KULTURA POLITIKA KOMBËTARE

KUSH PO SHKON E KUSH PO VJEN ?

SHKRUAR NGA SEFEDIN KRASNIQI: ANËTAR I SEKRETARIATIT KOORDINATOR TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM

1.
Më lini t’qaj, o t’qaj me lot
Se ç’mu shfaqen do dreqër sot
T’manifestit ; fëmijë e etër
Prapë na erdhi kllapë e vjetër!

2.
M’lini t’qesh, o të qesh me lot
Se ç’mu shfaqen do idiotë
Sillu, pështillu rreth mullarit
Të përdredhur, si thupra t’gardhit!

3.
M’lini t’qesh, e t’qaj bashkë
Prapë na erdhi – kastë e lashtë
N’treg, po shitet si mall i çmuar
Por, është mall i kontrabanduar!

4.
Herë një kastë, e herë një tjetër
Fund e krye mall i vjeter
Anarkistë me yll në ballë
Kuqaloshë, babë e djalë!

5.
Për betim kanë manifestin
Retorikë – e kanë qelsin
Megjithatë, kanë një të mirë
Klanin “Pronto”e kanë fut n’birë

6.
Bira e minit treqind grosh
Futja-nxirrja qosh me qosh
Se ç’i prishen krejt balancat
Krejt mekurthe,
me nderskomca

7.
Me një fjalë, mos t’flas tjeter
Kastë e re, është qull e vjetër
Historinë, s’e kuptuam dot
Fund e kry, ia fusim kot…!

8.
Vazhdimisht me “Fillim t’ri”
Rrentë e vjetra me i përtri,
Komandantë* e anarkistë
Kastë e njejtë – enveristë !

(* Është fjala për komandantët e Rognerit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *