibrahim Kelmendi, Hysen Terpeza, Abdyl Henci e të tjerë, nji fuqi prej 300 burrash, luftarë entusjast, me 1 Dhetuer 1944 sulmojnë qytetin e Ferizajt — i konsideruem si kyç i komunikasjoneve që lidhë Prishtinën, Prizrenin e Gjilanin me Shkupin — dhe atje zhvillohet nji luft’e ashpër e cila vazhdon tri dit’e net, ku qe angazhue edhe nji numer rreth 3000 partizanësh t’ardhun nga Shkupi e rrethe të tjera, qi memxi nbërrijten m’e zotnue situaten e m’e shpetue qytetin kyç me randësi strategjike.

Në kët luftë që pat mjaft të vdekun e të plagosun, në të dyja anët luftuese ranë deshmorë :
Komandanti i bataljonit «Zija Gashi», Selim Maçastena bashkë me dy vllaznit e tij dhe atdhetari Hamdi Mramori, Kadri Hamidi 42 vjeç, Ramush Ramadani, Qerim Kadrija, Avdi Velija nga Godeni i Gjilanit,

Xhem Gorani
Hamdi Imeri
Ymer Syla
Zejn Gorani
Zeç Islami
Ibrahim Mustafa
Zymer Salihi
Hasan Alija
Taf Hasani
Ymer Halimi
Selman Hasani
Sherif Jashari
Shaban Sherifi
Nuh Hamidi
Ramadan Neredimja
Bajram Shaqiri
Sadik Shaqiri
Bajram Muslija
Islam Zeqiri
Rexhep Sadiku
Jonuz Shaqiri
Adem Gashi 35
Aqif Ahmeti 27
Selman Ahmeti 25
Ali Kajtazi 45
Halit Ajeti 58
Shefki Rahovica 35
Dul Kaçaniku 38
Lah Shedadi 47
Hajriz Viçaj 37
Tadej Marku 56
Ajdin Matoshi 60
Osman Petrofci 43
Daut Sejefi 42
Kel Lora 53
Riza Goga, komdt. Vullnetaresh 58
Abdyl Dura 65
Ram Beka 50
Rasim Dushki 52
Rexhep Zaptija 45
Ymer Rubla 48
lljaz Dherbani 64, me gjithë dy mashkuj tjerë të shtepisë

Atdhetari i vjetër Ymer Devetaku mbas shumë përpjekjesh e luftimesh me Brigadat komuniste-jugosllave neper male gjatë dy vjetve qe ka qendrue i arratisun, në prnaveren e vjetit 1947, në nji ndeshje të përgjakëshme me partizanët asht vra bashkë me gruen e tij fisnike që e ka shoqnue në vuejtje deri në çasin tragjik të vdekjës.

Në luften e Ferizajt që përshkruem ma sipër dhe ka përfundue me katër Dhetuer 1944, numri i të vramve ka qenë mjaft i madh, kurse edhe aj i anës kundershtare thuhej se kalonte 400 vetët.

EDHE JANJEVA E VOGEL NUK MBETET MBRAPA

Shi n’ato ditë të fillimit të Dhetorit që në Ferizaj po zhvilloheshin luftimet për t’a shlirue qytetin kyç të komunikasjoneve të Kosovës, edhe atje në buzë të kufinit, në Janjeven e GJEÇOVIT, pelcet lëvizja e kundershtimi me armë i çetave t’organizueme prej Rushdi Janjevës, i cili me nji sulm të befasishëm vë në panik autoritetet qeveritare që nuk dijnë kah t’ia mbajnë dhe për pak do të nepshin verë, po mos t’u kishin mbërrijtë në ndihëm të tyne nga Serbija fuqi të motorrizueme m’e shpetue e zotnue gjendjen.

TENTATIVA PER ME E LIRUE GJILANIN

Luftari i vendosun Mulla Idriz Gjilani i cili nuk kishte afër vedi veçse 18 trima të betuem për luftë kundër anmikut po pregatitte e po shestonte plane për të bashkue fuqina të reja për m’e shlirue Gjilanin dhe të burgosunit shqiptarë n’atë qytet dhe ndërsa po merrej me këto pregatitje, nji fuqi prej 1800 partizanësh t’armatosun me armë të reja, me mitralioza e me mortaje, me 2 Kallnuer 1945 e sulmojnë dhe ndeshja e parë fillon në majen e Gollakut, ku si vetima edhe në ndihëm të prisit të Gjilanit mbërrinë njl fuqi prej ma se 1000 luftarësh bash kur aj, zanë vend pranë nji kërrshi e po luftonte si zana me ata pak shokë të tij kundër partizanve serbo-maqedonas q’e kishin rrethue nga të gjitha anët, por me gjithë kohen e vështirë me shi e borë që po binte, qendresa vazhdonte e ashpër dhe zgjati mase 40 orë tue i dërmue shumë keq komunistët, Brigada e të cilvet humbi 80 % nga efektivet e sajë, tue u shtrengue, me 240 pushktarë q’i kishin teprue, të tërhiqet në Gjilan, ku mandaj me të mbërrijtun të forcave të rëja — si represalje — ata masakruen gjithë të burgosunit shqiptarë dhe qytetarë të tjerë, ndër të cilët edhe 72 gra e vajza të mjera.

Në Pejë :
Përveç Qerim Begollit me vllaznit e tij që janë përmendë ma sipër janë vra : Xhelal Preveza, Ish Prefekt, Sejfedin Begolli, ish kryetar i Bashkis, Muharrem Mitrovica, ish Nenprefekt, Emrush Muftari, Muç Muçolli, dhe 1630 të tjerë, të rretheve, përveç 1970 viktimave nga qytetarët e Pejës që kanë humbë jeten ditën e bombardimit të qytetit me 14 Gusht 1944.

Në Mitrovicë:
Përveç Aqif Blutës q’asht përmendë ma naltë në radhen e Kryetarve të Lidhjes s’Prizrenit, janë pushkatue nga partizanët jugosllav :

Mujo Boletini, i biri i ISA Boletinit,
Asllan Boletini, ish Prefekt » ,
Kapllan Boletini, » ,
Skender Boletini, » ,
Etem Ferhati, ish Nenprefekt » ,
Osman Salihi, Tregtar » ,
Hilmi Hasan Aga, » ,
Musa Çollakoviçi, » ,
Jusuf Mexhidi, ,
Ing. Aziz Mexhidi,
Tefik Bekteshi,
Major i Gjindarmarisë, Prenk Pashko, dhe qinda të tjerë me viktimat e bombardimit që nuk ka qenë e mundun të rregjistrohen emnat e tyne.

Në Vuçiterrn :

Adem Vocaj, ish depytet dhe njeri me influencë
Hamdi Gashi, ish Nenprefekt
Rexhep Stanoci,
Jahir Selmani,
Hasan Caka,
Bahti Islami,
Haxhi Ferizi,
Abdullah Hasani,
Etem Vocaj me nja 20 luftarë të tjerë, të ngujuem në kullat e tyne, janë sulmue e rrethue prej nji Rregjimenti komunistash serbë kanë përballue nji luftë që ka vazhdue mase 40 orë dhe në fund të qendresës janë djegë flakë nen pullazin e kullave të shëmbuna prej predhave të topave e të mortajeve. Edhe Tahir Etem Vocaj, nji djal’i ri e trim i pashoq, megjithse i plagosun me disa varrë në trup dhe mbas nji qendrese prej 24 oresh, ka ça rrethimin dhe ecë 7 kilometra deri në nji shëj vendi, ku bjen i mërdhimë e i vdekun mbi borë.

Në katundin Kovaçicë të Shalës s’Bajgorës, Ukshin Kovaçica me vllaznit e tij, i rrethuem prej partizanvet kanë luftue tri dit’e net tue shkaktue vdekjen e 50 partizanve. Gjith’ashtu edhe Osman Binaku nga katundi Lupç i rretheve të Vuçiterrnit me gjithë mashkujt e shtëpisë së tij, të mbyllun në nji podrum të fortifikuem, kanë luftue mase 20 orë, derisa janë vra të gjithë nga partizanët komunist q’i kishin rrethue.

Guximi dhe sakrifica e nji grueje shqiptare 

Nji grueje plakë nga katundi Kovaçicë e Shalës s’Bajgorit të cilës nji skuadër partizanësh ia kishin vra të vetmin djalë n’oborrin dhe përpara syve të sajë, p’a mbulue në dhé kreaturen e vet që kishte mbetë i shtrimë mbi dhé, për t’a shgjaksue të birin, naten, kur sipër në dhomen e miqvet kishin fjetë gjaksorët, e mbushi me kashtë katin e kullës dhe me nji shkrepcë mori flakë tue u djegë e shëmbë krejt ndërtesa pa muejtë me shpetue asnji nga skuadra e partizanvet gjaksorë.

N’e nesret, kurë mbërrijten forcat qeveritare në vendin e ngjarjes dh’e pyeten plaken se si kishte ndollë zjarmi, nanë lokja zemërplasun, pa u trishtue e frigsue asfare, deklaroj se ajo vetë e kishte ndezë shtëpin, perse pa djalë nuk i kishte mbetë ma dishirë qi me jetue në këtë botë dhe kështu pa e tjerrë ma gjatë edhe komandanti serb, muerr dh’e pushkatoj pranë kufomës së të birit, për t’a shkimë edhe nji voter shqiptare.

Mbas pushtimit të Kosovës nga fuqit komuniste dhe mbarimit të lëvizjes s’Drenicës, disa çeta nacjonaliste zhvillojshin aksjone lokale kundër dominatës jugosllave, çeta ndër të cilat edhe ajo e Uk Sadik Rama Gjurgjevikut bashkë me Prof. Ymer Berishen pat ardhë disa herë në përpjekje e luftime me partizanët komunist dhe ndërsa ata qenë hjedhë në Prekorupë e në rrethe të Rahovecit me qellim me mbledhë e organizue forca të reja, ra i sëmundë nga plagët e randa qi kishte marrë ma përpara, u zue trathtisht në nji banesë dhe u dërgue në Prishtinë, ku denue prej gjyqit komunist, u ekzekutue me pushkatim në vjetin 1947 bashkë me disa shokë të tjerë. Ashtu edhe shoku i tij Kajtaz Ramadani nga Kjeva, i xanun dhe i burgosun, pa u qitë fare para gjyqit, që pushkatue në Prizren në vjetin 1945.

Të pushkatuemit në Podjevë
Hoxh Visoka, ish Nenprefekt, vra në ballë të luftës, krah për krah me Rinin e bataljonit « HASAN PRISHTINA » që shkruen epopenë e luftës s’Kosovës.
Jahja Fusha,
Zoja e Jahja Fushës ,
Nentoger Isak Beshir Domi

AKTI GUXIMTAR I HAKI TAHES

Në javen e parë të Frorit 1945, bahet nji mbledhje në Bashkin e Gjakovës në të cilën asistojnë Parija e vendit, kryetar’i këshillit të rrëthit dhe Miladin Popoviçi. Nji qytetar i cili ishte prezent në këtë mbledhje i ban këtë pyetje Miladin Popoviçit.
— Si u-ba keshtu z. Miladin që s’e mbajtët fjalën dhe nuk i zbatuet premtimet që na bajshit, kur ndodhej kësajde okupatori, tue thanë se Kosova do të jetë e bashkueme me Shqipnin, ose do të ketë republiken e vet me të tana liritë dhe të drejtat qi ka nji popull’i lirë ?
— E tash, vijon qytetari i genjyem dhe i dishpruem, as flamurin t’onë nuk po e lejoni të ngrihet!…
Vrae e pezmatue keq nga kjo pyetje e gux’mëshme, ia këthën me njiherë Miladini :
— Or ti shok ! a hala me këso andrrash po e rreni vet-veten?
— Edhe nji herë tjetër — shtoj aj — nuk më pelqen t’a ndëgjoj kët far kuvendi !…, dhe ngrihet e del nga mbledhje pa u-përshndet fare me bashkëfjaluesat shqiptarë dh’e thrret shoferin e tij q’e priste te porta, të cilit i nep urdhen që t’i ngrahe automobilit me të shpejtë në drejtim të Prishtinës, ku e pritshin, shumë punë të tjera ma të ngutëshme.

Nji djaloshi idealist q’e kishte ndëgjue këtë bisedë të vrazhdë filloj t’i nxëhet gjaku e t’i prishen shumë keq nervat dhe duel me kerkue nji kubure për t’ia denue jeten këtij malezezi të pabesë, i cili bashkë me shokun e tij Dushan Mugoshen kishin mbërrijtë m’e mashtrue rinin e Shqipnisë dhe nji pjesë t’asaj të Kosovës. Ma vonë u muerr vesht se djaloshi qi kërkonte armë kishte qënë idealisti Gjakovar HAKI TAHA, i cili, i armatosun me nji revole Nagante të re, pa humbë kohë niset për Prishtinë dhe vete mu në zyrë të Miladin Popoviçit, të cilin e qellon mu në kokë tue i thanë : që ky asht denimi i trathtisë që të nep Rinija e mashtrueme e Kosovës ! Mandej për mos me u-ra në dorë gjaksorve partizan q’e kishin rrethue e doshin m’e zanë gjallë në nji plemë kashtet, vret veten dhe i nep fund jetës s’tij djaloshare për idealin e Kosovës arbnore.

DRENICA, DJEPI I TRIMNISË LEGENDARE

Lëvizja e Drenicës dhe mbarimi tragjik i udhëhjeksve të sajë

Zjarmi i pashuem i votres së kryengritjeve kundër invazorve të huej, i ndezum prej ALI PASH Gusis e Jakup Ferrit, prej Bajram Currit e Hasan Prishtinës, prej Isa Boletinit e Idriz Seferit, prej Aqif Blutës e Mulla Idriz Gjilanit, prej Sadik Ram Gjurgjevikut e Azem Galicës, do të lëshonte shkëndijet e veta në vjetin 1945, mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavija komuniste, për të përsëritë epopenat e luftave të herëshme, këtë herë nën flamurin revolucjonarë të kreshnikut të Drenicës,
Shaban Palluzhës, qi me zjarm e me pjak të luftarvet kosovarë, vulosi Shqiptarsinë e krahinës Dardane.

Me 14 Kallnuer 1945 ndëshja e parë me Brigadat komuniste fillon në maje të Çiçavicës ku, u-zhvilluen përpjekje e luftime të përgjakëshme për të vazhdue deri në fund të Marsit. Në fillim Belgradi nuk i dha randësi kësaj kryengritje të Drenicës dhe kujtoj se ky zjarm i rezistencës shqiptare mund të shtypej e mund të shuhej shpejt’e shpejt, por tue pa se Brigadat sulmuese t’operacjonit po shgatrroheshin njana mbas tjetres, zu m’u tranditë mjaft — aqë sa po kërcnohej edhe kryeqëndra e Kosovës, Pi’shtina —, dhe organizoj fuqina të reja në nji masë serjoze tue dërgue Brigada mbas Brigadash që humbshin efektivet e tyne në nji mënyrë të tmerrëshme, sa me habitë e shqetsue Shtabin Madhuer, i cili vu në veprim edhe ajrorë bombardimit dhe kishte urdhnue komanden e operacjoneve për masakrime në masë dhe djegje e rrënime katundësh e shtëpijash shqiptare. Thuhet se në këtë rast u dogjen e u-banë hi e pluhun 44 katunde të Drenicës dhe krejtë gjaja e gjallë e pasunija e tundëshme e banorvet u plaçkit dhe u bajt nga fuqit qeveritare.

Numri i të ramvet ndër ndeshjet e kësaj lufte dhe aj i të pushkatuemvet kalon 5000 vetët, ndërsa edhe aj i partizanvet komunist flitet me siguri se nuk ka qenë ma i pakët. Kah mbarimi i Marsit në nji ndeshje e sipër vritët edhe udhëhjeksi i pafat i kryengritjes, Shaban Palluzha, dhe krahu i djathët i tij Kapiten Mehmet Gradica me shokë të tjerë trima dhe kështu merr fund qindresa e Drenicës, për të vazhdue tragjedija në vende e kohna të tjera.

Edhe Salih Bajraktari i Drenicës bashkë me 7 shokë të tjerë prej rrahjeve e torturavet kanë vdekë ndër burgje, kurse 160 luftarë të tjerë, djelmosha dhe burra të plagosun e të merdhimë kambësh në luften e Drenicës, kanë vdekë ndër male, pa pasun mundësin, as mjetët ma elementare me i mjekue plagët e trupave të tyne. N’atë kohë asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkë me disa shokë të tij në nji përpjekje me Partizanet komunist.

Komandanti trim Xhem Has Gostivari që kishte drejtue për shumë kohë fuqit vullnetare të Tetovës, Gostivarit dhe të Kërçovës në luftime të përgjakëshme kundër partizanve serbomaqedonas, mbas pushtimit të vendit nga Jugosllavija komuniste e cila ndihmohej edhe nga Brigada shqiptare nen komanden e Aqif Lleshit, u tërhoq ndër male dhe vazhdoj rezistencen me anen e çetavet deri në prenveren e vjetit 1946, por dhelpnija sllave për m’e eliminue e likvidue edhe këtë kundershtar të sajë të rrezikshëm, qi mase njiherë i kishte shpartallue e asgjasue forcat e partizanvet, gjeti mënyrën për m’e korruptue nji shqiptar të pabesë, me anen e të cilit, nji natë të ërret kur komandanti i pafat po flinte në nji stan, e vrau trathtisht dh’e zhduku tue shue rezistencen edhe n’atë sektorë luftimësh të çetavet shqiptare.

Janë vra gjithashtu në vjetin 1946 në përleshje e sipër me Partizanët edhe Mefail Zajazi dhe Mafaili i vogël nga Kërçova. Garib Rapashdolli, ish kryetar Komune nga Kërçova, Ejub Llerca, Kryetar çetash, nga Kërçova, Aqif Gllobçica, komandant vullnetarësh nga Tetova, Ferhat Vica nga Tetova e shumë të tjerë emnat e të cilve nuk na ka qenë e mundun t’i mësojmë, veçse në numer. Si mbas informatave të sigurta në Ulqin dhe në rrëthe, në mbarin të vjetit 1944 kur asht pushtue vendi nga komunistët serbo-malezez, janë pushkatue nji numer prej 500 shqiptarësh, ndër të cilët: Ded Coku, Hodo Begu, Mymin Begu, Zullti Fici, Caf Canki, Hoxh Olunji, Don Nikoll Tusha, Vas Filip Mirdita, Brahim Zeçiri, Musa Dobeqi, Sulejman Dobeqi, Jonuz Bozaxhija, Pashko Zefi, Kasem Zeneli, Muho Bimi, Ali Kllezniq, Rrusto Halili, Ali Beqiri, Osman Shabani, Marush Halili, Ali Kalimani, Çopriqi, Lukaliqi, Daut Shabani, Hasan Dani, Izet Dragoviqi, i vllai i Hamëz Selmanit me gjith djalë.

V

Brigadat komuniste shqiptare në ndihëm të Jugosllavisë

Për m’e shtypë e shkatrrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneçsi që sa po shuhej me nji anë, plaste papritmas në tjetren, kërkohet prap kontributi i shqiptarve të zezë, të cilët t’inkuadruem në tri Brigada, njana (e V-ta) nën komanden e Shefqet Peçit dhe tjetra (e III-ta) nen atë të Rrahman Parllakut qi kishte për sekretar politik Gafur Qyqen vrapojnë në ndihëm të Marshalit jugosllav, i cili nuk e ndjente vedin aspak në gjendje m’e zotnue situaten, Brigada të cilat arrijnë me shpejti, e para e nisun nga Elbasani e tue kalue nepër Librazhd – Klenjë – Zerqan – Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës, ku i plasë pushka dhe mbas nji ndeshjeje të përgjakëshme mbetën 14 deshmorë prej Lusne, kurse n’anen tjetër vriten 180 nga efektivet e Brigadës e cila kalon nepër Topojan, Shishtavec dhe s’andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qendron për nji kohë prej mase dy vjetësh ; dhe tjetra, e nisun nga Shkodra e tue kalue nepër malet e Dukagjinit e nepër Malsi të Gjakovës në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës, kurse nji tjetër Brigadë nën komanden e Aqif Lleshit niset nga Peshkopija e kalon në Diber të Madhe, Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup për t’ia dorëzue patronit-aleat viset e Maqedonisë shqiptare.

Forcat komuniste serbo-maqedone që deri në mbarim të vjetit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacjonaliste Xhem Has Gostivarit, mbasi vendi u shkel prej Brigadës shqiptare, filluen prap m’u forcue e m’u shtri n’atë sektorë, ku masakruen me qinda e me mija Shqiptarë, ndër të cilët vetem në Tetovë 4000, në Gostivarë 2900 dhe në Kërçovë 2500, midis tyne :

Aqif Sinani nga Gostivari ,
Iljaz Bugovina » ,
Lok Llokovica, kryetar çete ,
Aqif Qenani, nga Gostivari ,
Refik Orashti, Toger ,
Arif Brodeci, N/Komandant ,
Tahir Vreshalla, nga Tetova ,
Hafiz Hasan Hoxha, nga Gostivari
me gjith babë e vllaznit e tij ,
Esat Vica, nga Tetova ,
Izzet Sinani, nga Gostivari,
Ajvaz Shahsivari » » ,
Av. Kadri Salihi » » ,
Avdi Rrahman Kullaku » »

Bilanci tragjik i deshmorve dhe i viktimave të pushkatuem

Këtu poshtë po napim nji listë të përgjithëshme të deshmorve të ramë ndër ballnat e luftës dhe të viktimave të tjerë që janë pushkatuem mbas pushtimit të vendit, për çdo krahinë veç a veç; marrun nga burimet e rrezistencës:

Ndonji bashkatdhetarë ma i kujdes’shëm do të mundet, ndoshta, ma vonë me na dhanë numrin ekzakt të këtyne viktimave të vajtuem, qi mue nuk më që e mundun t’i hetoj dhe t’i rregjistroj ma objektivisht.

1) Gjilani, 8000
2) Prishtina, 3900
3) Ferizaj, 1200
4) Drenica, 4800
5) Peja, 3600
6) Mitrovica, 2000
7) Podjeva, 1600
8) Pazari-ri, 1400
9) Tutini, 900
10) Bihori, 4000
11) Rozhajë, 700
12) Plav’e Gusi, 800
13) Gjakovë, 800
14) Prizreni, 1200
15) Rahoveci, 700
16) Suhareka, 400
17) Dragashi, 500
18) Shkupi e rrethet, 1400
19) Kumanova, 700
20) Presheva, 600
21) Tetova, 4000
22) Gostivari, 2900
23) Kërçova, 2500
24) Tivar,  4700
25) Ulqin, 500

Lufta “nacjonal shlirimtare” dhe rrjedhjet e sajë tragjike

Lufta nacjonal-shlirimtare për popullin e Kosovës jo vetëm fatale, por për arsyena psikologjike dhe rrjedhjet e saja të damëshme ka qenë njiherit edhe katastrofale për fatin e luftës së mbrojtjes, tue qenë se suell nji shkatrrim shpirtnuer dhe nji desorjentim të madh në mendjen e luftarve, të cilët kurrsesi nuk e kuptojshin se ku mund të përfundonte lufta e dyanëshme : me Sërbët e Malezezët dhe me Bullgarët e Maqedonasit dihej mirë perse po luftohej ballë për ballë, por me Brigadat shqiptare mbrapa shpindët, t’ardhuna nga Shqipnija, tek e cila varrëshin shpresat e ardhmenis dhe fati i Kosovës, kjo ishte nji çashtje e errët dhe misterjoze për Kosovarin e thjeshtë, i cili me anmikun sllav që kërkonte m’e robnue ishte i vendosun me luftue e m’u shkrie deri në zhdukje totale, por m’u kundershtue e m’u vra vlla-me-vlla, kët myster tragjik të fatit qi koha ia shtroj përpara…, këtë fatkeqsi të kobëshme, kurrsesi nuk mbërrijte m’e kuptue dhe prandaj ndjente në vedi njifar ligështije dhe njifar mosvendosmenije për m’e vazhdue luften.

Si efekt i kësaj gjendjeje shpirtnore të tranditun asht qendrimi qi muerr në ditët e fundit Mulla Idriz Gjilani, i cili mbas ndeshjes që pat dhe bisedimit të tij me komandantin e Brigadës shqiptare Shevqet Peçin, i cili i tha : « perse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi, porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë patjetër do të bashkohen me Shqipni gja për të cilen mund të jini fare të sigurt? etj. » dhe kështu prej katundit Livoç ku u-ba kjo pjekje, u terhoq gjysem i demoralizuen dhe mbasi u mbajti nji fjalim e u hallallshit me shokët e luftës vazhdoj jeten e tij n’arrati e i izoluem fare deri në çastin tragjik që në vjetin 1948, tue qenë i sëmundë dhe i plagosun, e zunë gjallë në nji kolibë dh’e burgosen, ku mbas shumë torturave e lyen me gaz e e dogjen flakë për së gjallët.

E them me keq ardhje se unë personalisht nuk kam pasë kurr sympathi për hoxhallarët, për arsye se shumë prej tyne kanë qenë indiferent ose negativ ndaj çashtjeve kombtare, por Mulla Idriz Gjilani bante përjashim dhe dallohej nga kolegët e tij. Aj ishte nji typ burrit shqiptar, i nji natyre krejt tjetër, qi midis fesë e atdheut nuk bante asnji dallim ; perse pa nji atdhë të lirë — thoshte Mulla Idrizi — as feja nuk mbahet dhe nuk mund t’ushtrohet. I nisun nga ky parim aj ka luftue personalisht si ma i miri luftarë kundër anmikut, dhe u ka prijë luftarve kosovarë, si nji komandant trim tue i çue shpesh herë në ngadhnjime në fushë të luftës. Vetëm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj në lamë të betejës…, jo friga e dekës dhe plumbat e anmikut, por nji ndjejë feblesët qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore.

Qe fjalimi i luftarit të pafat, drejtue shokve të tij të luftës që shkaktoj emocjon të madh dhe lot dishprimit, sikur po bajshin gjamen e përmortëshme para kufomës s’atdheut:

O burra të besës dhe Ju djelmosha trima !
Juve Ju bekoft i Lumi Zot dhe u qoft miradija e tanë popullit shqiptar për trimnin e madhe e shpirtin e sakrificës qi treguet në ballë t’anmikut për t’i dalun zot kësaj toke të shëjtë, qi na kurrkuejt nuk ia kemi grabitë, por na kanë lanë babat t’anë, q’edhe ata vet e trashiguen prej gjyshave e t’parve të tyne të mëdhaj, qi sa qenë gjallë nuk guxoj kurr i hueji me vue sye e me prekë m’to, sikur tash qi — çue peshë e tërbue si llava e ujqve në dimen — na kanë msye prej të tana anve e po duen me na përbi dhe m’u ba zot-shtëpije ndër votra t’ona.

Deri më sod u kam prie ndër luftat e ashpra q’i kemi fitue me ndihmen e Zotit dhe të gjakut të deshmorve që dërdhen pa kursim kundër sulmuesavet serbo-malazez qi kërkojshin me na i grabitë me anen e forcës e të dhunës dhe Ju, burra të pushkës e djelmosha trima, e paçit faqen e bardhë qi deri më sod më keni ndjekë e më keni shoqnue në kët luftë të shejt,  qi na e bamë për t’a mbrojtë vendin t’onë të dashtun.

Ju kujtohet se para se me hye në luftë, si i pari i fesë dhe besimtari i Zotit qi jam, Ju kam kërkue kurdoherë Besen e Zotit dhe fjalen e burrit Shqiptar qi kahdo e kudo të na hjedhe lufta, nuk keni me plaçkitë gjanë e tjervet, as me prekë m’erz të huej, qoft edhe t’anmiqvet, e Ju — e paçit faqen e bardhë ! — besen e mbajtët si fetar e luftarë të mirë dhe lufta na ka ecë gjithmonë mbarë e me fitim.

Por tash qi — mo’ zot ma keq për në — edhe vllaznit t’anë Shqiptar të Shqipnisë s’lirë, kanë ardhë me i ndihmue Titos dhe shqeve të Jugosllavisë, të cilët po duen me i marrë rishtas vendët dhe me na ba ne ndër shtëpijat t’ona, skllav e rrogtarë të tyne, ose me na shdukë e me na qitë fare, ah… i mjeri unë dhe bashkë me mue edhe Ju trima të mjerë, lufta e jonë ka mbarue e veç Zoti na pagoft, perse me derdhë gjak e me luftue me bijt e nji nane dhe me vllaznit e nji gjaku e nji gjuhe, kuku medet për ne !, se na pushkë për me luftue me Sërbet e Malezezët dhe Maqedonasit e tjerë bij të shkinavet kemi pasë dhe kemi, por pushkë për me u vra Shqiptari me Shqiptar nuk kemi.

M’a bani hallall bre luftarë trima dhe Zotynë e shpetoftë Shqipnin e Kosoven e mjerë !

VI

Mendime të ndryshme dhe e vërteta

Ka disa defetist dhe skeptikë që shtrojnë pyetjen : çfarë dobijet i suell popullit të Kosovës LIDHJA E II-të E PRIZRENIT, lufta e mbrojtjes, e organizueme prej sajë, dhe bashkimi provizuer me Shqipninë e lirë ?

Pse me derdhë të tanë atë gjak dhe me humbë jeten e kaqë mija e mija Shqiptarvet ? e tjera fjalë pa vend dhe kritika të pakuptueshme.

Nuk kemi ndëgjue kurr dhe nuk kemi pa n’asnji histori të botës, qi nji popull me histori dhe me tradita lirije e individualizmi kombtar t’a pranoje zgjedhen e huej pa kundershtime.

Përkundrazi kemi ndëgjue dhe kemi msue prej historisë se kurdoherë popujt e sulmuem prej të huejvet kanë përbuzë e kundershtue dominaten e tyne tue qendrue me çdo mjet e sakrificë, shpesh herë tue u shkri totalisht me motton : « ma mirë nën dhë m’u vajtue, se për të gjallë me jetue nen të huejin ! »

E kështu edhe populli Shqiptar i Kosovës dhe organizata e tij popullore LIDHJA E II-të E PRIZRENIT, tue çmue randësin e lirisë dhe koshjenten e detyrës patriotike, ashtu e frymzueme edhe nga parimi i thjeshtë qi me jetue i lirë në troje të veta, kërkoj dhe u-perpoq me sa i qe e mundun, jo me sulmue e me u-ra më qafë të tjervet për me grabitë tokë e gjana të të huejvet, por vetëm e vetëm për me ruejtë e me mbrojtë trashigimet mija vjeçare të gjyshavet e stërgjyshave të vetë, kundër lakmisë grabitqare sllave që, me anen e forcës dhe me përkrahjen e miqve të tyne politik Europjan, ia mbërrijten qellimit me robnue pronarin legjitim në trollin e vet.

A mundet me qenë nji e drejtë ma e shejtë se e drejta me mbrojtë vet-vehten ? Kjo e drejtë ka qenë dhe asht gjithmonë legjitime. Prandaj megjithse kanë humbë kaqë mija e dhetë mija deshmorësh dhe pasunina të mbëdha materjale, me këtë veper të vetmbrojtjes kemi dishmue perpara vehtës t’onë dhe perpara të gjithë botës, se toka e shejtë për të cilën u-derdhë të tanë ky gjak deshmorësh, asht e jona dhe heret a vonë patjetër do të jetë prap e jona, e se gjaku i derdhun për nji të drejtë shejte nuk ka me shkue kot. Asnji atdhe, askurr lirija e nji populli nuk asht fitue dhe nuk fitohet pa sakrifica gjakut.

E si rrjedhje e këtyne sakrificavet populli Shqiptar i Kosovës gëzon disa të drejta, si për shëmbull shkollat Shqipe-të hapuna në saje të bashkimit të përkohshëm të Kosovës me Shqipnin’e 1913-tës (1941-1944). Këto shkolla tash njizetë vjetë nxjerrin me mija të ri e të reja, të msuem në gjuhen amtare. Evolucjoni i shpejtë, realizue gjatë kësaj kohe relativisht të shkurtë, asht shumë i madh.

Deri me 1941, Kosova e mase nji miljon Shqiptarvet nuk numronte as 10 djelmosha të dipllomuem nga Universitetet. Sod lumnisht të dipllomuemit e kësaj kathegorije nga fakultetët e ndryeshëm të ditunisë, kapen afër numrit 2000 vetësh, përveç mija e mija maturantësh që nxjerrin vjet për vjet shkollat e Mesme : Normale, Bujqësore, Tregtare e Industriale.

Zhvillimi shkolluer-e kulturuer në Kosovë e vise tjera Shqiptare në Jugosllavi

Si nji dishmi e gjallë e këtij realiteti e nën titullin : « Kroje të reja në Parnas Shqiptar» në të përkohëshmen letrare « SHEJZAT » Nr. 1 Gusht 1957 dhe Nr. 4-5 Nanduer e Dhetuer 1957) shkrimtari dhe Poeti i mirënjoftun, Prof. Ernest Koliqi, ka shkrue dy artikuj të gjatë mbi zhvillimin dhe përparimin e madh të shkollavet shqipe, të rinisë s’Kosovës e visevet tjera shqiptare në Jugosllavi dhe ma vonë (në numrin 11 – 12 Nanduer – Dhetuer 1959) të të njajtës së përkohëshme me titull : në rast të Dhetë vjetorit të së përkohëshmes « JETA E RE » që botohet në Prishtinë, aj shkruen kështu : « Nji ndër pasojet e nduernduerta qi shkaktoj në Ballkan faza e parë e të dytës luftë botnore që hapja e shkollavet shqipe në Kosovë dhe ndër rrethe t’Ulqinit dhe në disa vende të Maqedonisë. »

« Në veren e vjetit 1941, dy qind msuesa të Shqipnisë së vjetër (kështu thirret tashma trolli i përfshime në shtetin Shqiptar) u-derdhen nepër popullsi Shqiptare të viseve naltëpërmendë, ku, deri pak muej përpara, njehej krim gjetja e nji abetari të Shqipës —, i vunë themelet e arsimit kombtar. Faza e dytë e luftës në fjalë solli prap ndërrime, por shkollat shqipe nuk u mbyllen. Natyrisht ndrruen drejtim, tue mbetë Shqipja si gjuhë msimi. Ç’prej asaj kohe nji krahin’e re letrare iu shtue shqipës, nji krahinë aq e madhe në hapsi toke e numer banorësh sa vetë Shqipnija e vjetër. Po mbushen afër njizet vjetë prej asaj ngjarje historike e, sod, mundet m’u llogaritë objektivisht sasija e cilsija e frytevet qi dhuroj fara e hjedhun nepër Shqiptarë në Jugosllavi nga arsimtarët e Shqipnisë s’vjetër. Republika federative
jugosllave e Marshal Titos e ka lanë të lirë, ashtu si e gjet, veprimtarin shkollore në gjuhë shqipe. Prej kësaj veprimtarije ka lindun e lulëzue nji letërsi e rë, me disa trajta karakteristike e me nji përmbajtje origjinale, e cila në dhetë vjetët e fundit erdhi tue u-rritë shkelqimisht » Shkrimtari i ynë, tue analizue prodhimin letrar e poetik të Rinis s’Kosovës dhe visevet tjera shqiptare të Jugosllavis, në nji vend tjetër t’analizës së tij thekson : «Si pohim paraprak, e ndjej nevojen të shprehi
ndjenjen ma të flakët t’admirimit t’im për perparimin vërtetë të çuditshëm qi mjeshrija e shkrimit shqip ka ardhë tue ba në dhetë vjet pune letrare ndër shqiptarët në Jugosllavi. »

Prej numrave të parë të së përkohëshmes në shqyrtim e deri në këtë të fundit (Korrik-Gusht 1959) gjinisë poetike e tregimtare ngjitë si spirale në rrathë të guximshëm në firmamentin e letrave të bukura edhe kaptojnë sfera shum të nalta. Gjuha zhvillohet në lakime të paprituna, leksiku vjen në dash tue u pasunue, në dash tue u kullue prej nji vjetit në tjetrin, thematika zgjanohet e thëllohet tue përfshi e rrokë për herë ma tepër zona të hapta të jetës dhe shtresa të pazbulueme të shpirtit, perdorimi i mjeteve të ndryshme letrare hollohet. Numër në numër përmirsimi shifet i qartë e në tri vjetët e fundit, sidomos vlera e prodhimit artistik arrinë në nji shkallë qi len pa mënd edhe njerin ma të rrahum e të rysun në çashtje letrare. »

Në nji vend tjetër të shkrimit, Poeti Shkodran vazhdon : «Për t’i kuptue karakteristikat (veçorit), duhet t’ia vëmë menden edhe të shqyrtojmë me kujdesë kushtet në të cilat u lind e po zhvillohet kjo degë e re e letërsisë shqipe. Këta shkrimtarë, të gjithë vjerrshatarë e prozatorë, pa pritmas, të thuesh nga trillet e pashjegueshme të fatit, paten rast me xanë në shkollë gjuhen amtare, e cila, për ta, në kohë të ma parëshme ishte gjuhë e folun por jo e shkrueme.

Nga msuesat e Shqipnisë s’vjetër xunë alfabetin, gramatiken, syntaksin, dmth. mekanizmin e shkrimit të gjuhës, por s’arrijtën në kohë të marrin traditen letrare të sajë. Mbeten me nji vegël në dorë pa ditë mirë si m’e shtimun në përdorim. Hullija ma e afërt për ta në lamë letrar asht rryma Shkodrane. Mirëpo, kjo rrymë, tue pasun xanafillen e sajë në burime dijtunore dhe tue qënë e përshkueme fund e maje nga nji frymë klasike, në përmbajtje e në trajta, paraqitej shum e vështirë si shembull për t’u ndjekë. Arti nuk asht nji gjasend qi krijohet aty për aty, në kambë e në dorë. Arti don qinda vjetësh ushtrimi për t’u ba pajë e nji kombi, don vjet e vjet të gjata punë për t’u ba zeje e nji njeriu. (Poet njeriu len (asht dhuratë e natyrës kjo cilsi), artist bahet (mbas nji mundimi të padamë). »

« Kushdo tjetër, në rrethana të këtyne, kishte ngurrue para vështirsive qi ia paraqitshin si përpjekje të falisun çdo veprimtari letrare në gjuhë shqipe. Por kta janë breznija e tronditjeve të stërmbëdhaja historike qi morri mend e shqise në flakë andrrash të gjalla e në tym të shandrrimeve ma t’idhta, — janë pinjojt’e nji fisi qi asht zgjue tremshëm nga nji gjumë shekulluer dhe kërkon hisen e vet në diell e në lumni të rrokullis toksore, — janë bijt e duhive qi sjellin frymen e idevet shpartalluese të rilindjes.

Pjesa e kombit shqiptar në Jugosllavi, masë e thukun e ngurët si landa telurike e Alpevet shqiptare, prej të cilavet rrodhi tëposhtë fushave, duket qartas se paska pasun të ndryme nji botë të gjallë ndjesishë, për me shpërthye me kaq hov në shprehje të pamendueme nepërmjet gojës së këtyne djemve të vet. Shkambi i vrazhdë në dukje, ruen freskin e mrekullueshme t’ujit. Mjafton nji plasë e uji rna i kulluet gurgullon në kroje t’argjanta.

Ngjarjet e jashtzakonëshme të së dytës luftë botnore plasen mbulojen e ngurtë të popullsisë shqiptare në Jugosllavi e tash zemra e madhe e sajë gufon në shfrim poetik mes vepravet të këtyne shkrimtarve. Prandaj këta nuk na dalin para si letrarë qi vjerrshimin e njehin si argtim tekanjos, tallje me ringegijnge fjalësh e rimash, por janë geja e nji populli qi don t’a thot fjalen e vet mbas nji heshtjeje shekullore. »

N’artikullin e tij mbi përparimin e Rinisë shqiptare të viseve të robnueme qi kapë plot tetmbëdhetë faqe, letrari i shquem, mbasi shqyrton nji nga nji aradhen e vjerrshtarve dhe të prozatorve të ri, ma në fund zbulon fenomenin e jashtzakonshëm që çfaqet në personen e Ganimete Nurës, si e para poeteshë në historinë shqiptare të letrave të bukura. Qe se si e përshkruen Aj vet :

« E të vijmë ke zbulimi i jashtzakonshëm qi na dhuron toka e Kosovës. Më duket se tek e mbramja na u shfaq ma e para poeteshë e gjakut arbnuer. Në qoft se dyzetepesë vjet leximësh poetike të parreshtuna — thot autori — japin njifar aftësije me ndie poezinë e vërtetë, kam përshtypjen se nuk gaboj tue pohue se, Ganimete Nura, then heshtjen shekullore të granisë së kombit t’onë, nji heshtje shekujsh plot psheretima, plot ndrydhje e dhunë gjeti, më duket Shqiptaren qi pregatitët m’u ahmarrë n’emen të të gjitha gravet të cilat në kalesë s’muejten të hapin gojen poetikishkt veç vetem kur ua ndollen gjumin kërthive ndër djepa ose kur vajtuen krijatyret e dashuna ngri nga mardha e dekës. Tashti ahmarrja muzikore e Ganimete Nurës të tanë atë heshtje e shvulosë edhe e liron në rrjedhje lumejsh melodije.

« Kangë e egër në palcë, sepse e ushqyme me tepër ndisi të robnueme, por e mvëshun me nji lëvore të njomë e të lëmuet plot aroma rrëshinash të çmueshme. Ganimete Nura hjedhë kushtrime për lirinë e grues, lëshon namë herahera edhe këlthet me za idhnak, por ajo vetë në fund e përshkruen vetën si grue « me zemër ulkoje qi këndcn me sqep bylbyli ». Kur në shpellat e nalta të nisin me kjasue stalagitat dimnor të akullnajave, ku u ngrinë kangë të pakëndueme breznish të panjohuna grashë, atëherë kanë me shpërthye prroje të turrëshme e me kumbue e shkumue plot hare në driten e shpateve të gjelberta. Prroni i parë asht poetesha e re qi paraqitët krahas me aradhen e poetën ma të zgjedhun të Shqiptarvet në Jugosllavi. »

Qe, pra, pemët e reja të kopshtit kombtar dhe lulishta e bukur, e vaditun me gjakun e kaq mija dëshmorvet, qi sod shpërdanë erna të kandëshme dhe rrëze t’arta shpresash për t’ardhmen e Kosovës s’onë të dashtun !

VII

GJENDJA EKONOMIKE E KOSOVËS

Pamvarësija ekonomike e nji populli nuk mundet me qenë e shëndoshë dh’e sigurtë, po nuk i pat të mjaftueshme edhe burimet ekonomike. Nga kjo pikëvështrimi Kosova zotnon në shkallë të gjanë burime bujqësore e kushte ekonomike që — të lidhuna e të harmonizueme me ato të Shqipnisë s’lirë — do të mjaftojshin jo vetëm me përballue nevojat e vendit, por me nji kapacitet eksportimësh të prodhimeve të ndryshme do të sigurojshin nji tepricë të konsiderueshme n’aktivin e t’ardhunavet shtetnore, Megjithë mungesat teknike në punimin e tokës e të pëmvet, gjendja bujqesore e frutikultura në Kosovë asht mjaft e zhvillueme; vetem në qarkun e Prishtinës prodhimet bujqesore — si mbas nji statistike zyrtare t’autoriteteve të vendit në kohë të luftës s’dytë botnore — kapen në sasina prej mase gjashtë miljon kintalësh grun, elb, tërshanë etj. të lashta, eksportimet e të cilavet i kanë sjellë vendit t’ardhuna në shkallë të mjaftueshme, kurse prodhimet e misrit, të groshës etj., jo vetëm kanë mjaftue me përballue nevojat e banorve të qarqeve të Mitrovicës, Pejës, Gjakovës respektivisht, por edhe ato të krahinavet malore si Rogovë, Plav’e Gusi, Rozhajë dhe Rrafshnaltat e Peshterit, Sanxhakut e Pazarit të ri e tjera. Veçanërisht sasija e prodhimit të groshës në qarqet e Pejës, Gjakovës, Tetovës dhe Gostivarit qysh prej kohës së dominasjonit turk kanë përba burimin e eksportimevet në shkallë të gjanë që kalonte jashtë nëpër Porten e Selanikut. Gjithashtu, marrun prej statistikave të zyrave t’Ekonomisë po t’asaj kohe, prodhimi i bylmetit si tëlyen, djath etj. vetëm në Sanxhak e në krahinat e Peshterit kalon sasin e prodhimit të këtij artikulli në krejtë Shqipninë e 1913-tës.

Po ashtu frutikultura : vetëm qarku i Prizrenit kishte mase 12 miljon rrajë rrushit ; ashtu edhe qarqet e Pejës, Gjakovës, Tetovës e Gostivarit prodhojnë sasina të mbëdha pëmësh si : molla, arra, kështënja, kumbulla e pemë të tjera kualiteti të mirë që përbajnë nji pasuni të vlefëshme n’aktivin e t’ardhunave të vendit, pa llogaritë ato të nëntokës si minjerët e kromit ndër rrethet e Gjakovës si edhe ato të shumllojëshmet e Trepçës s’Mitrovicës, të cilat n’e parë, para luftës s’dytë botnore i shfrytzonte nji shoqni konçesjonare ingleze dhe gjatë luftës industrija gjermane.

VIII

GJENDJA DEMOGRAFIKE

Në saje të klimës së shëndoshë dhe të përshtatshme, banorët e Kosovës përgjithësisht paraqesin pamjen e nji konstruksjoni fizik mjaft të fortë e të lidhun, qi premton dhe përban nji garanci për vazhdimin e racës në dobi të brezeva t’ardhshëm. Për kët arsye fuqija prodhuese demografike e kësaj krahine asht e admirueshme.

Megjithë humbjet e mëdhaja që ka psue kjo krahinë mbrenda nji gjysëm shekulli — sadoqi anketa e institutit CARNEGIE, e bame me 1913, tregon nji shifer prej 125.000 shpirtënsh — numri i sakt i Shqiptarve të masakruem prej Serbësh e Malezezësh që nga lufta ballkanike e mbrapa mund t’estimohet në 200.000 shpirtë. Vetëm në rast t’invadimit komunist me 1944-1945 numri i viktimavet ka qenë jo ma pak se 50.000 shpirtë, ndërsa aj i shpërnguljeve të dhunëshme ose të vullnetëshme për t’emigrue në Turqi e vende tjera të botës, pa ekzagjerim mund të thuhet se kalon shifrin e madh prej 300.000 banorësh. Megjithë këtë prap se prap numri i banorvet Shqiptar në Kosovë e Maqedoni nuk ka ra nën nji miljon, çka provon e verteton nji vitalitet e shtesë demografike të kësaj popullsije. Megjithë mungesat e mjeteve dhe të shërbimevet hygjenike në popullsin e Kosovës — pjesa katundare e së cilës përban shumicen dërmuese prej 90% të sasisë së përgjithëshme të banorvet — deri në kohen e fundit të luftës s’dytë botnore atje nuk njifeshin fare : tuberkolozi, malarja, sifilisi e tjera sëmundje ngjitse, kështu qi sikurse u thëksue edhe ma sipër, nga pikpamja e vazhdimit të racës popullsija e Kosovës asht nji faktor pozitiv dhe i shëndoshë për qënjen dhe jetën e kombit. Me gjith orvatjet e parrshtuna të qeveris s’Belgradit për m’e paksue numrin e kësaj popullsije me masa të ndryshme e veprime të padrejta nuk i asht mbërrijtë këtij qellimi.

Disa shifra të nxjerrun nga statistiikat jugosllave

Autoritetet e Serbisë në fillim dhe ato të Jugosllavisë mbasandej në politiken e tyne t’asimilimit e të shkombtarizimit, sidomos kundrejt Shqiptarvet, sa herë qi kan ba rregjistrimet e popullsisë janë përpjekë gjithmonë m’e paksue numrin e Shqiptarvet, a me emigrime të dhunëshme, tue i detyrue m’u shpërngulë
nga Kosova ose tue i konsiderue si Turq, veçanërisht në qarkun e Shkupit dhe në disa vise tjera të Maqedonisë. Dihet fare mirë dhe asht vertetue gjatë kohës qi zgjatet prej luftës ballkanike e deri në ditët e sodit se n’ish vilajetin e Kosovës nuk ka pasë elemente prej origjinet turqe dhe ndonji ishull i vogël në grumbujt e mëdhaj të popullsisë që ka ekzistue aty-këtu në ndonji përqindshe mikroskopike, edhe kjo pakicë e elementit turq asht qirue e shpërngulë fare gjatë emigrimeve qe kanë vazhdue rrotull 50 vjetvet, kështu qi edhe ata të cilët janë cilësue e figurojnë si turq në statistikat jugosllave, në realitet s’janë tjetër veçse Shqiptar autokton të popullsis s’Kosovës dhe aspak Turq, siç kanë dashtë Sllavët okupuesa t’a zvoglojnë numrin e elementit Shqiptar.

Për sa i përket statistikavet jugosllave të shiqojmë se ç’thot Hamit Kokalari, autor i librit « KOSOVA », Djepi i Shqiptarizmit, botue shqip e frengjisht në Tiranë me 1943 :

«Një vështrim në librin mbi rregjistrimin e popullsisë së Jugosllavisë më 1921 na tregon me një herë se distriktet shqiptare ishin banue në shumicë dërmuese prej Shqiptarësh. Për këtë qëllim mjafton të krahasohen midis tyre të dy shtyllat e muslimanvet (Shqiptarë) dhe të serbo-kroatve, emër me të cilin statistika përfshinë të gjithë Sllavët e Jugosllavis : Malezez, Boshnjakë, Kroatë, Serbë, Bullgarë, Maqedonas, Shqiptarë Muslimanë të sllavizuar ose gjysmë të sllavizuar dhe Shqiptarë ortodoksë të sllavizuer ose jo. Për sa u përket Shqiptarve të sllavizuar, duhet shenuar se po të merret parasyshe edhe numri i tyre, numëri i përgjithshëm i Shqiptarvet që jetonin në Jugosllavi kalon për mbi një miljon fryme. Shkruan Prof. Antonio Baldacci në librin e tij ALBANIA (Romë, 1929) në faqen 178 : « Përfundoj se, sipas vërtetimeve të mija, ata qi flasin shqip (duke përfshirë edhe Serbët musliman arnautë që flasin në shtepi edhe serbisht edhe shqip) në Jugosllavi janë më tepër se një miljon frymë. Nga këta, theksoj se 700.000 janë thjeshtë Shqiptarë ». Gjithë po në këtë vepër të Baldacci-t — thotë Kokalari — figuron përshkrimi i disa qytetevet të Shqipërisë etnike me karakteristikat e tyre të posaçme dhe me shifra mbi popullsinë, të cilat shifra qëndrojnë ndën realitetin.

Tash po të nxjerrim disa shifra nga statistika jugosllave e vitit 1921 do të shohim se si në shum krahina resulton sasija dërmuese e popullsis Shqiptare me gjithë mistifikimet e kurdisura nga kompilorët e statistikës:

« Në shifrat që radhiten më sipër — shton autori i librit KOSOVA —, numëri i sllavëvet përbehet prej elementësh të ndryshëm si Serbë, Kroatë, Malezez, gjë që ia shton rëndësin numrit të Shqiptarëvet. Në disa krahina të tjera si në Shkup, Kumanovë, Tetovë etj. në shtyllen e Sërbo-Kroatve përfshihet edhe elementi maqedonas, i cili asht sllavë prej gjuhe, prej fës dhe prej traditave, kurse etnikisht nuk ësht sllav por më shumë prej race ilirotrako-maqedone e kryqëzuar me sllav në disa krahina ndërsa ka mbetur më e kulluar në disa të tjera. Nga ana tjetër një pjes’e elementit maqedonas etnikisht është arumune, dhe ruan edhe sot gjuhen dhe traditat rumune. Nga pikpamja politike elementi maqedhonas është i përçarë, si mbas ndjenjave që ushqen në tri grupe të mëdha: filosërbë, filobullgarë, filorumunë. Kjo gjendje e elementit maqedhonas e forcon edhe më tëpër shumicen e grupit etnik shqiptar, i cili nga çdo pikpamje paraqitët më kompa.

« Për të kuptuar mirë shifrat e rreshtuara këtu sipër — vazhdon Hamit Kokalari — dhe për t’i interpretuar si duhet do të jenë më poshtë disa shpjegime në kaptinën ku do të shqyrtohet proporcjoni i popullsisë shqiptare. Sa do që disa nga shifrat e rreshuara më sipër janë të favorëshme për elementin shqiptar, duhet patur parasysh se ato qëndrojnë gjithënjë larg realitetit, sepse janë perpiluar nga një autoritet që ka pasur kurëdoherë për qellim t’a zhdukë ose ta
shpërngulë elementin shqiptar nga ato vise. Në leximin dhe interpretimin e statistikavet jugosllave duhet patur gjithënjë në sy se mistifikimi ka qënë sistemi i zakonshëm për të fshehur numërin e elementit shqiptar ; këto mistifikime shtetet ballkanikë i kanë përdorur në shkallë të gjerë njeri kundër tjetrit, por mjerisht i kanë përdorur sidomos kundër elementit t’onë.

Statistika më e re mbi popullsinë muslimane te Jugosllavisë jugore është ajo e komunitetit musliman (Ulema Mexhlisi) të Shkupit, botuar në Sarajevë në kalendarin e vitit 1941, dhe që tregon në një pasqyrë të përgjithëshme (faqe 24) sasin dhe përqindjen e popullsisë muslimane të çdo distrikti për vitin 1939.

Tue analizue çashtjen e proporcjonit të popullsis Shqiptare në Jugosllavi — H. Kokalari përfundon kështu : — « Kemi thënë më lart se në krahinat shqiptare të aneksuara nga Jugosllavija, sasija e Sllavëve t’infiltruar para vitit 1912 përfaqësonte 5 % të popullsis së përgjithëshme. Me gjithë se pas vitit 1912 infiltrimi sllav në Kosovë shkoi duke u-shtuar dhe me gjithë se më vonë qeverija jugosllave përdori çdo mjet për këtë qëllim, elementi shqiptarë mundi të ruaj një proporcjon të fortë. Kështu mund të konstatohet, për shembëll, se mbas statistikës jugosllave të vitit 1921, në Vuçitern, Prishtinë, Graçanicë, Nerodmilje, Prizren, elementi Shqiptarë paraqitet në një shumicë dërmuese, ndërsa në Drenicë, Llap, Podgorë, Podrimë, Has, Kaçanik, elementi shqiptarë ka një shumicë aq të madhe për kundrejt Sllavëve, sa që këta as që meritojnë të përmenden. Për këtë qëllim këndojsi mund të konsultojë shifrat që kemi paraqitur më sipër.

Shifrat më të favorëshëm për elementin t’onë janë sidomos në Has (6.377 Sqiptarë kundër 2 Serbë), dhe në Kaçanik (10.487 Shqiptarë kundër 233 Sërbë).

T’i shqyrtojmë edhe disa statistika të reja jugosllave dhe të hueja. Burimi ma i mirë akademik dhe ma i riu — thot nji Shkencëtar shqiptar i mirënjoftun qi merret me probleme demografike — asht Dr. Vladimir Blaskoviç, i cili në veprën e tij me titullin « Ekonomska Gjeografije Jugoslavije », birozavod – Zagreb 1952, shkruen se mbrenda 4 deçenjeve (—4 perjudhave dhetë vjeçare) të fundit qi janë ba regjistrime demografike në Jugoslavi, statistika nuk asht aspak e qartë, madie shumë e komplikueme, sepse nuk i dallon kombësinat e ndryshme qi përbajnë shtetin, si me thanë gjatë perjudhës 1929-1939 të gjithë nënshtetasit e ish mbretnis janë quejtë : Serbë, Kroatë dhe Sllovenë.

Si mbas këtij libri (faqe 65) numri i përghithshëm i popullsis tregohet si vijon :
Në rregjistrimin e vjetit 1921 : 12.059.000
1931: 13.982.000
1948: 15.901.000
1953 : 17.048.000
1958: 18.180.000

N’anë tjetër Prof. Rude Petroviç në librin « ZEMLJOPIS FNR JUGOSLAVIJE » q’e ka botue me 1960 në Zagreb, simbas regjistrimit të popullsisë në vjetin 1953, me nji diferencë të shifrave të Blaskoviçit, nxjerrë këta numra:
në vjetin 1953: 16.936.000 frymë
në vjetin 1960: 18.687.000 »
tue i dallue kombësinat në kët mënyrë:
Serbë, 7 068 000
Kroatë, 3 975 000
Sllovenë, 1 487 000
Maqedonë, 893 000
Malezez, 466 000
Shqiptarë, 754 000
Ungarezë, 502 000
Turq, 259 000  dhe kombësina të tjera minoritare.

Rogic-Zuljic, GEOGRAFIJE JUGOSLAVIJE, SKOLSKA KNIJGA, Zagreb 1961, faqe 52 kështu i shquen proporcjonet e kombësive të ndryeshme që përbajn Jugosllavinë:
Serb, 42%
Kroat, 23%
Slloven, 9%
Maqedon, 5%
Malezez, 3%
42 %
23 %
9 %
5 %
3 %

Kombësinat e ndryeshme pa i dallue veç a veç – Shqiptar 4 % -, dmth. 754.000 frymë.

Vepra akademike Austrijake (Standart) e cila merret me çashjet e nacjonaliteteve të ndryshme në Jugosllavi, WERNER MARKET : OSTEUROPA Handbuch,  Band Jugoslawien, Bohlau-Verlag, Köln-Graz 1954, faqe 16 : thekson kështu : regjistrimet jugosllave nuk janë të sakta, sidomos prej vjetve 1921, 1931, 1948, sepse nuk janë dallue si mbas kombësive.

Pra si mbas këtij botimi numri i Shqiptarve rezulton:

Kosovë, 498 243
Vojvodinë, 192
Serbi të vjetër, 33 389
Kroaci, 635
Slloveni, 216
Bosnë, 755
Mal të zi, 19 425
Maqedoni, 197 389

Libri gjerman i statistikave internacjonale : « DER FISCHER WELT ALMANACH, 63 » Frankfurt am Main jep kta shifra : Jugosllavija në vjetin 1961 ka pasë 18.512.805 banorë, ndër të cilët, 4,4 % Shqiptarë qi korespondon me shifrin e të tjervet : 750.000 e ma tepër frymë. Edhe gazeta e Tiranës « ZERI I POPULLIT » si mbas nji statistike qi ka botue me daten 4 Mars 1964 thekson se në bazë të regjistrimit të fundit q’asht ba me 31-III-1961, numri i banorve shqiptarë në Kosovë ka resultue 646.631, me përjashtim t’atyne qi perfshihen mbrenda republikave maqedone dhe malezeze.

Si konkluzjon : mbi numrin e 754.000 banorve shqiptar qi nxjerrin statistikat e ndryshme, po të shtojmë edhe atë të turqve — qi si mbas Prof. Dr. Rude Petroviç qënka 259.000 frymë, atëherë, pra, numri total i Shqiptarve në Jugosllavië kapet në 1.130.000, me qenë se — sikur e kemi theksue edhe ma parë n’analizen e këtij problemi — nënshtetasit jugosllav që gjoja i përkasin kombësisë turqe janë cilësue e konsiderue të tillë me të vetmin qellim qi qeverija e Belgradit ka synue m’e ulë e zvoglue numrin e popullsis shqiptare, i cili në realitet dhe si mbas informatave të marruna nga burime zyrtare kapet në 1.250.000 shqirtë.

Informatat prej burimesh zyrtare dishmojnë se kur asht ba regjistrimi i popullsisë në vjetin 1953, për sa i përket elementit shqiptarë, ka resultue nji numer prej mase 1.250.000 frymë, fakt q’i ka tranditë e shqetsue shumë autoritetet politike të Jugosllavisë, të cilët me gjithë sistemin e kolonizimit, me reformat
agrare dhe masat shtrenguese të shpërnguljeve e përpjekjeve të ndryeshme për m’e paksue e zvoglue numrin e Shqiptarve, kurrsesi nuk po ia dalin qellimit
në krye.

IX

E ARDHËSHMJA E KOSOVËS

Sikurse individët ashtu adhe kolektivitetët e njerëzvet dhe kombet, sado në gjendje të mirë e të kënaqëshme qofshin nga pikpamja politike, ekonomike e shoqnore, prap se prap dishrojnë dhe kërkojnë qi kushtët e jetës së tyne ose të brezave t’ardhshëm të përmirsohen dhe t’arrijnë në nji shkallë ma të naltë të
mirëqenjes.

Popujt e përparuem që kanë mbërrijtë në kulmin e pasunisë materjale dhe të fatbardhësisë së tyne kombtare po përpiqen me hapë e me krijue horizonte të ri për njerzinë, jo vetem në planetin t’onë të vjetër, por madje edhe në hapsinat tjera stratosferike.

Edhe populli Shqiptar i Kosovës, mbas kaq vuejtjeve dhe mundimeve nën pushtimin e të huejvet gjatë shekujve, kërkon të drejten e thjeshtë me jetue i lirë në trojet e veta dhe me gëzue nji gjendje jeteset të kënaqëshme, të pakten ashtu siç e kanë kombet tjera fqij.

Për t’ia mbërrijtë këtij qellimi aj ka punue e luftue pa pra kundër pushtuesave të huej. Vetëm gjatë okupasjonit otoman historija turke shënon jo ma pak se 54 kryengritje të Shqiptarve të Kosovës. Ashtu edhe mbas pushtimit Serbo-Malezez, ç’prej luftës ballkanike e këndej përpjekjet e kryengritjet për këtë qellim nuk kanë pushue dhe çdo gurë e çdo pllambë toket e kësaj krahine asht njomë e kuqë me gjak shqiptari.

Mbi të gjitha sa u-theksue këtu sipër tash qëndron edhe merita e pjekunisë dhe pregatitja në fushen kulturale e në lamije tjera t’aktivitet shtetnuer q’i lypsen nji populli për t’a drejtue e qeverisë vetvehten.

Në nji kohë, pra, që sistemi i kolonizimit dhe i pushtimit të tokave të hueja asht tue u zhdukë e tue u likvidue fare dhe popujt e Azis e të Afrikës — sado të ngathët dhe të mbetun mbrapa — po fitojnë lirinë dhe pamvarësin e tyne kombtare shtetnore, asht fare e natyrëshme q’edhe populli shqiptarë, i mbetun nën pushtimin e të huejvet, t’a gëzoj lirinë dhe t’a fitoj të drejten m’u bashkue me pjesen e lirë t’atdheut.

Po shofim dhe po ndjekim me zell e admirim përpjekjet e shumanëshme të popujvet Europjan për t’arrijtë në nji marrëveshtje bashkpunimi të ngusht në fushën ekonomike, shoqnore, kulturale dhe politike tue u-pajtue e vllaznue midis tyne për të mirën dhe interesin e përbashkët. Dita me ditë këto lidhje e
përpjekje t’udhëheqsave të popujve t’Europës plakë po shtohen dhe po forcohen gjithnji e ma tepër :

1. Këshilli i Europës me 16 shtete antarë e me qëndër në Strasburg të Francës,
2. Lidhja e Europës Prendimore me pjestar prej 7 shtetësh,
3. Bashkimi për landet e qymyrit dhe të çelikut,
4. Bashkimi ekonomik i tregut të përbashkët m 6 shtete pjestarë me qëndër Bruxelles-in,
5. Euratom dhe bashkimi Europjan i ndrrimeve të lira (libre exchange),
6. Kuvendi i Pakicavet ethnike Europjane etj. etj.

Institute e organizata kulturore e politike janë në kulmin e veprimtarisë s’tyne për me realizue bashkimin politik dhe krijimin e shteteve të Bashkueme t’Europës. Pengimi ma i madh i këtij realizimi, siç dihet prej gjithë kuejt, qëndronte n’antagonizmin Franko-Gjerman që vazhdonte ç’prej qinda vjetësh me lufta të përgjakshme midis dy popujve të mëdhaj t’Europës, në saje t’urtisë dhe të mirëkuptimit të shtetarve të Bonit dhe të Parisit jo vetëm mj’anue, por asht edhe tue u zhdukun fare, për të hapë nji fazë të rë vllaznimi e bashkpunimi të sinqertë dhe për t’i lëshue vend Bashkimit të Shteteve t’Europës që po parashifet tashma se në nji t’ardhme të shpejtë do të bahet nji realitet për fatin e bardhë të popujve të kontinentit të vjetër.

Në peshim të këtyne perspektivavet plot shpresë e optimizëm për avenirin e Europës, si rrjedhje e natyrëshme, na pelqen me besue edhe në nji rregullim të shteteve të Ballkanit qi me vullnet të mirë mund të bahet nji fakt. E kështu mbrenda kuadrit të këtij rregullimi pa tjetër do të zgjidhet edhe problemi i ndërlikuem i pakicavet ethnike bashkë me atë të revendikimeve t’ona, tue u realizue e drejta e bashkimit të popullit Shqiptarë mbrenda kufijve të vet të natyrshëm.

X

SHOVENIZEM I PASHERUESHEM

Siç e kemi theksue edhe në faqet e maparëshme të këtij, përshkrimi Serbët përgjithësisht, qofshin me tendenca nacjonaliste, qofshin me ngjyrë komuniste, kanë lakmina të teprueme dhe pretendime të padrejta mbi Kosoven thjeshtë Shqiptare.

Megjithse ka kalue nji gjysëm shekulli të sundimit të tyne nuk duen me njoftë faktin historik qi populli Shqiptarë i Kosovës asht autokton dhe virtualisht zot i vendit ; kurse pushtimi serb ç’prej luftës ballkanike e këndej mbështetët vetëm mbi forcen e armve të sanksjonueme nga vendimet e padrejta ndërkombtare. Nji provë e kësaj tendence të gabueme reflektohet edhe sod në shtypin nacjonalist serb n’emigracjon, në boten e lirë.

Prandaj në vijim të këtij përshkrimi, shkrue ma tepër me lot e me gjakun e zemrës, po sjellim tekstin e nji përgjegjeje qi shkruesi i këtyne radhvet i ka pas ba fletorës « SRBIJA » me titullin « Shovenizma serbe dhe Shqiptarësija e Kosovës», përgjegje e cila ka qenë botue në fletoren shqipe « BESA » të Stambollit, në Dhetuer të vjetit 1959, me pseudonimin « Nji irredentist Kosovar ». « Para disa ditve m’ka ra rasa m’e pa numrin 6 (Qershuer 1959) të fletorës SRBIJA, organ i nacjonalistavet-Drazhista serb qi botohet në Chicago t’Amerikës, kushtu 570 vjetorit të luftës së Kosovës qi ka qënë zhvillue midis ushtrisë së perandorisë Otomane me nj’anë, dhe të nji bashkimi fuqish të popujvet ballkanik, të komanduem nga princi Lazer i Serbisë, më tjetren. Fletorja në fjalë me rasen e këtij evenimenti historik asht mbushë fund e maje me artikuj e vjerrsha të titullueme : «KOSOVA», Nana e Jugosllavëvet, » 570 vjetori i Ditës s’Shejtë », «Përshëndetje SRBISË » dhe « Cilsija e Kosovës » e tjerë artikuj dhe vjerrsha, me të cilat ekzaltohet trimnija e serbvet dhe pretendimet e tyne mbi Kosoven, të cilen ata e quejnë si tokë të tyne të pakontestueshme. Episkopi Dionisije n’artikullin e tij : « Nji përshëndetje Kosovës », ndër të tjera kështu i përskruen kufijt e « Srbisë qiellore » (siç !) : Prej Selaniku deri në Budapest, prej Trieshte në Vidim, dhe në nji vend tjetër thotë. se krahinat serbe njifen edhe me kta emna : «Serbija Nemaniqe, Rashka, Serbija e vogël, Serbija e Moravës, Kosova e Dalmacija etj., tue përfshi në jug edhe Peloponezin e Greqis !>>

Ku e mbështesin Serbët të drejten mbi Kosovën?

Për sa i përket emnave të herojvet fantazëm Jug Bogdani plak dhe Jugoviçet : Boshko, Vojin etj. që se si shprehet « ANTOLOGIA NARODNIH JUNAÇKIH PESAMA (faqe 616, shtylla e 2-të, rreshti 24), veper e autorit jugosllav Vojislav Djuriç, botue në Belgrad, vjetin 1954 : Jug Bogdani dhe Jugoviçët: Boshko, Vojin, etj. nuk njifen n’histori.

Tue lanë më nj’anë pretendimet absurde dhe dokrrat e shpifjet qesharake të ish Kryeministrit serb Dr. Vlladan Gjorgjeviçit dhe shkrimet tendencioze, në lidhje me problemin e Kosovës, të gjeografit serb Cvijiç etj. trillime të cilat tashma e kanë humbë aktualitetin dhe randësin e nji fushate politike propagandistike-shoveniste serbe, të bame në shekullin e kaluem dhe në fillim të këtij, me qellim për me pengue krijimin e nji shteti shqiptar Independent.

Bota e sotme nuk mund t’i bluej e t’i besoj ma, si dikur, kur ishte e fjetun ose indiferente ndaj fatit të kombit Shqiptarë. Të shofim njiherë se ku e mbështesin ata të drejten m’e zotnue Kosovën dhe m’e sundue gjysmen e popullit Shqiptarë që banon në këtë krahinë të madhe ?

Dihet mirëfillit se shovenistët serb, kunder faktit të gjallë t’autoktonicitetit të popullit Shqiptarë të Kosovës, aty kah gjymsa e shekullit të kaluem filluen me krijue disa preteze, mbështetë në legjenda pa bazë historike për të mundun me pasë të drejta mbi këtë zonë Shqiptare. Ata thonë se Shqiptarët e Kosovës janë
t’ardhun ose të sjellun përdhunisht n’atë vend me ndihmen e Turqvet, të cilët gjoja paskeshin përzanë s’andejmi popullsin serbe që banonte aty para tyne.

Shifet qartë se ky pretendim nuk formon provë të saktë e objektive për të mbështetë nji të drejtë historike, mbasi historjanët e pa-anshem, të vjetër dhe të rij, dishmojnë se Shqiptarët janë autokton në Gadishullin ballkanik, ardhja e të cilve përzihet me mjegullen e kohnave të lashta parahistorike, ndërsa dyndja e Sllavëvet prej Uralvet dihet fare mirë se ka ndodhë aty kah shekulli i gjashtë mbas Krishtit.

Asht provue e vertetue prej historjanvet se kjo zonë e Europës së Jugut, në kohna të vjetra, banohej në Veri e në Veriprendim nga llirët, në Lindje nga Thrakasit dhe në Jug prej Grekësh.

Kush janë Ilirët, të cilët i paten clhanë edhe Romës s’vjetër disa Perandorë të famshëm shum shekuj perpara se të zbritshin sllavët në Ballkan, na dishmon historija që merret me këtë perjudhë.

Kur erdhen Sllavët ndërmjet shekujve 6 e 7 mbas Krishtit në Gadishullin ballkanik sakt qi ky vend nuk ishte i zbrazët, por i banuem ç’prej mija vjetësh në pjesen qëndrore e Prendimore, prej llirvet, pasardhësit e të cilve janë Shqiptarët e sodit. Edhe gjeorafët e vjetër për sa i përket atdheut t’Ilirvet
deshmojnë se ka qënë : nji krahinë e madhe malesh kah Veri-Prendimi i Greqis, kah Lindja e Adriatikut dhe kah Jugu i Danubit. »

Dishmija e shkrimtarve të huej për kufijt’e Shqipnisë

Tani të ndëgjojmë pak edhe se ç’thonë shkrimtarët, historjanët, dhe dipllomatët e huej mbi kufijt e Shqipnisë : G. v. Hann thot se kufijt natural të Shqipnisë — kufijt gjeorafik e ethnografik shtrihen nga veri në jug prej Malit të zi e në gji ‘Artës, d.m.th. prej Tivari në Preveze për të gjatë bregut linduer t’Adriatikut, si edhe nga Preveza në Novi-Pazar.

Në nji vend të veprës së tij me shumë randësi : «Reise von Belgrad nach Saloniki », Wien 1868, autori në fjalë provon se asht rrjedhja e lumit Morava q’i danë kufijt e Shqiptarvet me ata të Sllavëvet, dhe se banorët autokton të këtyne viseve janë Shqiptarët, të cilët zbresin nga Ilirët, Epirotët, Maqedonasit dhe Dardanët e fise tjera të lashtë.

Epaminondas Mavromatis (Konsulli Grek në Shkodër rreth vjetve 1876-1881) në studimet e tij q’i ka botue në gazeten « AKROPOLIS D’ATHENES » me 1884 thëkson se Shqipnija ethnografike përfshinë këto pësë krahina :

1. Shqipnija e Jugut qi shtrihet deri në Pargë,
2. Shqipnija e Mesme midis Shkumit e Matit,
3. Shqipnija e Epërme midis lumit të Matit e Malit të Zi,
4. Shqipnija e veri-lindjes, dhe
5. Maqedonnija qendrore.

Gjithashtu edhe shkrimtari françez Renë Pinon, tue ba fjalë për kufijt’e Shqipnisë, kështu shkruente në REVUE DES DEUX MONDES : « Prej fushave të Vardarit e m’Adriatik dhe prej Thesalije e n’Mal të Zi zot toket asht Sqiptari, ndaç pse ky hyeni mbrend ma i pari, ndaç pse ndodhi ma i forti. « Për t’a forcue
edhe ma tepër thësen mbi kufijt e Shqipnis po sjellim këtu edhe nji pjesë të raportit që Lordi Fritz Maurice, mis i komisjonit të Rumelis në Foreign office dhe delegat i Bretanis së Madhe në komisjonin ndërkombtarë, raport që ka qenë botue edhe në librin e blerët Anglez të vjetit 1880. Qe, pra, se ç’thot aj : Me
folë të drejten, kombit Shqiptarë i perket me u-shtri edhe brenda kufijve të Serbisë e të Malit të Zi, e krahina e Kosovës, ç’merr prej Mitrovice e poshtë asht Shqiptare, dhe ka vetem aty-këtu ndonji ishull të vogël serb. « Statistikat bullgare e greke mbi të cilat qeverinat e Sofjes dhe t’Athenës mbështesin pretendimet e tyne mbi Manastir, Oher e Korçë janë ba me rrena, sidomos ato të Greqisë janë ba pa kurrfar mbështetje seriose. Do të shkonte gjatë po të vazhdojshim me të tilla citate t’autorve dhe t’historjanve të tjerë si : Anglezja Miss Edith Durham, Italjani Antonio Baldacci, Edmond Demolins (Françez),
Carlo Tagliavini (Italian), Princ Albert Gjika (Rumun), e Franjezët Emil Han, D’Estournelles de Constant, Justin Godart etj. e t j . kompetent ndër punët e Ballkanit. »

Të drejta historike e juridike

Po t’ishte qenë puna që okupimi periodik i nji vendi me anen e forcës, të formoje të drejta historike e juridike për zotnime toksore, atëherë do të kishte ndryshue krejtë gjendja e kufijvet dhe karta gjeografike e botës dhe, si rrjedhje e logjikëshme, edhe Serbët do t’ishin detyrue me u-a këthye vendin e tyne
Turqve, të cilët. kanë pas pushtue e sundue Serbin e të tanë Ballkanin dhe Ungarin deri në portat e Vjenës ; ashtu edhe Italjanët, si pasardhësit e Romakve të vjetër, de t’u ngritshin me kërkue zotnimet e tyne të dikurëshme n’Europë, n’Azi dhe n’Afrikë etj. e madje edhe ne Sqiptarve do të na takonte me kërkue Ballkanin me krejt bregdetin linduer t’Adriatikut deri në Alpe dhe disa vise t’Europës, ku historija dhe gërmimet e reja arkeologjike kanë nxjerrë në dritë tash vonë punimet e hekurit dhe shejat e qytetnimit ilirjan.

Të braktiset politika shoveniste e imperjalizmit! 

Shkurt, mbas kaq peripetive dhe përfundimeve t’idhta që kanë sjellë luftat dhe, sidomos të dy luftat botnore, për ne dhe për Serbët, si edhe mbas gjysëm shekulli nën okupasjonin serbo-malezez të Jugosllavisë Monarkiste e komuniste, gja q’i ka kushtue Kosovës mase 200.000 viktima e disa qinda mija të tjerë qi janë shtrengue me lanë vendin e t’parve për t’emigrue në Turki e vende të tjerë të botës, populli i Kosovës — si nji shkamb i pathyeshëm — ka muejtë me i ba ballë tallazeve të motit dhe invazjone të huej e, sidomos fuqis asimiluese sllave. Aj ka ruejtë me nji forcë shpirtnore të mrekullueshme fizjonominë kombtare dhe gjallnin fizike të nji miljon e ma tepër banorve, ndërsa gjuha shqipe, si në të kaluemen, tingllon e kërthnest dh’e fuqishme.

Prandaj asht kot qi tash, kur popujt ma të ngathët e të mbetun mbrapa t’Azis dhe t’Afrikës po shlirohen nga okupasjonet e huej dhe po fitojnë lirin e pamvarësin e tyne shtetnore me pretendue me mbajtë skllav nji popull të vjetër Europjan, siç asht populli shqiptar’i Kosovës.

Ka ardhë koha tashma qi Belgradi t’a braktise politiken shoveniste imperialistike dhe kesthtu popujt t’anë, Shqiptar’e Serb, si dy fqinj me vuejtje e interesa të përbashkta, t’i mbyllin grindjet shekullore për të hapë nji fazë të rë dhe për të krijue nji atmosferë pajtimi e vllaznimi, siç po bajnë popujt e mbëdhaj t’Europës.

Mbas luftës s’dytë botnore e deri më sod 58 kombe kanë dalë shtete më vedi dhe bajnë pjesë në Organizaten e Kombeve të Bashkueme, krah për krah me kombet e lira të botës.

XI

FRYMA ANTI-SHQIPTARE E PANSLLAVIZMIT NË DEKLARATAT E NJI ESPONENTI KOMUNIST JUGOSLLAV

Ndokush mundet me na ba ndonji vrejtje e me na qortue se qendrimi i ynë ka frymë të teprueme anti-sllave, sikurse asht njilloj edhe fryma anti-shqiptare e Jugosllavëvet dhe e Pansllavizmit përgjithësisht.

E drejta m’u mbrojtë nga kundreshtari qi kërkon me të mbytë dhe mo të zhdukë fare nga faqja e dheut a nuk asht nji gja njerzore ?

E tue i vue në dukje krimet dhe aktet e dhunimit, si edhe shkeljet e pajustifikueshme kundër liris dhe të drejtatavet njerzore të qeverisë jugosllave ndaj popullit Shqiptar të Kosovës, na kemi kërkue kurdoherë me ndriçue rininë intelektuale dhe klasen puntore serbe, me shpresë se sadopak ata do të reaksjonojnë kundër kësaj politike ekstremiste të pashpirtë të Belagradit, ashtu sikurse bani nji ish drejtues i ndërgjegjshëm i Partis komunisto jugosllave, Millovan Gjilas, dhe kështu me hapë nji fazë të re kuptimi reciprok dhe pajtimi midis dy popujvet fqij.

E për me vertetue e justifikue veprimtarinë e Lidhjes s’II-të të Prizrenit se lufta e Kosovës gjatë vjetve 1942-1945 nuk ka qenë nji aksjon i vullnetshëm agresiv, po sjellim si dishmi të thanunat dokumentuese të ish eksponentit komunist të sipërpërmendun, në takimet personale qi aj ka pasë me drejtuesat e Kremlinit. Simbas librit të tij sensasjonal nen titullin « Bashkfjalime me Stalinin », ky i fundit me gojen e vet ka urdhnue qi Shqipnija dhe populli Shpiptarë të likvidohej e të përbihej  (të gjelltitej) nga Jugosllavija.

Qe këtu poshtë disa pjesë të librit në fjalë, në lidhje me fatin e Shqipnisë:

Libri i Millovan Gjilasit «Bashkfjalime me Stalinin » dhe Shqipnija.

Me rasën e denimit të riëtë Millovan Gjilasit, sikurse shumë fletore të botës, edhe gazeta turke CUMHURIYET (Republika) dhe nen titullin : « Libri që ka shkaktue burgosjen e Gjilasit « Bashkfjalime me Stalinin », ka botue përkëthimin e vepres s’bujëshme t’eksponentit jugosllav të Partisë komuniste, shok i vjetër dhe krahu i djathët i Titos, i cili me nji mjeshtri të hollë dhe me ngjyra të gjalla ka përshkrue përmbajtjen e bisedimevet dhe kontakteve të tij me Stalinin dhe me eksponentat tjerë të Kremlinit tue zbulue njiherit edhe shum sekrete me randësi mbi planet imperialistikie-pansllaviste të drejtuesave të Rusisë sovjetike, sekrete të cilat kanë shkaktue nji ushtim sensacjonale n’opinjonin publik të botës, arsye për të cilën natyrisht asht edhe denue rishtas me 12 vjet burgim autori i pafat i këtyne zbulimevet.

Në fillim të vjetit 1942 me qellim të kërkoj ndihëm për ushtrin nacjonal-shlirimtare jugosllave nji misjon ushtarak dërgohet në Moskë dhe, pjestari i këtij misjoni Gjilasi porositët prej Tito-s qi të kërkoj nga Moska edhe njohjen e Komitetit kombtar për shlirimin e vendit, si qeveri legale e Jugosllavisë. I pritun shumë mirë nga diktatori i kuq, Gjilasi ka ditë me penetrue shum thëllë në mbrendinat e Kremlinit dhe, në shumë raste të bisedimeve të tij, me zbulue mshehtësinat e politikës qi kanë ndjekë dhe shestojnë me zbatue në botë planet e tyne imperialistike.

Në përshkrimin e tij shumë interesant mbi jeten e diktatorit komunist dhe të bashkpuntorve të tij, Gjilasi ban fjalë gjanë e gjatë edhe mbi veçorinat e jetës së tyne private dhe disa zakone të çuditëshme që kishin ata me kalue kohen shpesh herë tue bisedue e tue rrahë problemet me randësi politike e ushtarake në tryezat e bukës, tue ngranë e tue pi votka, vënë e pije gjithafarësh, deri në orët e mëngjezit.

Njiherë Stalini, mbas shum pyetjesh q’i bani mbi gjendjen e Jugosllavisë dhe mbi organizimin e fuqivet ushtarake, e sjellë fjalen ke Shqiptarët:

— Po ç’ngjanë dhe si venë punët atje në Shqipni ? e pyet Gjilasin, — dhe ç’far lloj njerëz janë Shqiptarët ?
Delegati i Tito-s shpjegon : — Ato që ngjajnë në Shqipni — thot aj — janë të njillojta me ato qi ndollin edhe në Jugosllavi. Shqiptarët — shton Gilasi — janë populli ma i vjetër i Ballkanit, ma të vjetër se Sllavët ; madje edhe ma të vjetër se Grekët e moçën,

Stalini prap pyet :
— Atëherë, pra, si bahet që institutët dhe vendët e tyne kanë marrë emna sllavisht ?, — A nuk kanë ndopak lidhje me Sllavët ? Un ia shpjegova, thot Gjilasi : — Ndër kohna shumë të vjetra, shton aj, — Sllavët qënë shtri ndër fusha, prej kah kanë marrë shumë emna sllavishte edhe vendet, por në kohë të turqvet, Shqiptarët i kanë përzanë prap s’andejmi (sllavët). Stalini luen pak synin dhe me nji buzqëshje dinake-ironike shton : « — unë shpresojsha se Shqiptarët, sadopak, janë Sllav ! »

Mandaj ndërmjet bisedimeve të tjera intime me Stalinin, autori në fjalë përshkruen holl’e imtas jeten private dhe karakteret e këtij dhe të bashkpuntorve të tij si : Molotof, Bulganin, Zhukof, Krushçev e të tjerë eksponent të Kremlinit, të cilët për nji kohë kaq të gjatë kanë luejtë jo vetëm me fatet e popujvet rus e sllav, por çka ma zi : kanë pasë ndikësë të madhe katastrofale edhe mbi të gjithë kontinentët dhe mbarë njerzimin !…

Në përfundim të këtyne bisedimevet dhe pjekjevet direkte me drejtuesat o Rusisë sovjetike, Gjilasi ka mbërri me zbulue se nën masken e ideologjisë marxiste-komuniste q’e kanë përdorë vetëm për me genjye boten, sidomos Stalini, në realitet ka zhvillue nji politikë nacjonaliste e imperialiste pernjiherit, dhe aspiratat e tij pansllaviste lëshin në hije ato të Pjetrit të Madh dhe të Carve tjerë të Rusisë, të cilët — pohon dhe thëkson Stalini vet — kishin nji horizont politik shumë të ngushtë për idenë pansllaviste !

— Po të bashkohen Sllavët —, i thoshte Gjilasit, askush në botë s’e lot ma gishtin (domethanë : s’lot për së gjallit) ! Në të treten pjekje qi ka pasë me Carin e kuq, Millovan Gjilasi, thot se kjo u-shkaktue ma tepër nga fakti qi marrëdhanjet Ruso-Jugosllave kishin fillue t’acarohen për çashtjen e Shqipnisë dho kjo ngau fill mbas vet-vrasjes së Nako Spiros i cili — si antar i komitetit qendruer të Partis komuniste të Shqipnisë — ishte i vetmi qi kundreshtonte bashkimin e Shqipnisë me Jugosllavi dhe bash nj’atëherë qi akordi midis dy palvet ishte arritë për këtë qellim, dhe kur Stalini kërkon nga Belgradi që të dërgohet në Moskë nji delegasjon jugosllav apostafat për këtë punë, rekomandohet drejtë për së drejti Gjilasi, si njeri ma i përshtatshëm për me fashitë e zbutë këtë mos-marrëveshje dhe me harmonizue e akordue politiken e dy shtetevet vllazen, punë për të cilën me 3 Kallnuer 1948 niset për kryeqytetin sovjetik.

E porsa mbërrinë atje, ende pa u shlodhun mirë nga udhtimi i gjatë me njiherë thërritët… dhe pritët n’audjencë atë mbramje prej Stalinit, pranë të cilit ndodhëshin edhe Molotofi dhe Idanofi. Mbas përshëndetjës s’zakonëshme Stalini me’j herë e hapë biseden : — Po ç’ngjanë atje në Shqipni, or Gjilas, ku antarët e komitetit qëndruer po vrasin vedin ? — A nuk asht kjo nji punë e keqe dh’e merzitëshme ? Fillove menjiherë — thot Gjilasi — me ia shqjegue çashtjen : — Nako Spiro, i thash, ishte i vetmi antar ‘i komitetit qëndruer të Shqipnisë qi kundershtonte këtë bashkim me Jugosllavinë. E Stalini, ende pa mbarue unë shpjegimin, m’a preu f jalen me këtë vrëjtje qi mue m’habiti fare : — Mue nuk m’intreson aspak Shqipnija, tha, jam i mendimit qi Jugosllavija t’a gjelltisi
fare Shqipnin !…. E për t’a sqarue e tregue se si asht gjelltitja, çon dy gishtat e dorës s’djathët te goja për të ba shëj, gja q’e vret dh’e çuditë shumë bashkfjaluesin e tij jugosllav !

— Aq fort ishëm habitë, thot Gjillasi, që zue të më merrej goja, por tue mendue se Stalini e kishte zakon të tallet me të tilla mënyra të të folonit të tij, i thëksova kështu :
— Asht puna m’e bashkue nji vend… dhe jo m’e përbie Shqipninë !
Mbas kësaj fjale u-hodh Molotofi :
— E mirë, pra, — tha aj — puna prap nga ajo portë del ! » M’anë tjetër edhe Stalini, bisha e egër e Kremlinit, pa u shqetsue dhe pa u trishtue aspak qi me atë fjalë po denonte jeten e tre miljon Shqiptarvet dhe p’a dashtë denimin dhe mallkimin qi do të napë gjyqi i historis së njerzimit, tue ba prap të njajtin shëj me dorë përfundoj :
«— Ashtu, pra, si thash edhe ma parë : jemi d’akord qi Shqipnin t’a përbini… dhe nji or’e m’a parë ! »

Me këtë fjalë të Stalinit bashkfjalimi merr fund dhe Gjillasi, si nji psikolog i hollë, në përshkrimin e këtyne bisedimevet intime, zbulon msheftësinat ma të thëlla të shpirtit të diktatorit të kuq, i cili me gjithse ka pasë kaq suksese n’artin e politikës, sa asnji shtetar tjetër i kohës së tij, ka qenë njikohsisht edhe despoti ma i tmerrshëm i shekullit dhe krimineli ma i madh qi ka njoftë e regjistrue Historija e njerzimit!

Nxjerrë e përkëthye shqip prej nji seri artikujsh të botuem në gazeten turqe « CUMHURIYET » (-Republika) të Stambollit.

XII

HYMNI I KOSOVËS

M’kambë Djelmni, për Ty sod dita
Ia ka mbërri, vrapo perpara !
Si mos kurr ague ka drita :
Për liri, për fate t’mbara.
Djelm’e burra te vrapojmë,
Kush asht gjallë, i ri, a plak
A Kosoven t’a shlirojmë,
A t’a lajmë token me gjak !
Shqaun s’e lamë ma t’na sundojë,
E tri-ngjyrshin nVende t’ona,
Nuk e duem, jo, qi t’valojë ;
Shqip kah flitet asht e jona.
Djelm’e burra
Nuk durojmë ma kurr për s’gjallit,
Skllav e t’damun vlla-me-vlla !
Kosovarë, sokola t’malit,
S’na ka hije t’rrijmë nën shqa !
Djelm’e burra
Edhe shqipja me dy krëna,
Tuj flutrue me ndihëm t’Zotit
Do t’mbretnojë prap mbi kta dhëna,
Si dikurë mbretnue pat motit.
Djelm’e burra

DISA SQARIME TE NEVOJSHME

1. Në parathanje asht thanë : « forca madhore e disa rrethanave ndërkombtare të luftës s’dytë botnore » qi ka për qellim me dhanë të nenkuptohet se : prezensa e ushtrivet ruse në Ballkan dhe aviacjoni aleat i cili, për t’i ardhë në ndihmë forcavet partizane të Jugosllavisë, pat fillue me bombardue qytetët e Kosovës, fjala vjen Pejen, ku me 14 Gusht 1944 në gjysëm ore e sipër humben jeten 1970 qytetarë të pafajshëm dhe në Mitrovicë që psoj të njajten katastrof, e bajshin jo vetëm të padobishme, por edhe të pamundëshme rrezistencën e Shqiptarve të Kosovës.

2. Nji radhuer (notës i vogël) mjaft i pasun me shenime qi do të përbajshin landen kryesore të këtij përshkrimi si me thanë : përmbledhja në formë syntetike e raporteve të Komandës s’Operacjoneve ndër ballnat e luftës me datat e sakta të zhvillimeve luftarake në mënyrë kronologjike, si edhe emnat e deshmorve me shpjegime e hollësina të tjera, në rast nji plaçkitjeje qi na qe ba në nji hotel të Milanos në Majë të vjetit 1945 Ali Dragës, Rrok Malokut, mue dhe Xhelal
Mitrovicës, m’ka qenë marrë prej komunistavet italjanë me gjithë gjanat tjera të vlefshme qi kishim për sipër.

3. Jam përpjekë mjaft m’e përtri e nderue kujtimin e dëshmorve të Kosovës tue pajisë faqet e këtij libri edhe me fotografit e Komitetit të Kosovës, të Bedri Pejës, Musa Shehut, Aqif Blutës, e të tjerë, të cilët kanë qenë drejtues aktiv të Lidhjes s’II° të Prizrenit dhe sidomos të Kolonel Fuat Dibres, komandant ‘i operacjoneve të luftës, të Shaban Palluzhës e Mulla Idriz Gjilanit q’e vazhduen luften e rezistencës deri në vdekjen e tyne heroike, por mjerisht nuk kam muejtë me i gjetë.

FUND

4. Bibliografija :

a) pjesen e statistikavet jugosllave dhe citatat dokumentare që përmbajnë dishmin dhe vertetimet e të huejve mbi Shqipni dhe mbi Shqiptarët i kam marrë prej librit « KOSOVA » shkrue shqip e frengjisht prej atdhetarit të madh Hamit Kokalarit.

b) Gjithashtu kam perfitue edhe nga broshura qi përmbanë nji konferencë t’Imzot Bumçit, mbajtun vjetin 1919 n’Universitetin katholik të Parisit, me titullin : Shqiptarët dhe të drejtat e tyne.

c) Në kaptinen : gjendja demografike me titullin «Edhe disa statistika jugosllave dhe të hueja » nji shkëncëtarë shqiptar m’ka dhanë bujarisht disa njoftime të vlefëshme nga studimet e tij rreth kësaj lande, për çka i jam tepër mirënjohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *